E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu, histori suksesi në Austri

E merkure, 02.03.2022, 08:00 PM


LIDHJA E SHKRIMTARËVE “ALEKSANDËR MOISIU”, HISTORI SUKSESI NË AUSTRI

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, mbushi dhjetë vjet nga jeta e saj.  Kryesia e saj në takimet e fundit ka analizuar rrethanat e veprimtarisë letrare e artistike. Nga të gjithë u tha se veprimtaria letrare e Lidhjes dhe anëtarëve ishte e frytshme dhe e gjithanshme, veçanërisht në bashkëpunimin me shoqatat simotra në Austri dhe institucionet përkatëse.

Këtu duhet veçuar bashkëpunimin me asociacionin e shkrimtarëve në Austri, PEN Klubin e Austrisë, në gjirin e së cilës tani janë pranuar edhe shkrimtarë shqiptar. Kjo nuk do arrihej pa mbështetjen e miqve austriak, një traditë shekullore e njohur që nga Norber Jokl,  Leo Freundlich, e shumë tjerë. Në kohën tonë duhet veçuar ndihmën e madhe e të gjithanshme që i dha Lidhjes.. shkrimtari i njohur Peter Paul Wiplinger i cili ka  histori të gjatë miqësie me intelektualë e shkrimtarë shqiptarë që nga kohe e dënimeve të tyre burgjeve jugosllave, veprime që ai i denoncoi me vendosmëri që herët. Wiplinger njohu dhe  kishte  miq shkrimtarë shqiptarë mes tyre edhe  Ibrahim Rugova e Ali Podrimja.

Si themelues i “Platforma për autoret dhe autorët me jo me gjuhë gjermane si gjuhë amtare” (Plattform für Autorinnen und Autoren nicht-deutscher Mutterprache in Österreich), Petër Paul Wiplinger ndërtoi ura bashkëpunimi me shumë krijues të cilët shkruajnë në gjuhët amtare, mes tyre edhe autorë shqiptarë.  Kjo platformë ishte baza e bashkëpunimit me P.E.N Klubin e Austriak me të cilin u organizuan orë letrare në të dy gjuhët, u botuan disa vepra të autorëve shqiptarë, mes tyre edhe një përmbledhje tregimeve të mia me titull “Zertrümmerung der Zeit” (Kohëthyerja), parafjalën e të cilit e shkroi Petër Paul Wipliner. Ai punoi me përkushtim dhe mjeshtëri duke analizuar brendinë e tregimeve me qartësi për lexuesin në gjermanisht. Citatet e nxjerra nga tregimet, flasin për përkushtimin e tij miqësor e njerëzor ndaj krijuesve në përgjithësi dhe mua si autor në veçanti.  Botimi në gjermanisht i antologjisë “Iliricum” nën përkujdesjen e tij, do mbetet e shënuar në historinë e marrëdhënieve mes dy letërsive dhe kulturave. Në disa gazeta dhe revista në gjuhën shqipe u botuan intervistat e mia me Petër Paul Wiplinger, dhe jam  shumë krenar. Intervistat dhe disa shkrime të cilat hapën rrugë njohje mes shkrimtarëve. Këto marrëdhënie kanë traditë shekullore me emra të mëdhenj studiuesish e albanolog austriakë e cila vazhdon edhe në ditët tona.

Kryetari i PEN Klubit të Austrisë Helmuth A. Niederle kontribuoj në lidhjet mes dy shoqatave letrare dhe organizimin e shumë orëve letrare në të dy gjuhët. Niederle është fitues i Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli 2019” Me këtë rast i emocionuar për tha: “Jam i ngazëllyer thellë. Kjo ditë  në Kosovë, do të më bëjë mua me ndjenjën e obligimit të jem  zëri i Kosovës në botë, duke bërë të mundur që shteti më i ri i Evropës të integrohet përmes kulturës përveç politikës”.  Ne presim që këto ura të reja të krijuara, do të shpërfaqen në projekte të reja të prezantimit të kulturës shqiptare në vende të ndryshme të botës, e posaçërisht me njohjen reciproke të letërsisë moderne.

Lidhja pas dhjetë vjetësh vjen me aktivitete të shumta letrare, tetëdhjetë e tri orë letrare e aktivitete tjera, prej tyre tridhjetë e katër në gjuhën gjermane e shqipe. Derisa në fillim Lidhja kishte vetë shtatë anëtarë, numri i tyre u shtua për pesë herë pas dy vitesh. Tani numri i anëtarëve aktiv është shtatëmbëdhjetë kurse i përkrahësve mbi dyzet krijues e aktivistë.  Krejt ky aktivitet to jetësohet në monografinë e saj me titull “Aktivitete letrare në Austri” me autor kryetarin aktual të Lidhjes... .

Në aktivitet e shumta letrare ishin të pranishëm edhe personalitete përfaqësuese të institucioneve tona në Austri. Fjala e tyre mbështetëse ishte inspirim për krijuesit mërgimtarë.  Duke i falënderuar po shkëpusim për lexuesit disa citate prej tyre.

Sabri Kiqmari, Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri: “ Historia e jonë është e lidhur me krijuesit tanë jashtë territoreve shqiptare. Këtu hynë krijimtaria e rilindësve tanë jashtë territoreve etnike. Roli i tyre në krijimin e shtetit e gjuhës shqipe ishte i jashtëzakonshëm. Edhe ju si mërgatë dhatë shumë për atdheun në veçanti këto njëzet vitet e fundit. Nga kjo ju do mblidhni ide dhe përvoja e vlera nga më të ndryshmet, do kontribuoni në shkëmbimet me vendet tona në lëmin e krijimtarisë letrare e artistike.”

Dr. Vili Minarolli, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri: “Të krijosh art është dhunti. Por, të krijosh art kombëtar, kur je me vite me radhë larg atdheut është dashuri për vendlindjen dhe popullin tënd. Kjo është një ndjenjë e përbashkët që ju bashkon të gjithëve juve krijuesve shqiptarë në Austri.

Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri: ”Është një aktivitet për t’u përshëndetur, është sakrifica për ta mbajtur gjallë gjuhën e kulturën, pa të cilën vështirë se do bëhej fjalë për një identitet shqiptar. Pjesë e atyre virtyteve që e dallojnë kombin shqiptar siç është bie fjala harmonia fetare, besa, respekti dhe gatishmëria për të ndihmuar tjetrin etj. Krejt kjo nuk do ishte e plotë po nuk i shtuam kësaj prirjen letraro-artistike që e karakterizon njeriun tonë”.

Adem Demaqi, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës:  “Marrja me letërsi e art, tregon se ju i keni shumë gjëra të qarta, por në rrugën e juaj do keni detyra gjithnjë e më të mëdha dhe të mos ndaleni para sfidave në rrugën për të krijuar diçka më të mirë.  Edhe shteti ku ju jeni, Austria, kur e sheh që ju po punoni për të mirën tuaj, për atdheun tuaj, do jeni në sytë e tyre njerëz të nderuar”.

Anton Marku, Sekretar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet” dhe  më vjen mirë që sot jemi bashkë shkrimtarë, poetë e veprimtarë nga shumë qytete të Austrisë. Është rast i rrallë që të kemi 20 tituj librash të shkruar në gjuhën tonë të bukur shqipe”.

Faruk Ajeti, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri: “Me krijimtarinë tuaj që bëni në Austri, jeni duke bërë histori të krijimtarisë suaj dhe ajkës së intelektualëve në Austri. Ju jeni lidhje e fuqishme me krijimtarinë letrare në gjuhën e nikoqirit dhe gjuhëve tjera këtu ku ne jetojmë. Kjo e ngritë fuqishëm imazhin tonë dhe kulturën tonë si komunitet këtu”.

Shani Hamitaga, zyrtar në qeverinë e Kosovës:  “Ju krijues të nderuar nga diaspora, që na sensibilizoni në çdo moment edhe atëherë kur të tjerët heshtën, ju nuk heshtët”.

Janez Frrokaj, Zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës: “Diaspora shqiptare vazhdimisht ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe ka mbajtur të gjallë jetën kulturore, politike, sociale në trojet tona shqiptare. Ju jeni një potencial me vlera shumë të mëdha dhe pjesë e pandarë shpirtërore e krijuese e historisë së popullit shqiptar. Miqësia Shqiptaro – Austriake ka rrënjë të thella në historinë tonë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora