E marte, 19.03.2024, 03:20 AM (GMT)

Faleminderit

Sylejman Morina: Prof. Serxho Dokoza gjithherë në shërbim të komunitetit arbnesh

E premte, 11.03.2022, 10:21 PM


PROF. SERXHO DOKOZA GJITHHERË  NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT ARBNESH

Nga Sylejman Morina

Arbneshi i Zarës (Arbanasi)  është  fidanishte  e  intelektualëve, këngëtarëve, sportistëve e tregtarëve, famullitarëve të njohur, jo vetëm në Zarë, por edhe jashtë saj. Mirëpo,  tërë ajo energji e madhe kreative,  për shkak  të rrethanave  nuk   ka  mundur të  shfrytëzohet  në shërbim të komunitetit  arbnesh. Ndonëse, edhe rrethanat shoqërore e historike në Arbanas asnjëherë nuk ishin të favorshme për ta. Vetëm pas pavarësimit të Kroacisë krijohen kushtet e favorshme për  komunitetin  arbnesh . Natyrisht,  se aktivitetet e intelektualëve  arbneshë  filluan me vrull, duke shënuan një ringjallje që ishte me vonesë pa fajin e tyre. Por tani mjerisht, proceset asimiluese  kanë  shkuar shumë larg, megjithatë vlen  thënia  popullore: “Ma  mirë vonë se  kurrë”.

Një personalitet,  i cili është i çmuar shumë  nga komuniteti  arbnesh, për  kontributin që jep për ta është Profesori  i Universitetit  të Zarës,  Serxho Dokoza, i cili nuk është  emër  i panjohur  në qarqet  shkencore, në saje të  publikimeve  të shumta shkencore  në vijimësi.Kontributin i tij për çështjen arbneshe e kuptojmë edhe përmes fjalës së tij:”Meqë ra fjala, unë ligjëroj Mesjetën e kroatëve, dhe të gjitha përpjekjet e mia profesionale në fakultet janë të orientuara    atë drejtim. Kjo me Arbneshët është vetëm dashuria dhe borxhi im ndaj atdheut”, u shpreh profi. Mirëpo, veprimtaria e tij  është më e gjerë; pos aktiviteteve  edukativo- arsimore, hulumtuese  e  shkencore, ai zhvillon  edhe  aktivitete  të shumta kulturore e vullnetare për të mirën e komunitetit.  Ajo që pa dyshim  duhet të përmendet  është  edhe  kontributi e tij  intelektual  edhe në forma të tjera, për  komunitetin e arbneshëve të  Zarës duke afirmuar të veçantën e tyre, duke kontribuar për të ardhmen e tyre. Në klimën e favorshme të krijuar për arbneshët,  ka ndikuar shembja e  ideologjisë komuniste,  e cila  kishte  krijuar  paragjykime  për arbneshët (si bashkëpunëtorë të fashizmit italian) e goditjen më të madhe të paragjykimeve ia kishte dhënë pjesëmarrja e arbneshëve    mbrojtjen e Republikës së Kroacisë, duke u treguar  lojalitetin  e besnikërinë  tyre ndaj këtij   shteti.

Hapi i parë  i  cili shënoi një lëvizje  kulturore, për të shpëtuar identitetin e arbneshëve nga  zhdukja, ajo që mund të shpëtohet, duke e krijuar shoqatën kulturore të arbneshëve, ku roli  i prof. dr. Serxhos  është i theksuar. Ajo shoqatë u formua më 1993, në objektin e Bashkësisë Lokale të  Arbneshit,derisa disa pjesë të Kroacisë  ishin të pushtuara nga serbët.Pra, kur Zara përjetonte ditët    të vështira në histori. Ajo ishte  e rrethuar nga forcat  serbe  në tri anët. Në këtë ngjarje historike për arbneshët, rol të rëndësishëm  kishte luajtur  Prof. Serxho Dokoza. Me  këtë  vetorganizim të arbneshëve  të Zarës, për të vepruar  haptazi e pa frikë, për të ruajtur identitetin e tyre:  traditat, gjuhën  e kulturën e tyre.Poashtu  i  çmueshëm kishte  qenë roli i prof.  Serxhos  për zgjidhjen e  problemit   të një objekti të  kësaj shoqërie  për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe për  themelimin e degës  së bibliotekës së qytetit të Zarës  në Arbanas , dhe e pjesës që i kushtohet  arbneshëve , e quajtur  “Zaviqajna  zbirka  zadarskih  arbanasa “,(Kolekcioni  i vendlindjes   së arbneshëve të Zarës ).Kjo bibliotekë  më vonë  është pagëzuar  me emrin e ilirologut më të njohur me origjinë arbneshe  “ Aleksander Stipçeviq”, natyrisht duke i falënderuar edhe  ish  kryebashkiakut  të Zarës-  Bozhidar  Kallmeta.Aktivitetet e shumta  kulturore të  cilat në vazhdimësi po zhvillohen gjithherë janë  mirëpritur  nga arbneshët. Po ashtu i rëndësishëm  ishte  roli i prof.  Dokozës,  në themelimin edhe  të një shoqate tjetër  kulturore arbneshe. Kjo u bë më 11 maj 2014.dhe mori emrin e  ish kryepeshkopit ”Vicko  Zmajeviq”, me emrin  e të cilit ishte i lidhur fati i arbneshëve të shpërngulur  në Zarë (1726).

Në manifestimet e ndryshme të organizuara  nga  arbneshët, Serxho, vazhdimisht  është paraqitur  me  kumtesa  shkencore, apo me fjalë rasti  në promovimin e veprave  të autorëve arbneshë,ku në shumicën e tyre ai ishte  redaktor .

Sukseset e intelektualëve arbneshë, janë  në saje të bashkëpunimit    mirë mes  tyre dhe ndihmave  reciproke që i kishin .Si shembull i mirë ishte  grupi entuziast i përberë nga: Prof.Dr. Serxho  Dokoza, mr. Ivica  Mateshiq- Jeremija, ing. Bernard Kotlar,prof.Dr. Maksimilijana Baranqiq, prof. Lucija Peroviq etj. Mjerisht vdekja e  Jeremisë e ka lënë një boshllëk të madh,një humbje e madhe për familjen dhe  komunitetin arbnesh.

Intelektualët entuziast, kanë zhvilluar aktivitete  kulturore e publikime  në të mirë të komunitetit arbnesh,me gjithë  mungesën e mjeteve financiare  janë  gjendur ashtu si kanë mundur,  edhe  me  mjete të tyre.

Me e vdekjen e  Prof. Aleksandër Stipçeviqit, ilirologjia pësoi shumë .Poashtu,  ishte një humbje e madhe  për arbneshët e Zarës, por ishte  fat për ta që e kanë  prof. Serxho  Dokozen. Në simpoziumin shkencor  ndërkombëtar  të mbajtur    Zagrebi,me rastin e 290 vjetorit të shpërnguljes së arbneshëve,  kumtesa  e  prof. Dokozes ishte  punuar  me përkushtim të madh,e cila kishte një qasje  interesante  dhe analizë    thellë shumëdimensionale të trajtimit të çështjes, ku rëndësi të madhe i kishte  kushtuar çështjes së identitetit  të arbneshëve .

Dokoza e ka botuar një vepër më 2021, i quajtur,“Priftëritë arbneshë”,e cila  nuk  është promovuar për shkak të pandemisë. Edhe kjo vepër, sikurse disa  vepra tjera  të botuara  kohëve të fundit  është  e  financuar  nga  dy vëllezër arbneshë:

Kërsto dhe Tomislav Peroviq. Ata janë  nipat e prof. Dr.  Bonafacije  Peroviqit,  teolog.filozof dhe sociolog,i cili konsiderohet themelues i sociologjisë  në Kroaci. Falë financimit të tyre, shumë vepra  të botuara kohëve të fundit e panë dritën e botimit

- Aktualisht jam duke përfunduar “Bunarët e Arbanasit”-, si dhe tashmë kam një punim të përgatitur për të gjithë ata arbëneshë  që u vranë nga partizanët, kur hynë në Zarë në vitin 1944-pohonte Dokoza. Më parë e kishte botuar  biografinë e  Prof. Aleksandër  Stipçeviqit. Kjo  temë ka ekzistuar  në ndjenjat  dhe thellësinë e shpirtrave të vuajtur të arbneshëve, për 78 vite, por vuajtja e trishtimi  ishin të  mbuluara  dhe të heshtura dhe kishte mbetur  si kujtim i tmerrshëm. Vetëm  tani, në demokraci, profi  mundi t’i  shfletojë  dokumentet e pluhurosura të komunizmit e ta ndriçoj rastin tragjik të shkaktuar nga partizanët komunist.Sikur të kishte gatishmëri  nga institucionet kulturore, të Shqipërisë e Kosovës, që të ndihmohej  kjo diasporë e vjetër, shoqatat e tyre kulturore, autorët e ndryshëm,hulumtues, aktivistët  kulturor,  sigurisht do të kishte vepra  edhe aktivitete më tepër, kjo do të ndihmonte  që së paku të ngadalësohej asimilimi i tyre.Prof. Serxho Dokoza jeton dhe vepron në qytetin e Zarës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Qarri: Qerim Arifi apo Migjeni harruar i Kosovës Lindore Gani Qarri: Përjetësia e Heroizmit Biblik të Familjes Jashari Mevlud Buci: Luftëtari dhe qëndrestari dibran Bajram Bardulla Jahja Drançolli: 91-vjetori i tragjedisë së quajtur Milan Šufflay Tahir Bezhani: Prof. Dr. Salih Ahmeti, hero i ditëve tona Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi, Dishepull i vertetë Gjekë Gjonaj: Rënia e dëshmorit Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj Ibrahim Kabili: Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist Albert Vataj: Kurt Kola, simboli i kalvarit, një jetë që sfidoi Gulagun komunist me zë, zemër dhe penë Eduard Frrokaj: Heroi i Kosovës Gasper Karaqi Albert Vataj: Sot në Ditëlindjen e Shkrimtarit Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit (2) Ibrahim Kabili: Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve... Xhafer Leci: Në përkujtim të 40 vjetorit të Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit Lekë Mrijaj: Përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit Klajd Kapinova: Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora