E marte, 06.12.2022, 02:03 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Milazim Zeqiraj: 11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe

E enjte, 10.03.2022, 07:50 PM


11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe

Në Përvjetorin e Pranëverës studentore të vitit 1981, kujtimi dhe respekti për të gjith studentet që muaren pjesë në kauzën tonë të përbashket

„Nese njeriu në moshën njëzetëvjeqare nuk ka ide revulocionare ai nuk ka zemerë por nese në  moshën katërdhjetëvjeqare ka prap ide revulocionare atëhere aji nuk ka mend“. - Theodor Fontane

Nga Milazim Zeqiraj

Ndihesha krenarë por nuk kam pas forcë të shkruaj për guximin rinor më 11 Mars kunder regjimit komunist.

Ata që tani më forcuan të shkruaj për atë që ndodhi më 11 Marsit 1981 janë  fëmijët dhe gruja që në atë kohë ishte studente dhe  pjesëmarrse në demonstratat në Prishtinë. Tani lufta e Ukraines për liri dhe pavarësi më motivuan më shumë të mëndoj më thell për guximin trimëror të rinis studentore të vitit 1981. Kjo situatë në Ukrain sipërfaqi dhunën diktatoriale sllavo-komuniste që rinia studentore e ndiu dhe reagoj fuqishem në Pranëveren e vitit 1981.

Koha para demonstrimit

Kosova para 11 Marsit jepte pamjën e një vend të qetë. Populli vepronim dhe punonim lirshem kurse politikaj mendonin se populli shqiptar në Kosovë ishin pajtuar më regjimin.

Populli shqiptar në Kosovë dhe viset tjera të veta në Jugosllavi ishim të pa knaqur se jetonim në vendin tyre si të huaj. Thellimi i veshtërsive ekonomike dhe politike kishte rrit migrimin e popullsis. Intelektualet dhe disa politikaj liberal mundoheshin të dërgonin apel tek rinia për mos migrim, por në momentin që dikush ishte më i zëshëm nga ata përfundonte në burg ose duhej të migronte.

Kosovaret ishte në dilemë të madhe sepse qëndronin para alterantivavës dëshpruse nga politikajt se ata ishin bërë pal më sllvo-komunist dhe nuk pritej asgje prej tyre. Disa politikaj liberal që donin diçka të benin diçka për vendin ishin të pakët dhe shpejt përfundonin keq. Alternativë tjeter ishte ilegalja që vepronte në shtëtet prendimore më njërz të devotëshm që bënin thirrje për konfertim më pushtetin për çlirimin e Kosovës dhe trojeve tjera etnike në Jugosllavi. Thirrja e tyre për çlirim bazohej në revulucion socialist boteror kurse Bashkimi Kombëtar në internacionalen marksiste-leniniste. Ata mundoheshin të krijonin brezin revulucionar në Kosovë përmes grupeve ilegale që shumica përfundonin në burgjet famkeqe Jugosllave. Shtypi dhe literatura e ilegalës në krahasim më ate që krijohej në Kosovë ishte e pakrahasushme. Mos përkrahjen e ilegalës nga populli ishte friga e krijuar nga propaganda komuniste se ata janë dorë e zgjatur e pushtetit si dhe përqarja ideologjike e tyre.

Pasi pushteti nuk kishin aleteranativë të qarte për zhvillimin e Kosovës, kritikonte, burgoste dhe vriste anëtaret e ilegalës në Kosovë  dhe jasht. Të dy këto alternativa ishin ieologjike komuniste antidemokratike dhe nuk ishin bindese për rinin dhe popullin. Kosovës i nevojitej një alternatië demokratike më përkrahje nga prendimi dhe SHBA.

Demonstrimi më 11 Mars 1981

Arsyja për demonstrimit ishte përkeqësimi I kushteve për një studim të mirëfillt si dhe mos interesimi i udhëheqjës së QS për të ndërmarr dicka në përmisimin e kushteve. Mosknaqësia e rinis studentore ishte e përaferta më mosknaqësin  e popullit të Kosovës. Qeverisej e keqe në QS ishte pasqyrë e qeverisjës së Kosovës.

Kushtet në QS

Në QS mungonte strehimi edhe pse numri i studentve rritej për çdo vit. Kushtet e banimit ishin përkeqësu. Mungonin sallat për mësim  dhe vendet tjera kreative. Ishte pa justifikushme ajo çfar ndodhte në menzë për marrjen e një shujtje ushqimore. Të gjitha këto sebashku ishin arsye e studentëve për demonstrim. Parulla kushte-kushte ishte apel për përmisim e mënjëhershme të situatës sepse verejtjet nga studentet ishim berë më kohë por përsoneli udhëheqës i QS ishte i pa interesuar të ndëgjojë zërin e rinis studentorë.

Koha para 11 Marsit

Tek studentet verehej një mosknaqësi nga mos ndieshmeria e udhëheqjës së e QS ndaj situatës së përgjithëshme. Një grupi i studentve mendoj një veprim për ta dëtyruar udhëheqjën e QS për zgjedhjën e problemeve. Mbyllja e dyrve të menzës ishte rruga e vetem për ta detyruar udhëheqjën e QS për përmisim të vështërsive. Iniciativa u duk e thjesht dhe pa pasoja. Përmisimi kushteve ishte temë e protëstës, domethanse për studentet dhe shoqërin Kosovare që në ndëgjim pa motive politik por më domethanjë ekonomike. Po të fillonte zgjidhja më kohë e veshtërsive në QS situata do të kishte epilog tjetër dhe nuk do të përshkallzohej në atë masë.

Edhe Kosova do të kishte rrugtim tjeter po te mbroheshin më këmbngulje studentet dhe parullat e lansuara. Ata e paten mundësin për ti mbrojt studentet dhe kërkesat e tyre sepse ato ishin të drejta sepse ajo që ishte dhan më 1974 duhej realizuar dhe plotësuar në rrugë legale.

Grupi inicus

Grupi i studentve guximtar që muar iniciativen për protëst ishin shokë pa ndonjë ngarkëse politike ose të manipuluar nga ndonjë nëntokë. Unë (autori i keti shkrimi, student i Fakultetit te Mjekësisë), Januz Januzaj dhe  Zymer Kuqaj, (student të Fakultetit Juridik) shok nga fëmijrija shpesh bënim biseda se çfar organizimi do ta sensibilizon strukturat udhëheqëse të QS për përmisimin e kushteve në menëzë dhe konvikte. Ne nuk kemi mendu e as besu se nga një protestë në menzë për përmisim të kushteve në QS do të zhvillohet një demonstartë në nivel vendi e më vonë ajo iniciativë do të shkatrrohej Jugosllavin. Gjat bisedave kishim ide të ndryshme por ideja për mbylljën e dyerve të menzës së studentëve në kohë darkë ishte më e qëlluar që u pajtuam. Organizimin e tille e pamë të arësyeshem sepse nuk ishte i karakterit politik. Skeptik ishim se si do të reagojnë studentët në kohë darke kur ne i mbyllim dyërt e menzës. Frigoheshim nga injorimi  ose konflikti fizik më ta.

Më mbylljën e dyerve të menzës mendonim se udhëheqja e QS do të sensibilizohet për një takim më ne, më qellim që ne ti prezentojmë  kërkesat tona. Nga Januzi u informuam se për këtë ide janë të pajtimit edhe Kadri Kryziu, Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu, të gjithë student të Fakultetin Juridik që banonin sebashku në Konvikten nr.3 në katin e tretë, kurse unë Milazim Zeqiraj dhe Zymer Kuqaj, kemi banuar ilegal në Konviktin nr.3.ne katin e parë tek koleget student të Fakultetit Teknik. Januz Januzi kishte kërkesa të shkruara.

Ne kishim detyrë që të informojmë student tjerë për datën  11 Mars. Unë  e informova  Enver Halitaj student i Fakultetet Teknik, kurse Zymer Kuqaj kolegun Xhevat Zekaj student i Fakultetit Juridik. Të ftuarit e pranun iden.

Vendimi ishte marre, koha ishte caktuar pra duhej vepruar

Në mbrëmjë  më 10 Mars jemi takuar dhe kosultuar unë, Januzin dhe Zymerin se si të veprojmë  më 11.mars në orët e mbrëmjës. Kemi biseduar  për problemet që eventualisht  mund  të na ndodhin. Si të veprojmë nëse studentet nuk na përkrahin por edhe si të reagojmë nese ata na sulmojnë. Nuk kemi bisedu se si të regojmë nëse policia intervenon sepse kemi menduam se nuk është rast për intervenim të policisë sepse është punë e studentve më strukturat e QS. Qellimi ishte të mos ketë dhunë sepse  organizimi do të dëmtohej..

Koha e demonstratës

E merkure 11 Mars 1981

Mesi i javës së dytë i muajt Mars, moment I përshtatëshem për veprim. Ishte ditë e zakonshme

për punëtoret ditë punë, për nxënësit dhe studentet ditë mësimi.

At mëngjez rrugës për në fakultet si gjithë here kam bler gazetës Rilindja që ishte mjaftë e lëxuar  për artikuj interesant dhe më peshë historíke.

Ligjeratat në fakultete ishin të rregullta. Për ne studentet e Fakultetet të Mjekësisë dhe studentet e fakulteteve tjera ishte kohë për përgaditjën e provimeve. Në muajn Prill në Fakulteti e Mjekësisë pritej ardhja e profësorve nga Shqipëria. Në fakultetin ton ardhja e tyre bëhej dy herë në vit në kohë një mujore për ligjerata dhe provime. Ne studentët e vitit të katertë të Fakultetit të Mjekësisë pritnim ardhjën e profësorve për lëndën e Farmakologjisë që oganizohej nga profësoret e Fakultetit të Mjekësisë të UT që ishin profësor edhe në fakultetin ton.

Koha para akcionit, kohë darke për student banor të QS

Preokupimet e studentve ishn provimevet. Në orët e pasditës të asaj merkurjë gjat ligjeratave nga një here mëndoja për organizimin e planifikuar në mbramjë, për takimin tonë në pritoren para dyerve të mënzësë. Si të veprojmë më student që refuzojnë iden ton si dhe çka do të biedojmë më struktura të QS. Deri diku Isha i qet se Januz Januzaj kishte fjalim të përgaditur.

  mbremjë rreth orës 17.30 u takum më Januz Januzaj dhe Zymer Kuqaj  para Konviktit nr.1. Januzi I shqetësuar më informoj se strukturat e QS janë të informuara për iden ton, sepse atë mbrëmjë ishin leshuar edhe tri vija të reja në mënzë për marrjën e ushqimit. Nga informacioni u shtangova, e pyeta a ka ide tjetër, përgjigje nuk kishte. Zymeri si gjithëhere i qetë. Eminja (shoqja ime)e ka ndëgjuar bisedën por nuk ishte në dijëni se për çfar organizimi po bisedojmë. Të heshtur kemi arritur në hapsirën para dyreve të menzës. Në kohë darke aty vërehej gjallëri nga studentët e shumët. Ideja për mbylljen e dyerve të menzës tani nuk ishte më opcion, duhej vepruar ndryshe. Ide konkrete për veprim nuk kemi pasur. Sebashku kemi qënderuar një kohë aty, pastaj jemi shpernda jashtë dhe në menezë ku studentet ishin duke ngrënë darkë. Mendova se ideja ka deshtu. Por pas një kohë Zymer Kuqiaj duke ecur në menzë në shenjë proteste e rrokullis një tabak më ushqim. Nga ky akcion nga studentët filloj rrekullisja e tabakve më ushqime në seri si një ide e organizuar. Për një kohë të shkurter atu u be një rrmujë e madhe. Disa nga përsoneli iken kurse disa tjer mundoheshin ta qëtësonin situatën, por çdo gja ishte e kotë. Pas asaj kohë në menzë nuk kishte asnjë student.

Marshimi i studenve drejt qytetit

Pas rremujës në Menzë studentet u grumbulluan në hapsirën në mes Menzës, Konvikt nr.1 dhe Barakave. U prit për një kohë udhëheqja e QS për të biseduar por ata nuk u paraqiten. Nga  ky mosintëresim i tyre, një grup i studentëve në shenjë proteste filluan marshimin drejt qytetit në rrugën kryesore tani Rruga Agim Ramadani deri tek Fakulteti Teknik i vjeter, tani ndërtësa e Ministrisë se Arësimit, kthyem në të majtë karshi shtëpise së Xhavit Nimanit (tani Shtëpia e vjeter), marrshaum nëpër Korzo tani Sheshi dhe arritm në oborrin para Kuvendit Krahinor tani Kuvendi i Republikës dhe qëndëruam një kohë duke brohoritur „Kushte,kushte“. pastaj jemi kthyer  prap në Shesh duke kaluar përmes njërzve qe bënin korzo(shetitja e mbramjës), ata quditëshin për guximin ton. Marshimi vazhdoj në drejtim të Hotel Grandit. Rrugës në të kthyer në Shesh kemi takuar grupin tjeter të studentëve që kishin marshu nga Konviktet dhe sebashku më ta kemi filluar marshimin në rrugën kryesore tani Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Radio Prishtinës karshi Fakülteli Filozofik, pastaj kthyem në të majtë karshi Fakultetit Filozofik dhe Institutit Albanologjik  në rrugën  kryesore drejt Menzesë së studentëve. Gjat keti rrugëtimi disa student dmoluan një stand për prezentimin e filmave para Radio Prishtinës. Studentet marshuan tutje drejt QS, në udhëkryqin para  Menzesë  ishte organizuar  një kordon i policisë ku patem përleshjë më ta. Gjat ikjës nga  policia në hapsirën e pa ndriquar në mes Fakutetit të Biologjisë dhe Kimis pati student të lenduar. Grupi i studentëve marshoj tutje karshi Biblotekës Univerzitare kaloj në mes Rektoratit dhe Radio Prishtinës dhe arritem në rrugën kryesore tani rruga Nëna Terezë.

Pas një kohë kordoni  I policisë u terhjek nga udhëkryqi para menzës, studentet filluam të tubohem në udhëkryqin karshi Menzesës së studentve mirë të ndriquar. Në fillim numëri i studentëve në tubim ishte i vogël por më kohë rritej kurse më vonë na bashkohen edhe disa profesor të Univerzitetit dhe struktura  të ndryshme politike. Nuk përjashtohet mundësi që në afërsi nuk ka pas edhe punëtor të sigurimit shtetëror.

Në tubim kishte fjalime te ndryshme të studentve më karakterit social dhe ekonomik, dikur von kur Ali Lajqi  po kthehej nga qyteti na bashkohet dhe i drejtohet masësë më një fjalim mjaft të qelluar për momentin.

Vendi ku mbahej tubimi ishte i përshtatëshem, mirë i ndriquar dhe nuk e pengonte kumunikacionin . Ne disa student kujdesëshim për mirëvajtjën e protestesë që të zhvillohej pa incidente dhe mos lejimin e dikjut tjetër në tubim.

Një përson nga një banesë karshi tubimit ka pas një tentim për inqizim të protestes më një kamerë të vogël, por sudentet  kur e verejten inqizimin e sulmuan dritarën e pronarit në ndërtëse.

Gjat  kohës sa mbahej protesta, kordoni I policve rritej  dhe turma e studentve rrethohej. E vtmja  mundësi për levizjën e studentëve ishte në drejtim të konvikteve. Marrshimi drejt qytetit ishte i pa mundur por edhe studentet nuk tentuten të marrshojnë drejt qytetit.

Dikur vone pas mesnate  më një intervenim të policisë më gaz lotësjellës turma u shpërnda.

Një grup i studentëve  ka qëndeëruar  deri vonë në oborrin e konvikteve duke brohoritur ,,Kushte -Kushte“ dhe ,,lironi shoket“. Ne mëngjëz, situata dukej e qetë dhe jeta filloj më ritem normal .

Koha pas demostratës së 11 Marsit 1981

Nga data 11 deri më 26 Mars në mes studëntve por edhe në popull zhvilloheshin biseda dhe pytjë të ndryshme. Vërehej një intëresim i madh se çka ka ndodhur atë mbramjë në menzë si dhe kush i organizoj studentet për demonstrim.

Spekuimet ishin  të ndryshme në lidhje më organizimin dhe  organizatoret por e mira ishte së lavdrohej guximi i studentëve për demonstrim.

Gazeta “Rilindja „ reagoi pas dy dite më një shkrim informus duke e cilësuar protesten e 11.Marsit si një incident në QS.

Që nga 12deri më 25.Maris nuk kishte levizjë dhe as tendecë për një riorganizim të protestave nga studentet por që verehej levizjë e përsonave të sigurimit shtëtror të njohur për ne.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

14 janar ‘90/ Demostrata e Shkodrës që i parapriu rënies së regjimit komunist Jusuf Buxhovi: Rekrutimi i dhunshëm, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e partizanëve shqiptarë Jusuf Buxhovi: Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë, terrori ushtarak dhe vrasja e Milladin Popoviqit Jusuf Buxhovi: Zgjerimi i Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe Lufta e Drenicës Jusuf Buxhovi: Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe rezistenca kombëtare Jusuf Buxhovi: 'Çlirimi' i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë dhe ripushtimi sllavo-komunist Jahja Drançolli: Bombardimet dhe agresioni i shtetit serbo-malazez në qytetin e Dubrovnikut Gëzim Llojdia: Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923? Jusuf Buxhovi: Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinezë i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë Albert Zholi: Qemal Stafa u vra në betejë, e vranë në kurth apo u vetëvra?! 1946/Aranit Çela: Kosova e vendosi vetë fatin e saj Jahja Drançolli: Beteja e Lepantit Tradhëtoi partinë, nëna e mallkon: Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë Jahja Drançolli: 107 vjet më parë nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës” Kastriot Dervishi: Të dënuarit e revoltës së Spaçit që vuajtën 600 vjet burgim Kastriot Dervishi: 1973/Dënimi i 16 vjeçares Laura Keçi Fahri Dahri: Dodona lartëson vetëm në Thesproti Reshat Nurboja: Histori e shkurtër e Pejës nëpër vite e shekuj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora