E enjte, 02.02.2023, 06:19 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Shkolla e Parë e Stubllës dhe Don Mikel Tarabulluzi

E hene, 07.03.2022, 09:05 PM


SHKOLLA E PARË E STUBLLËS DHE DON MIKEL TARABULLUZI

Nga Hazir Mehmeti

7 Marsi – Dita e Mësuesit, moment i rikujtimit të figurave madhore shqiptare në historinë kombëtare.  Shumë intelektual patriotë nga të gjitha trevat shqiptare u flijuan për shkronjat shqipe, fjalën shqipe të mohuar e shkelur nga pushtuesit grek, turq, serb e sllavët tjerë.  Sot jemi krenar me historinë tonë të ndritur nga emra të tillë para të cilëve përulemi me respekt. Ndër ta pa dyshim ishte edhe Don Mikel Tarabulluzi.

Don MIkel Tarabulluzi u lind në Prizren. Mësimet fillestare i mbaroi shkollën për famullitar tek mësuesi Mati Logoreci. Në Shkodër mbari kolegjin Shën Françeskan Saverian dhe studimin për papnor. U dërgua në Austri ku studio filozofinë dhe teologjinë. Imzot Anderua Logoreci kishte meritat kryesore në shkollimin e Dom Mikelit, formimin e tij si prift dhe intelektual me vlera në themelimin e shkollave dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Dom Mikeli shërben në Pejë, kurse në fillim të vitit 1896 emërohet famullitar i Karadakut, përkatësisht i Letnicës, ku gravitonin Stublla Epërme, Binça dhe disa katunde të tjera

Me angazhimin e tij, por edhe të bamirësisë së familjes së Sedovytëve (sc. Sedaj), është siguruar shtëpia në pasurinë e kësaj familje, që do të shërbejë për kishë dhe më vonë për shkollë. “Kështu, në vend që besimtarët e Stubllës dhe të disa katundeve të tjera të shkojnë të dielave në Letnicë, nga Letnica vinte dom Mikeli te ata, jo vetëm për t'iu meshuar dhe për t'ju bërë shërbesat e tjera fetare. Misioni i tij u tejçua deri aty sa për t'i hapur Stubllës një shkollë shqipe“.

Mikel Tarabulluzi është themelues i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë. Ai  krahas punës si famullitar ishte edhe mësues i devotshëm e kombëtar pjesë e lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të një lëvizjeje të përgjithshme të popujve ballkanikë për t'u çliruar nga zgjedha turke. Është konstatuar se pikërisht dom Mikeli, i frymëzuar nga kërkesat e Lidhjes së Prizrenit, iu kishte, bashkangjitur aradhes së Idriz Seferit, krahas luftetërëve tjerë nga Stublla e rrethina sikurse ishin Gjon Koliqi, Engj Pali, Gjon Andrea e shumë tjerë që marrin pjesë aktivisht në Luftën e Kaçanikut më 1910.

Natyrisht, nxënës të tij dhe të vëllait të tij Jakut janë edhe Mark Lorenci, Zinë Demaj, Pal Ramaj, Gjergj Ramaj të cilët jetonin në Stubëll, por edhe disa stubllanë të tjerë, si të thuash, të një gjenerate më të re, siç është Ndue Ballabani, i biri Jozës, bashkëpunëtorit dhe mikut të ngushtë të dom Mikelit, i mbajnë të gjalla në kujtesë punët pastorale dhe arsimore të famullitarit dhe mësuesit të tyre.  Shkolla e parë ku mësohej gjuha shqipe ishte meritë e Don Mikel Tarabulluzit.

Shkolla e Parë Shqipe në Stubëll.

Meritë e Mikel Tarabulluzi  dhe bamirësisë së familjes së Sdovytëve



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora