Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Figura e Gjergj Kastriotit nuk është mit

| E hene, 21.03.2022, 06:48 PM |


Ndue Ukaj:

Figura e Gjergj Kastriotit nuk është mit, nuk është produkt i tallave ideologjike komuniste - siç përqurren herë pas here ca shqiptarë mendjeshkretë - por është figurë reale, e jashtëzakonshme dhe me shtirje në krejt historinë kulturore perëndimore.

Ai nuk u bë i madhërishëm për shkak të fuqisë sonë kombëtare për ta bërë të tillë, ngaqë dihet, ne nuk kishim kurrfarë fuqie, por ai u bë i madhërishëm sepse ishte figurë qëndore në luftërat kundër shtirjes osmane në Europë. Ai ishte strateg i madh dhe kishte ide mëdha, gjë të cilën e pohon historiografia perëndimore që nderoi; ndaj për arbnorët, më të drejtë u bë paradigmë themelore kombëtare.

Meqë ne kemi kujtesë të shkurtë dhe të varfër, duhet ta kujtojmë se Gjergji ka jetuar në kujtesën europiane në mënyrë konstante, pra pa ndërprerje, madje edhe në kohën kur bota shqiptare ishte në terr të madh dhe dinte pak ose aspak për të.

Për Skënderbeun u shkrua në Europë, veprat e tij u bënë motive për opera, poezi e drama të shumta; pra vepra e tij u raujt në historinë kulturore të Europës.

Prandaj, të pretendosh se ai u bë mit nga komunizmi, domethënë të jesh mendjekeq dhe të veprosh mbi bazë të argumenteve antikastriotiane.

Vetëm shërbëtorët e dikurshëm dhe nostalgjikët e rinj të robërisë osmane mund ta konsiderojnë Skënderbeun mit.