Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (VIII)

| E diele, 14.12.2008, 08:53 PM |


Ndërtesa e shkollës « BAJRAM CURRI » në Prizren, Godina historike, në të cilën u mbajten dy Kuvendet e «LIDHJES S'II° TE PRIZRENIT» e para me 16-20 Shtatuer 1943 dhe tjetra me 17-20 Qershuer 1944.
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

GJENDJA DEMOGRAFIKE

Në saje të klimës së shëndoshë dhe të përshtatëshme banorët e Kosovës përpjithësisht paraqesin pamjen e nji konstruksjoni fizik mjaft të fortë e të lidhun, qi premton dhe përban nji garanci për vazhdimin e racës në dobi të brezeva t'ardhëshëm. Për kët arsye fuqija prodhuese demografike e kësaj krahina asht e admirueshme. Me gjith humbjet e mbëdhaja që ka psue kjo krahinë mbrenda nji gjysëm shekulli — sadoqi ankëta e institutit CARNEGIE, e bame me 913, tregon nji shifer prej 125.000 shpirtënsh — numri i sakt i Shqiptarve të masakruem prej Serbësh e Malezezësh që nga lufta ballkanike e mbrapa mund t'estimohet në 200.000 shpirtë. Vetëm në rasë t'invadimit komunist me 1944-1945 numri i viktimavet ka qenë jo ma pak se 40.000- 50.000 shpirtë, ndërsa aj i shpërnguljeve të dhunëshme ase të vullnetëshme për t'emigrue në Turqlë e vende tjera të botës, pa ekzagjerim mund të thuhet se kalon shifrin e madh prej 300.000 banorësh. Me gjith kët prap se prap numri i bonorvet Shqiptar në Kosovë, Metohi e Maqedoni nuk ka ra nën nji miljon, çka provcn e verteton nji vitaliteit e shtesë demografike të kësaj popullsije. Me gjith mungesat e mjeteve dhe të shërbimevet hygjenike në popullsin e Kosovës — pjesa katundare e së cilës përban shumicen dërmuese prej 90 % të sasis së përgjithëshme të banorvet — deri në kohen e fundit të luftës s'dytë botnore atje nuk njifeshin fare : tuberkolozi, malarja, sifilisi e tjera sëmundje ngjitse, kështu qi sikurse u thëksue edhe ma sipër, nga pikpamja e vazhdimit të racës popullsija e Kosovës asht nji faktor pozitiv dhe i shëndoshë për qënjen dhe jetën e kombit. Me gjith orvatjet e parrështa të qeverris s'Belgradit për m'e paksue numrin e kësaj popullsije me masa të ndryeshme e veprime të padrejta nuk i asht mbërrijtë këtij qellimi.

Disa shifra të nxjerrun nga statiskat jugosllave

Autoritetët e Serbis në fillim dhe ato të Jugosllavis mbasandej në politiken e tyne t'asimilimit e të shkombatrizimit, sido mos kundrejt Shqiptarvet, sa herë qi kan ba rregjistrimet e popullsis janë përpjekë gjithmonë m'e paksue numrin e Shqiptarvet, a me emigrime të dhunëshma, tue i detyrue m'u shpërngulë nga Kosova ase tue i konsiderue si Turq, veçanisht në qarkun e Shkupit dhe në disa vise tjera Maqedone. Dihet fare mirë dhe asht vertetue gjatë kohës qi zgjatët prej luftës ballkanike e deri nër ditët e sodit se n'ish vilajetin e Kosovës nuk ka pasë elemente prej origjinet turqe dhe ndonji ishull i vogël në grumbujt e mbëdhaj të popullsis që ka ekzistue aty-këtu në ndonji përqindshe mikroskopike, edhe kjo pakicë e elementit turq asht qirue e shperngulë fare gjatë emigrimeve qe kanë vazhdue rrotull 50 vjetvet, kështu qi edhe ata të cilët janë cilësue e figurojnë si turq në statistikat jugosllave, në realitet s'janë tjetër veçse Shqiptar autokton të popullsis s'Kosovës dhe aspak Turq, siç kanë dashtë Sllavët okupuesa t'a zvoglojnë numrin e elementit Shqiptar. Për sa i përket statistikavet jugosllave të shiqojmë se ç'thot Hamit Kokalari, auktor i librit « KOSOVA », Djepi i Shqiptarizmit, botue shqip e frengjisht në Tiranë me 1943 : «Një vështrim në librin mbi rregjistrimin e popullsis së Jugosllavis më 1921 na tregon me një herë se distriktët shqiptare ishin banue në sfumicë dërmuese prej Shqiptarësh. Për kët qellim mjafton të krahasohen midis tyre të dy shtyllat e muslimanvet (Shqiptarë) dhe të serbo-kroatve, emër me të cilin statistika përfshinë të gjithë Sllavët e Jugosllavis : Malezez, Boshnjakë, Kroatë, Serbë, Bullgarë, Maqedonas, Shqiptarë Muslimanë të sllavizuar ose gjysmë të sllavizuar dhe Shqiptarë ortodoksë të sllavizuer ose jo. Për sa u përkët Shqiptarve të sllavizuar, duhet shenuar se po të merret parasyshe edhe numri i tyre, numëri i përgjithshëm i Shqiptarvet që jetonin në Jugo- sllavi kalon për mbi një miljon fryme. Shkruan Prof. Antonio Baldacci në librin e tij ALBANIA (Romë, 1929) në faqen 178 : « Përfundoj se, sipas vërtetimeve të mija, ata qi flasin shqip (duke përfshirë edhe Serbët musliman arnautë që flasin në shtepi edhe serbisht edhe shqip) në Jugosllavi janë më tepër se një miljon frymë. Nga këta, theksoj se 700.000 janë thjeshtë Shqiptarë ». Gjithë po në kët vepër të Baldacci-t — thot Kokalari — figoron përshkrimi i disa qytetevet të Shqipëris ëtnike me karakteristikat e tyre të posaçme dhe me shifra mbi popullsin, të cilat shifra qëndrojnë ndën realitetin. Tash po të nxjerrim disa shifra nga statistika jugosllave e vitit 1921 do të shohim se si në shum krahina resulton sasija dërmuese e popullsis Shqiptare me gjithë mistifikimet e kurdisura nga kompilorët e statistikës :

Në shifrat që radhiten më sipër — shton auktori i librit KOSOVA —, numëri i sllavëvet përbehet prej elementësh të ndryëshëm si Serbë, Kroatë, Malezez, gjë që ia shton rëndësin numrit të Shqiptarëvet. Në disa krahina të tjera si në Shkup, Kumanovë, Tetovë etj në shtyllen e Sërbo-Kroatve përfshihet edhe elementi maqedonas, icili asht sllavë prej gjuhe, prej fës dhe prej traditave, 106 kurse etnikisht nuk ësht sllav por më shum prej race ilirotrako- maqedone e kryqëzuar me sllavë në disa krahina ndërsa ka mbetur më e kulluar në disa të tjera. Nga ana tjetër një pjes'e elementit maqedonas etnikisht ësht arumune, dhe ruan edhe sot gjuhen dhe traditat rumune. Nga pikpamja politike elementi maqedhonas ësht i përçarë, si mbas ndjenjave që ushqen në tri grupe të mbëdha : filosërbë, filobullgarë, filorumunë. Kjo gjëndje e elementit maqedhonas e forcon edhe më tëpër shumicen e grupit etnik shqiptar, icili nga çdo pikpamje paraqitët më kompakt :

« Për të kuptuar mirë shifrat e rreshtuara këtu sipër — vazhdon Hamit Kokalari — dhe për t'i interpretuar si duhet do të jenë më poshtë disa shpjegime në kaptinën ku do të shqyrtohet proporcjoni i popullsis shqiptare. Sa do që disa nga shifrat e rreshuara më sipër janë të favorëshme për elementin shqiptar, duhet patur parasysh se ato qëndrojnë gjithënjë larg realitetit, sepse janë perpiluar nga një autoritet që ka pasur kurëdoherë për qellim t'a zhdukë ose ta shpërngulë elementin shqiptar nga ato vise. Në leximin dhe interpretimin e statistikavet jugosllave duhet patur gjithënjë në sy se mistifikimi ka qënë sistemi i zakonshëm për të fshehur numërin e elementit shqiptar ; këto mistifikime shtetet ballkanikë i kanë përdorur në shkallë të gjerë njeri kundër tjetrit, por mjerisht i kanë përdorur sidomos kundër elementit t'onë. Statistika me e rë mbi popullsin muslimane te Jugosllavis jugore ësht ajo e komunitetit musliman (Ulema Mexhlisi) të Shkupit, botuar në Sarajevo në kalendarin e vitit 1941, dhe që tregon në një pasqyrë të përgjithëshme (faqe 24) sasin dhe përqindjen e popullsis muslimane të çdo distrikti për vitin 1939 :

Tue analizue çashtjen e proporcjonit të popullsis Shqiptare në Jugosllavië — H. Kokalari përfundon kështu : — « Kemi thënë më lart se në krahinat shqiptare të aneksuara nga Jugosllavija, sasija e Sllavëve t'infiltruar para vitit 1912 përfaqësonte 5 % të popullsis së përgjithëshme. Me gjithë se pas vitit 1912 infiltrimi sllav në Kosovë shkoi duke u-shtuar dhe me gjithë se më vonë qeverrija jugosllave përdori çdo mjet për kët qellim, elementi shqiptarë mundi të ruaj një proporcjon të fortë. Kështu mund të konstatohet, për shëmbëll, se mbas statistikës jugosllave të vitit 1921, në Vuçitern, Prishtinë, Graçanicë, Nerodmilje, Prizren, elementi Shqiptarë paraqitët në një shumicë dërmuese, ndërsa në Drenicë, Llap, Podgorë, Podrimë, Has, Kaçanik, elementi shqiptarë ka një shumicë aqë të madhe për kundrejt Sllavëve, sa që këta as që meritojnë të përmenden. Për kët qellim këndojsi mund të konsultojë shifrat që kemi paraqitur më sipër. Shifrat më të favorëshëm për elementin t'onë janë sidomos në Has (6.377 Sqiptarë kundër 2 Serbë), dhe në Kaçanik (10.487 Shqiptarë kundër 233 Sërbë).

T'i shqyrtojmë edhe disa statistika të reja jugosllave dhe të hueja

Burimi ma i mirë akademik dhe ma i riu — thot nji Shkencëtar shqiptar i mirënjoftun qimerret me probleme demografike — asht Dr. Vladimir Blaskovic, i cili në vepren e tij me titullin « Ekonomska Gjeografije jugoslavije », birozavod- Zagreb 1952, shkruen se mbrenda 4 deçenjeve (—4 perjudhave dhetë vjeçare) të fundit qi janë ba rregjistrime demografike në Jugoslavië, statistika nuk asht aspak e qartë, madie shum e komplikueme, sepse nuk i dallon kombësinat e ndryeshme qi përbajnë shtetin, si me thanë gjatë perjudhës 1929-1939 të gjithë nenështetasit e ish mbretnis janë quejtë : Serbë, Kroatë dhe Sllovenë. Si mbas këtij libri (faqe 65) numri i përghithshëm i popullsis tregohet si vijon :

N'anë tjetër Prof. Rude Petroviç në librin « ZEMLJOPIS FNR JUGOSLAVIJE » q'e ka botue me 1960 në Zagreb, si mbas rregjistrimit të popullsis në vjetin 1953, me nji diferenc të shifrave të Blaskoviçit, nxjerrë kta numra :

Rogic-Zuljic, GEOGRAFIJE JUGOSLAVIJE, SKOLSKA KNIJGA, Zagreb 1961, faqe 52 kështu i shquen proporcjonet e kombësive të ndryeshme që përbajn Jugosllavinë :

Vepra akademike Austrijake (Standart) ecila merret me cashjet e nacjonaliteteve të ndryeshme në Jugosllavië WERNER MARKETT : OSTEROPA Handbuch ? Band Jugoslawien, Bohlau-Verlag, Koln-Graz 1954, faqe 16 : thëkson kështu : rregjistrimet jugosllave nuk janë të sakta, sidomos prej vjetve 1921, 1931, 1948, sepse nuk janë dallue si mbas kombësive. Pra si mbas këtij botimi numri i Shqiptarve resulton :

Libri gjerman i statistikave internacjonale : « DER FICHER WELT ALMANACH, 63 » Frankfurt am Main jep kta shifra : Jugosllavija në vjetin 1961 ka pasë 18.512.805 banorë, ndër të cilët, 4,4 % Shqiptarë qi korespondon me shifrin e të tjervet : 750.000 e ma tepër frymë. Edhe gazeta e Tiranës « ZERI I POPULLIT » si mbas nji statistike qi ka botue me daten 4 Mars 1964 thekson se në bazë të rregjistrimit të fundit q'asht ba me 31-III-1961, numri i banorve shqiptarë në Kosovë ka resultue 646.631, me përjashtim t'atyne qi perfshihen mbrenda republikave maqedone dhe malezeze. Si konkluzjon : mbi numrin 754.000 banorve shqiptar qi nxjerrin statistikat e ndryeshme, po të shtojmë edhe atë të turqve — qi si mbas Prof. Dr. Rude Petroviç qënka 259.000 frymë, atëherë, pra, numri total i Shqiptarve në Jugosllavië kapet në 1.130.000, me qenë se — sikur e kemi thëksue edhe ma parë n'analizen e këtij problemi — nenështetasit jugosllav Që gjoja i përkasin kombësis turqe janë cilësue e konsiderue të tillë me të vetmin qellim qi qeverrija e Belgradit ka synue m'e ulë e zvoglue numrin e popullsis shqiptare, icili në realitet dhe si mbas informatave të marruna nga burime zyrtare kapet në 1.250.000 shqirtë. (1)

(1) Informatat prej burimesh zurtare dishmojnë se kurë asht ba rregjistrimi i popullsis në vjetin 1953, për sa i përket elementit shqiptarë, ka resultue nji numer prej mase 1.250.000 frymë, fakt q'i ka tranditë e shqetsue shum autoritet politik të jugosllavis, të cilët me gjithë sistemin e kolonizimit, me reformat agrare dhe masat shtrenguese të shpërnguljeve e përpjekjeve të ndryeshme për m'e paksue e zvoglue numrin e Shqiptarve, kurrsesi nuk po ia dalin qellimit në krye.