Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 'Të izolohet për një kohë të gjatë se duhet riedukuar'

| E marte, 08.03.2022, 08:06 PM |


“Të izolohet për një kohë të gjatë se duhet riedukuar”

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1975 ish bashkëshortja e një italiani (riatdhesuar në vitin 1947), nënë e katër fëmijëve, në bazë të neneve 64 (tradhtia ndaj atdheut) dhe 73/1 (agjitacioni e propaganda) të Kodit Penal dënohej me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe shpenzimet gjyqësore 26 lekë. Arsyeja e vetme ishte se kish kërkuar nëpërmjet ambasadës italiane, interesim të të shoqit për fëmijët. Gjykata arrinte në përfundimin se ajo "duhej të izolohej për një kohë të gjatë me qëllim që të riedukohej”. Zonja vuajti 11 vjet, 5 muaj, 7 ditë burgim dhe nuk u riedukua. Gëzuar 8 marsin!