Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Një regjim kundër shqiptarëve

| E hene, 14.03.2022, 07:08 PM |


Një regjim kundër shqiptarëve

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1969 u arratisën nga Shqipëria gjithsej 21 persona, 11 në Greqi dhe 10 në Jugosllavi. Interesant është fakti se të 10 personat e arratisur në Jugosllavi u rikthyen nga autoritetit jugosllave në Shqipëri. Tipik është këtë vit rasti i familjes Capa (7 persona, ndër të cilët fëmijë të moshave 2, 3 dhe 5 vjeç) nga Rrethi Dibër, të cilët u arratisën më 12.1.1969. Numri i shqiptarëve të rikthyer nga pala jugosllave gjatë viteve të komunizmit, ka qenë shumë i madh. Të rikthyerit renditen ndër personat që kanë vuajtur më shumë vite burgime nga regjimi i E.H., i cili ishte në marrëveshje me regjimin jugosllav për dënimin e shqiptarëve.