Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Qysh përsëritet historia

| E merkure, 23.03.2022, 07:45 PM |


Qysh përsëritet historia

Nga Blerim Latifi

Viti 1975. Amerikanët tërhiqen nga Vietnami. Të trimnuar nga humbja e tyre, rusët mendojnë se është koha për të treguar superioritetin e tyre në pushtimin e një vendi.Nuk vonojnë dhe e sulmojnë Afganistanin. Pushtimi shkon keq e më keq. Në fund detyrohen të tërhiqen me disfatë të turpshme.

2019. Amerikanët tërhiqen nga Afganistani, duke pranuar se politika e tyre e shtetndërtimit modern kishte dështuar.

Sërish rusët trimnohen dhe mendojnë se është momenti të tregojnë superioritetin e tyre në demonstrimin e forcës. Në shkurt fillojnë sulmin mbi Ukrainën. Pushtimi është duke u shkuar keq e më keq. Bile më keq se në Afganistan.

Disfata në Afganistan u pasua nga kriza në bllokun komunist, e cila rezultoi me rënien e vetë Bashkimit Sovjetik. Mbase një disfatë e turpshme në Ukrainë mund të nxisë edhe krizën e regjimit diktatorial të Putinit.

Sepse diktaturat funksionojnë vetëm përmes fuqisë së dhunës. Nëse ajo nuk u kryen punë, mbijetesa e tyre është tejet e vështirë. Për të mos thënë e pamundur.

Rusët, që nga viti 1945, gjithmonë kanë rënë viktimë e dëshirës së tyre për t'ua kaluar amerikanëve në garën e fuqisë botërore. Agresiviteti i tyre buron nga kompleksi i disfatave të vazhdueshme në këtë garë.