E shtune, 20.04.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Mendime

Eshref Ymeri: Natyra shoviniste e popullit rus

E marte, 08.03.2022, 08:45 PM


Natyra shoviniste e popullit rus

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Kryeshovinistit të këtij shekulli me emrin Vladimir Putin, ia ka nxjerrë bojën publikisht ish-shoku i tij i klasës Juri Shvec, ish-oficer i Drejtorisë së Parë Qendrore të KGB-së, i diplomuar në Institutin e Zbulimit të Jashtëm “Andropov”. Për këtë president të tipit fashist, në krye të mafias ruse, Juri Shvec ka deklaruar:

“Putini nuk ka punuar asnjëherë në zbulim për shkak të aftësive të tij poshtë mesatares”, çka rezultoi pas kalimit të testit të inteligjencës që u bëhej të gjithëve para se të pranoheshin në atë shkollë (shih në internet materialin me titull “Putini në kujtimet e shokut të klasës”).

Siç thekson Juri Shvec, Putini, si një njeri me aftësi poshtë mesatares, vuan tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Dhe domosdo, njerëz të tillë janë të pazotë për të bërë një punë për të qenë, prandaj për ta politika mbetet e vetmja sferë e veprimtarisë së tyre për ta gjetur vetveten. Le të kujtojmë për një çast Hitlerin, Stalinin, Enver Hoxhën etj., të cilët vuanin tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit dhe, si të tillë, kanë hyrë në histori si kriminelë gjakatarë të shkallës më të lartë.  Diktatorë të tillë, që i bluan kompleksi në fjalë, kanë alergji të tmerrshme nga intelektualët e shquar për aftësitë e tyre dhe bëjnë gjithçka për t’i shfarosur, a thua se këta ua kanë fajin për dënimin që u ka dhënë natyra.

Putini, me sa duket, e njeh mirë natyrën shoviniste të popullit rus, prandaj edhe ka “sukses” në ushtrimin e politikës kriminale që ndjek ndaj Ukrainës. Le të kujtojmë për një çast pushtimin e Krimesë në vitin 2014. Asokohe, përkrahja e Putinit në radhët e popullit rus u rrit deri në 86%.

Nënkuptohet që kur një udhëheqës shovinist i një vendi të caktuar ka në themel të strategjisë së vet pushtimin e territoreve të huaja, ai, pa dyshim, mundohet të sigurojë mbështetjen e popullit të tij të shtypur. Dhe kjo mbështetje nuk është e vështirë për t’u siguruar në radhët e një populli që nuk di se ç’është demokracia, sepse këtë ai nuk e ka provuar kurrë në jetën e vet. Prandaj intelektuali i njohur rus Vladislav Inozemcev (1968), ekonomist, sociolog dhe personalitet politik, doktor i shkencave ekonomike, deklaron shkoqur fare:

“… cilatdo forma të jashtme qytetërimi që merrte politika ruse, ajo, gjatë gjithë shekujve, ka pasë qenë vërtitur rreth individëve… Cili është përfundimi që del nga kjo? Për të qenë skajshmërisht i ndershëm, duhet thënë se del vetëm një përfundim: në Rusi, gjatë mijëvjeçarit të fundit, demokracia nuk ka pasë ekzistuar dhe sot nuk ekziston”. (Vladimir Inozemcev. “Pesë arsye se pse në Rusi nuk do të ketë demokraci”. Faqja e internetit “Snob”. 20 tetor 2015).

Gjatë shekujve, në psikologjinë e popullit rus carët kanë kultivuar me shumë kujdes maninë e madhështisë së Rusisë dhe etjen për pushtimin e territoreve të huaja. Periudha e sundimit të Pjetrit I (1672-1725) ose të Ekaterinës II (1729-1796), në formimin psikologjik të popullit rus, vlerësohet si një epokë madhështore e historisë kombëtare, jo për arsye të shndërrimit të Rusisë në një vend të evropianizuar, por, para së gjithash, për shkak të sukseseve ushtarake dhe të zgjerimit territorial të perandorisë ruse me pushtime hapësirash të huaja.. Si rrjedhojë e një mendësie të tillë perandorake, lirinë dhe hapjen që solli Gorbaçovi (1931) në vitin 1985, populli rus e hodhi pas krahëve në sfondin e humbjes së një pjese të madhe të territorit të ish-superfuqisë sovjetike.

Por mania e madhështisë së Rusisë në psikologjinë e popullit rus, është shoqëruar me humbjen e personalitetit të njerëzve, sepse pushtimi i terrioreve të huaja ka pasë sjellë si pasojë varfërimin dhe vuajtjen e tyre të përhershme gjatë shekujve. Por, i dehur nga mania e madhështisë së Rusisë, populli e ka pasë bërë kurban lirinë e vet, duke pranuar varfërinë dhe vujajtjen si kënaqësi shpirtërore.

Si njohës të mirë të formimit psikologjik të popullit të vet, dy shkrimtarë të njohur, Fjodor Dostojevski (1821-1881) dhe Ivan Shmelovi (1873-1950), kanë deklaruar:

Dostojevski: “Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë. Me këtë etje për vuajtje, ai, me sa duket, është infektuar që kur bota është zënë. Rrjedha e vuajtjeve përshkon gjithë historinë e tij, jo vetëm nga fatkeqësitë dhe gjëmat e jashtme, por ngaqë ajo zien përbrenda vetë zemrës së popullit. Në vetëdijen e popullit rus, madje në çaste lumturie, gjendet patjetër një grimë vuajtjeje, ndryshe lumturia e tij për të nuk është e plotë. Asnjëherë, madje edhe në minutat më solemne të historisë së tij, ai nuk merr një pamje plot krenari dhe ngazëllim, por vetëm një pamje mallëngjyese deri në përvuajtje. Ai trishtohet dhe falënderimin e vet ia përcjell mëshirës së Hyjnisë. Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.

Shmelovi: “Rusët janë një popull  që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë,.. gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm  t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.

Në arkivat ruse gjendet Testamenti i Pjetrit të Parë. Në atë Testament për brezat e ardhshëm, ai e konsideronte pushtimin e vendeve të Perëndimit dhe të Lindjes nga populli rus si një mision periodik, të dekretuar nga Providenca. Por pas Pjetrit të Parë, politika ruse, deri sot e kësaj dite, nuk e ka denoncuar një Terstament të tillë.

Në një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1937, Stalini, duke ndjekur gjurmët e Pjetrit të Parë, deklaroi se vendet e Perëndimit evropian duhen nxitur që të hanë kokat e njëri-tjtrit, që pastaj Bashkimi Sovjetik t’i vinte nën çizmen ruse. Deri sot e kësaj dite, politika ruse pas Stalinit nuk e ka denoncuar absolutisht këtë orientim kryeshovinist.

Duhet theksuar se edhe shkrimtarë të shquar rusë kanë  ndikuar në kultimin  e shovinizmit në radhët e popullit të vet. Kështu, Pushkini (1899-1937) u rreshtua në krah të carit shovinist Nikollaj I (1796-1855) për shtypjen e kryengritjeve çlirimtare anticariste që patën shpërthyer në vitin 1830 në Poloni, në Letoni dhe pjesërisht në Bjellorusi dhe në Ukrainë. Ato kryengritje ushtria cariste i shtypi me egërsi dhe vendet në fjalë i vuri nën sundimin e perandorisë ruse.

Në prill të vitit 1877, kur në krye të fronit ishte car Aleksandri II (1818-1881) dhe asokohe pati filluar lufta ruso-turke, Dostojevski doli në përkrahje të shovinizmit rusomadh dhe pati bërë thirrje për pushtimin e Konstantinopojës, e cila, sipas tij, duhej t’i aneksohej Rusisë.

Një tjetër shkrimtar i madh rus me bindje shoviniste, ka qenë Sollzhenjicini (1818-2008). korrik të vitit 1990, Sollzhenjicini pati shkruar një broshurë me titull “Si ta rregullojmë Rusinë”. Në atë broshurë, Sollzhenjicini shpreh pikëpamjet e veta për Kazakistanin dhe për Ukrainën. Sipas tij, pjesa më e madhe e Kazakistanit i takon Rusisë, kurse Ukrainën ai e vlerëson si pjesë të Rusisë.

Këto qëndrime kryekëput shoviniste të këtyre shkrimtarëve të mëdhenj, domosdo që kanë luajtur një rol shumë të madh dhe kanë lënë gjurmë mjaft të  thella në nxitjen edhe më shumë të psikologjisë shoviniste të popullit rus në raport me vendet e tjera.

Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin në vitin 1989, por në vitin 1989 Moska u tërhoq nga Afganistani me bisht ndër shalë, duke lënë në territorin e atij vendi 30 mijë ushtarë të vrarë dhe solli me vete 60 mijë të sakatuar. Por kryeshovinisti Putin nuk ka qejf të nxjerrë mësime nga historia, prandaj iu sul Ukrainës për ta pushtuar. Deri tani, që nga Vladivostoku deri në brigjet e Detit Balltik, nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar asgjë për ndonjë shpërthim protestash nga ana e popullit rus në përkrahje të popullit të Ukrainës. Por ama protesta të fuqishme të popullit rus patën shpërthyer në përkrahje të Serbisë për masakrat që ajo po kryente në Kosovë në vitet ’90. Rreth 70 mijë mercenarë nga radhët e popullit rus, pa llogaritur ushtarakët, qenë regjistruar në ministrinë e mbrojtjes në Moskë për t’u rreshtuar pranë kriminelëve serbë për vrasjen e shqiptarëve në Kosovë.

Kam bindjen e plotë se ushtria agresore ruse do ta hajë në Ukrainë dajakun që meriton, ashtu si edhe pararendësja e saj sovjetike në Afganistan dhe politika ruse do të mbulohet me turp.

Nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara është një institucion ndërkombëtar serioz, Rusinë duhet ta flakë nga anëtarësia e saj. Por nëse ky institucion do të heshtë para qëndrimit fashist të kryeshovinistit Putin kundër Ukrainës, atëherë duhet pranuar se kemi të bëjmë jo me një institucion serioz.

Feniks, Arizona

07 mars 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora