E premte, 29.03.2024, 03:19 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Josif Papamihali

E marte, 22.03.2022, 07:00 PM


Nga Fritz RADOVANI:

Pjesa Nr. 13. Zamak i Flamurit…

AT JOSIF PAPAMIHALI

“ISHTE  VETEM  36 VJEÇ,

KUR  E  MBULUEN  ME  DHÉ  E  BALTË  PËRSËGJALLI !”

Shqipnia ka një sipërfaqe prej 28.000 km. katrorë; një shtet i vogel mu në qendër të Europës, ku mbas Luftës së Dytë Botnore, kur edhe gjyqi i njohun i Nurembergut pothuej i kishte mbyllë proceset kryesore, në Shqipninë e një miljon banorëve të varfën e të rraskapitun, kanë fillue me u krye krimet ma të shëmtueme ndaj Shqiptarëve nga vetë të vetquejtunit “Shqiptarë”. Pushtimi i Shqipnisë nga sllavo – komunistët në vitin 1944 solli në pushtet një grup anadollak fanatikësh, që kanë me kalue edhe sa kohë dhe vështirë se krimet e tyne antinjerzore kanë me mujtë me u harrue.

Disa herë kam shkrue se mbas asaj kohë që këta terroristë, kanë krye ndaj Don Lazer Shantojës në hetuesi, tue i sharrue kambët e gangrenizueme me sharrë druevari, vjen mbytja barbare nga katilët e pangopun me gjak e Klerikut Elbasanas At Josif Papamihali, ose i njohun nga besimtarët e qyteteve ku ka sherbye me emnin Papa Sifi.

Ka lé me 23 Shtator 1912, në vitin e Pavarsisë nga osmanët, n? Elbasan, një qytet i vjetër i përmendun për brezni të tana intelektualësh Atdhetarë.

Tue u interesue per lidhjet e klerit kristjan atje, mujta me gjetë edhe disa të dhana për At Papamihalin, mbasi kishe ndeshë edhe ma perpara në emnin e Këtij Martiri të Madh të Popullit Shqiptar, atëherë kur pata fatin me njohë afer edhe jetën e Imz. Jul Bonattit, me të cilin, At Josifin e ka lidhë puna e madhe e Tyne, që mbet?t një “Kujtesë e përjetëshme për Klerin e ardhshëm Shqiptar: Unifikimi i Besimeve tona Katolike e Ortodokse me frymen e Ungjillit të Shejtë”. At Papamihali u shugurue meshtar me 1 dhjetor 1935, mbasi përfundoi studimet në Kolegjin Papnor Grek në Romë. Erdhi në Atdhé dhe filloi detyrën e vet në qytetin e Elbasanit, ku me një vullnet të veçantë të Klerikut Katolik të rritit bizantin, punon për afrimin e dashninë ndërmjet familjeve tradicionale Elbasanase, aqsa edhe sot, atje kujtohet me dhimbje të madhe Emni i Tij. Fillon me përkushtim restaurimin e Kishave monumentale Ortodokse në Shqipni, tue krye edhe detyrat e Klerikut të pervujtë, që kultura e Tij universale e ban edhe ma të dashtun dhe ma të afruem me popullin e vet. Ai ka shërbye edhe në Korçë dhe në Berat. Kudo ku ka vue kamben Populli i atyne krahinave e kujton me dashuni e respekt.

Një Figurë kaq e kompletueme me virtytet e një Shqiptari që kerkon “Dashninë e Atdhetarëve të Bashkuem nën hirin e Zotit”, nuk kishte si të shpëtonte nga thonjtë jo, vetem, të pergjakun të sigurimit komunist, por edhe fanatikë e anadollakë që e arrestojnë me 31 Tetor 1946, me akuza fallso dhe shpifje, që mbesin deri në fund të pa provueme nga qindresa heroike e Këtij vigani të brumoson me edukaten qytetare Elbasanase.

Të gjitha perpjekjet e sigurimit bahen me mujtë me e lidhë veprimtarinë e Tij me klerikët Imzot Vinçenc Prennushi, Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Meshkalla, Papa Isak, At Palë Dodaj e profesorët e njohun shkodranë Prekë Kaçinari dhe Nikollë Dakaj, me të cilët, pranon vetem “njohje” dhe asgja tjeter, që mund ti perfshinte të gjithë bashkë në nenet e kodit penal “antikatolik” të shtetit terrorist komunist shqiptar. Që “kodi penal” ishte i tillë, e verteton arrestimi i vllajt të vogel të At Papamihalit, me emnin Kostaq, i datlindjes 1919, i pushkatuem në vitin 1952, vetem se “ky është vëlla i armikut të popullit, klerikut të poshtër At Josif Papamihalit” Ndoshta per disa e pabesueshme.(Dosja 4802, Arkiv MPMbrendshme, Tiran?, 1998).

At Josif Papamihali “per mungesë provash” u dënue nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me 5 gusht 1947, “5 vjet heqje lirije dhe punë të “detyruar””.

Edhe pse torturat ishin ma të mnershmet, Ai mujti me i perballue tue mbetë një nga Martirët ma të paster e t? panjollosun në të gjitha shkresat e dosjet e sigurimit barbar komunist.

Urrejtja e atyne organeve terroriste nuk do të mbyllej vetem deri këtu, po do të vazhdonte ashtu si me shumë tjerë ma parë!

Dërgohet në kampin e “punës së detyruar” të Maliqit të Korçës, ose siç, e kanë quejtë Ata, që mujtën me mbijetue në at? vend zhdukje, “kampi i shfarosjes komuniste” i tipit gulagëve të Stalinit, pa i lan? asgja mangut atyne as per nga mundimi e vuejtjet as, per nga mbyllja e mnershme e jetës.

Atje kanë përballue tmerret e komunizmit gjakatarë vetem Ata, që mujtën mos me u ligshtue shpirtnisht e fizikisht, mbasi “dishprimi dhe vetvrasja” ishin të përditëshme dhe të pashmangëshme.

Mundi, lodhja, urija, etja, pislleku i parazitëve dhe lidhja për shtyllë e rrahja ma barbare deri në vdekje të njeriut, nga kriminelat ishin të papërshkrueshme nga ata që nuk i kanë pa e provue.

Njerëzit e pranguem liheshin me dit’ e net të çveshun në piken e acarit të dimnit jashtë në akull, borë e shi pa asnjë mbuloje, të lidhun per trup, kambë e dorë, tek shtyllat e torturave; ka pasë njerëz që nuk u dhanë as ujë me pi derisa kanë mbetë fare pa ndjenja, ndërsa për supen e qelbun me ujë kënete as nuk bahet fjalë, me ditë të tana e besa edhe muej.

Të gjitha këto unë i di nga i mbijetuemi i atij kampi Paulin P. Prennushi, për të cilin, ma vonë ka shkrue At Zef Pllumbi, mbasi kur e kanë sjellë gati të vdekun në Shkoder dhe kanë shkue në burgun e madh me e takue dy motrat dhe e shoqja e Tij, ato kanë pritë tek hekurat disa minuta kur po e sjellin Paulinin në takim. Ai kishte humbë zanin dhe këto nuk ju pergjegjëshin thirrjeve të mekta të Tij, mbasi në ftyrë as nuk e njihnin edhe pse e kishin para syve të kapun per hekurat e vendit të takimit, në atë burg mizorë. Kështu i ngjau dhe At Josif Papamihalit, që, edhe Ai një ditë vjeshte, nga mundi e lodhja u rrëzue në balten e asaj kënetë të Maliqit, prej ku nuk mujt me u çue ma! Nuk u dënua me vdekje të menjëhershme siç asht pushkatimi, por me vdekje “të ngadaltë” që do të zgjaste jo pak minuta, por pesë vjet!

Ai u akuzue se: “Mbas Çlirimit të Shqipërisë ka vazhduar politikën reaksionare të Vatikanit. Ka bërë takime me elemente reaksionarë me të cilët ka biseduar çështje kundër Pushtetit Popullor si dhe ka bërë mbledhje me krerët katolikë me qëllim për të sabotuar zgjedhjet e dy dhjetorit dhe vendosjen e partisë Demokristiane në Shqipëri. Ka bërë propagandë kundra reformave. Ka punuar kundra interesave të popullit e të Atdheut, duke u subvencionuar me të holla prej agjentëve të UNRRA-s, që të formonte organizata klandestine, si organizata “Demokristiane”.”

Në të vërtetë ajo “zgjati” vetëm rreth një viti. Çdo ditë të vitit “vdiste” nga pak në luftë me ujin, llom e baltë, udhëtimin e mundimshëm, mungesën e ushqimit, të veshjes dhe të gjumit, në atë që u njoh me emrin “Këneta e Vdekjes” siç e emërtoi bashkëvuajtësi i tij në Kënetë, shkrimtari Elbasanas Makensen Bungo, që e ka edhe personazh real në librin e tij me titull “Këneta e Vdekjes”. Frymën e fundit nuk ia morën predhat e pushkëve vrastare, por “predhat vrastare” të duarve të kriminelëve që e mbytën të gjallë në baltën dhe llomin e Kënetës. Po komunizmi “nuk u ngop” me këtë “pushkatim të ngadaltë”. Ata e akuzonin edhe per propaganda në votime se:

Kur klerikët pyeten Imzot Vinçenc Prennushin, nëse ishte mirë të merrnin pjesë në zgjedhje apo jo. Ai u përgjegjë: “Kjo nuk asht aspak e mirë, sepse nuk pajtohet me parimin fetar, mbasi deputetët janë me parime afetare”

Me daten 26 Tetor 1948, në moshen 36 vjeçare, At Papamihali kishte ra perdhé. Policët urdhnuen me e mbulue me dhé e baltë ndërsa, At Josifi, kuptohet, ishte endè gjallë. Një vdekje vertetë e mnershme antinjerzore!

E ndoshta, ashtu i gjallë, i ramë permbys në atë baltë mizore vllavrasëse:

Ishte Shpirti i Tij i martirizuem q? dëshmoi, se: “Ai mbet i Pavdekshem!”

At Josifi sot asht një Zamak i Perjetshem i Flamurit të Gjergj Kastriotit!

Melbourne, 22 Mars 2022.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora