Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?

| E merkure, 09.03.2022, 08:32 PM |


Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?

Nga Fahri Xharra

Më habit atdhedashuria  e Kryetarit të Kroacisë Milanovi? që gjenë kohë të merret edhe me falsifikatorët serb të historisë . Eshtë e rallë që një kryetar shteti të demantojë rrenat serbe jo vetëm nga akademikët serb por edhe nga ata të cilët të gjitha informatat i marrin nga Akademia dhe figurojnë tëvetëm , por me një lexueshmëri të madhe dhe shikueshmëri milionshe në Youtube.

Fjala është për një farë Goran Shariçin , me preardhje serbe ,i lindur dhe i shkolluar në Rijekë të Kroacisë, nga feja është pravoslav por ka studjuar në Universitetin katolik.

Goran Shariqi  është teolog katolik dhe historian nga Rijeka i cili u bë i njohur pasi që doli me teorinë “ se serbët janë  pasardhësit e ilirëve dhe popull autokton i Ballkanit, dhe se trashigimia e serbëve e lashtësisë bahet nga Kultura e Vinçes e deri me sot  në banorët e Serbisë.”

Në fakultetin e  Teologjisë në Rijekë ky i ka marrë të gjitha shënimet për historinë lashtësisë në të cilën as që përmenden serbë dhe ia ka përshtatë  falsifikimeve serbe, tashmë si Historia serbe .  Për të pasur edhe një mbështetje “morale “ për ate që shkruan , e ka kryer edhe fakultetine Historisë në Kroaci.  Serbët e paraqesin si historian kroat, dhe ky spekulon me historinë e Kroacisë, Bosnes dhe posaqërisht të shqiptarëve në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Si e lexuat edhe titullin, kroatët nuk ia lënë asgjë rastit , përveq të tjerëve,  edhe Kryetari i Kroacisë merret me Shariqin dhe  spekulatorët tjerë të historisë. Sot është një trend i përditshem i serbëve që të pëvetësojnë historinë shqiptare, ilire , pellazge. ( po flas për ne ).

Sipas Shariqit, ne shqiptarët ose nuk ekzistojmë  ose që  jemi ardhur nga Kaukazi në shekullin 11 –të. por pa histori dhe pa dinjitet kombëtar. Sidoqoftë

Sidoqofë, nuk e kam këtë shkrim për kroatët dhe boshnjakët por m`u shtua guximi kur edhe Kryetari i Kroacisë reagon ndja këtij të stërkequri dhe ne heshim. Por unë,  Nuk do të heshti !

Në një postim të tij ai shkruan që shqiptarët jo vetëm që po e vjedhin historinë por ata edhe po e dhunojnë atë . ( Hrvatski istori?ar: "To što Albanci rade nije samo kra?a, to je silovanje istorije" )

Si t` i them këtij?  Maniak historik-nuk mjafton, i çmendur-është pak. Hë de, me ndihmoni ta gjej një fjalë që i përshtetet këtij historiani .

“Në përpjekjen e shqiptarëve për të sfiduar praninë e serbëve në Kosovë dhe Metohi, Goran Shariç, si njohës i shquar i historisë së Ballkanit, thotë se sado të gërmojmë në të kaluarën, në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin  gjejmë gjurmë serbe. .

I pyetur nëse propaganda mund t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë, si dhe pse po vidhet historia serbe, historiani kroat tha në një intervistë për KosovaOnline se është një "përdhunim i historisë".

Ajo që po bëjnë  shqiptarët nuk është thjesht vjedhje, është përdhunim i historisë.Kur vjedh territorin e dikujt, duhet ta mbulosh vjedhjen me 'të drejta historike'  Mark Twain thotë :”se ndërsa e vërteta është të veshësh këpucë, gënjeshtra udhëton në gjysmë të rrugës nëpër botë. Ata pohojnë se shqiptarët kanë mijëra vjet në Ballkan, se Nemanjiqët janë me origjinë shqiptare dhe se serbët nuk kanë ekzistuar para Vuk Karaxhiqit. Sa më e madhe të jetë e vërteta, aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta fshehur atë", tha ai.

Ai vazhdon: : “ Këta historianë shqiptarë na kujtojnë batutën për gungaçin që e lëshoi ??mjekrën, që mos ta quajnë më gungaç por mjekërosh.

"Autorët grekë dhe romakë nuk janë të prirur për këta vendas të Kosovës. Ata i përshkruajnë me përbuzje dhe urrejtje, gjë që është karakteristikë për përshkrimet e mëvonshme të serbëve. Në fakt nuk bëhet fjalë për larje johigjienike, por për larjen rituale. Është interesante se e njëjta gjë zakoni i larjes rituale tek serbët ka mbetur edhe sot e kësaj dite.”- tha Shariq për KosovaOnline, duke shtuar:

Qyteti i famshëm në shtetin dardan quhej Bila Zora, që në serbisht do të thotë 'agim i bardhë', frazë që përdoret edhe sot. Mbreti më i njohur dardan ishte Grabo nga fisi i Grabiqit. Serbët dhe sllavët e tjerë të jugut kanë ende mbiemrat Grabar, Grabovac. , Grabari?, Grabarevi? dhe Grabovi?, si dhe vende të ndryshme me emrat Grab ose Grabi?. grab '… ".

Shariqi thekson se sa më shumë të gërmojmë të kaluarën në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin, gjejmë gjurmë serbe dhe se në këtë zonë gjatë Perandorisë Romake ekzistojnë të paktën gjashtë fise emri i të cilëve është bazuar në "ser" ose "sar". - Servi (Limiganti ), Serreti, Serapilli, Sardi, Sardeati dhe Sarmatët dhe shtoi se duket se Kosova ka qenë tokë e shenjtë për banorët e Ballkanit edhe në epokën më të re të gurit, gjatë të ashtuquajturës. Qytetërimet e Vinçës..

Shariçi shprehet se shqiptarët shfaqen në Ballkan në shekullin e 11-të, me sa duket si trupa shoqëruese të udhëheqësit ushtarak romak Georgius Maniak,

“Ata vijnë në Kosovë më vonë, emigrantët e parë shqiptarë mbërrijnë pak para ardhjes së turqve.” Këto fjalë që u flitshin në qarqet tona historika , Apo Jo ?

Ju kujtohet “ Shpërngulja e madhe serbe” për të cilën kam shkruar disa herë,

Shariqi thotë :” “Gjatë shekujve të parë të sundimit osman, prania shqiptare në Kosovë ishte në nivelin e një gabimi statistikor, deri në fund të shekullit të 17-të dhe në luftën austro-turke kur ushtria perandorake austriake depërtoi në Prishtinë, në anën e saj ranë serbët, por në janar të vitit 1690.ushtria e  Carit tërhiqet dhe i lë serbët në mëshirën e turqve, dhe  Patriarku Arsenije III Çarnojeviq dhe dhjetëra mijëra serbë shpërngulen në Beograd, duke lënë fshatra të tëra të shkreta. fillimi i shekullit të 20-të”, shprehet ai.

Historiani Shariç: “Kosova në shqip nuk do të thotë asgjë, serbët janë pasardhës të banorëve të lashtë të asaj zone. Është aktuale një përpjekje e disa historianëve shqiptarë për ta paraqitur trashëgiminë serbe në Kosovë si shqiptare. A mundet propaganda t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë? Pse po vidhet historia serbe?

I kujt është Deçani? Të kujt janë manastiret dhe kishat në Kosovë? Nëse janë shqiptarë, pse i ruan NATO?

Deçani është serb, si të gjitha manastiret dhe kishat e tjera në Kosovë e Metohi. Ato janë ndërtuar nga mbreti serb Uroš 3. Deçanski, në kohën kur shqiptarët nuk jetonin as në Kosovë. Propozimin për ndërtimin e tempullit në Deçan e ka dhënë vetë Shën Sava. Pse qendra e Patriarkanës Serbe u zhvendos nga Zice në Pejë në vitin 1253? Sepse Kosova ishte atëherë qendra e shtetit serb, një territor serb etnikisht i pastër.

Tani, lexojeni se çka thotë Shariçi , thuase po flet Paskal Milo, Mustafa Nano apo ndonjë hoxhë i Kosovës :

“Çfarë na tregon fakti që qyteti i Beratit në Shqipërinë e sotme quhej Beograd dhe Svetigrad?

-Kjo na tregon se një pjesë e madhe e Shqipërisë së sotme ka qenë e banuar nga serbët para ardhjes së shqiptarëve. Pse nuk kemi qytete në Serbi me emra shqiptarë? Mos harroni se Shkodra ishte qytet mbretëror serb dhe se në atë zonë darkonin familjet fisnike dhe mbretërore serbe – Balshiq, Crnojeviq, Brankoviq, Mrnjavçeviq, Kastrioti. Emri Kastriot sipas fjalës latine për fortifikim ushtarak – “castrum”. Nëna e Skënderbeut ishte princesha serbe Vojislava Brankoviq, babai i tij quhej Ivan Braniloviç dhe ai e mbylli jetën në Malin e Shenjtë si murg ortodoks. Vëllezërit e tij ishin Stanisha, Reposhi dhe Konstantini, kurse motrat Mara, Jelena, Andjelija, Vlajka dhe Mamica. Duket se të gjithë në familjen e tij ishin serbë, dhe ai është i vetmi shqiptar. Kjo nuk do të thotë se në ushtrinë e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë, ka pasur, por vetë Skënderbeu ka qenë serb.”

Më falni, më humbi durimi të shkruaj më shumë ,  Shariçi më dukej  thuaj se po më flet shqip e jam duke e parë në ndonjë televizion të Shqiperisë apo të Kosovës.

Ky është mjerimi shqiptarë kur historianët nuk dalin në rrjete sociale dhe të ballafaqohen me hajnin, e jo neve të na quajnë hajna.

Po , politikanët ku janë ? ata janë të ngarkuar ndryshe duke e lavdëruar vetën për të kaluarën jo më të largët se njëzet vjet.

Fahri Xharra, 07.03.22 Gjakovë