Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Këlyshi me zgjebe ndjekin Autorin

| E marte, 01.03.2022, 07:14 PM |


KËLYSHI ME ZGJEBE

NDJEK AUTORIN

NGA KALOSH ?ELIKU

(Këlyshit me zgjebe, si personazh i dramës satirike: Këlyshët me zgjebe, ndjekin Autorin (2000). Dhe, antiromanit me shtatë Libra: KULTUROFAGU (2006.). Sot, iu hapë rruga t’i hakmerret Autorit).

Të gjithë jemi të sëmurë.

Të sëmurë jemi!

Të sëmurë jemi!…

Ç’dreqin ke, që: çirresh në këtë kohë qorre, iu kërcnua Nata. Vërtetë, do t?i bindësh edhe banorët e mi të urtë se Ti je i çmendur?!. Unë e di, se: të paktë janë ata njerëz që flasin mirë për ty rrugëve të Shkupit. Thonë, se: je Ti, i çmendur?! Natën vonë, ke pëshurrë në sofër të xhindeve. Nusja e tyre me pashterkë të kuqe të ka marrë në dorë. Përmëtepër, sipas Këlyshëve me zgjebe nëpër grazhde partiake, Ti, nuk duhet të vishesh me të zeza, po me të bardha. Edhe, pse: Dimrit vishesh me të zeza, e verës me të bardha. Herë pas here, edhe me të kaltërta. Përndryshe, do të të shpallin prift, ose hoxhë me çallmë turku në kokë.

Halldupët, kërcënohen edhe, se: kanë “dëshmi nga institucione valide shtetërore gjuhësore” partiake. Përgjigjesh: Punemadhe, armët e zjarrit i kanë pa fishekë. Ose, me plumba qorra. Hi-hii-hiii… Kungujt e Stambollit, me cilat “dëshmi” të Policisë letrare?!...

Edhe ata pak miq, që i pate, kur të shohin në rrugë, ikin si të marrë. Vetëm, Laura ecën gjurmëve të Tua, dhe e zë gjumi me emrin tënd në gojë. Ajo, thotë: - unë kam besim në të, edhe pse Rrufjani trumbeton se ai është i çmendur. Autori, flijon Veten për ju, o të poshtër! E ju, një ditë do ta gozhdoni si Krishtin në Kryq?! Shpëtoje, o Zot Profetin tim: Babashehun, e Shqiptarëve!...

Laura është e vetmja Grua, që e ka pas Vetes nëpër Dimër. Të gjithë i kanë ikur, edhe pse: shumicën i ka pasur “miqë” dhe Gra besnike në dorë… Në kokë… Në zemër… Ndonjërën, e ka futur edhe në xhepin e gunës së zezë krahëve rrugëve të Shkupit Shqiptar… Çantë…

E di, keni ikur të arratisur partive politike. Sot, ta shpallni të marrë: Kalosh  ?elikun?! Ky, është Kalosh ?eliku. Askushi, Sot: përpiqet t’ia bëjë edhe gropën. Natën ta mbulojë me kashtë, ose gjethe. Kurthën, si te ajo anekdota popullore, që të rrëzohet vetë brenda bythekrye. Ose, pse ta fshehi këtu, t?ia lidhni litarin në qafë.

Armiq! Edhe, Laurën keni dashur ta bëni për vete duke përlyer fytyrën e tij me marrëzira… Mëkate… E di Autori, e keni dashur ju Laurën. Edhe sot e doni, gjithë ditën… Edhe, gjithë natën… Një, dy… Treqind  hapa… Katërqind… Pesqindë hapa, i ka kjo birucë me tri dritare deri te Lisi me degë të thata. Atë Lis pamëshirë e kanë rrahur stuhitë… Shiu…Breshëri… Rrufeja… Disa herë me radhë i ka rënë zjarri. Ja, shikoni ato degë të thata, ju flasin vetë me gojë. Pyetni! Në atë lis disa vite me radhë kanë bërë çerdhe lejlekët. Por, kurrë nuk janë plakur. I ka hëngër Nata. Autori vetë i ka parë nga biruca e tij, nëpër dritare, se si janë përleshur me terrin. Pasmesnate, ua ka dëgjuar ofkëllimat nëpër errësirë… Përplasjet e fletëve… Piskamën e frikshme me ata veshë.

Të nesërmen, ua ka parë vetëm puplat nëpër lëmë, majëlisi asnjë lejlek. Pas disa vitesh nuk ndërtoi më çerdhe aty asnjë zog shtegtar. Ikën edhe lejlekët. Mbeti vetëm Autori. Më kot i kërkonte me sy në lisa e qiell miqtë e vjetër. Edhe, këngët e tyre kaherë kishin ikur larg… Larg… TERR. Terr, është në Lëmë. Këtë natë shkruaj poezi. Mos u hidhëro Laurë, pse:  Këtë natë nuk kam shkruar për Ty asnjë fjalë, asnjë varg! Sonte jam i çmendur. E, Unë, kur jam i çmendur, nuk dua të shkruaj për Ty, asnjë varg, asnjë poezi.

Çka shkruan Autori? Poezi. Po, për cilët shkruan? Nuk përgjigjet… Autori është i çmendur. Ai nuk është urë. Nuk lakohet si thupër shelgu garroç.  Dikushi do që Autori të shkruaj bythëprapë, Natën. Kurrë! Ai e ka kokën e tij në qafë… I mjafton ajo kokë, sa të mos e harrojë Shtëpinë dhe të ecë rrugës me kokë të huaj në qafë. Këlyshët me zgjebe nuk i kanë kokat në qafë, po nën sjetulla ose te bytha. Ditënatë, lehin me të madhe pas Autorit të Librit: Kopeja me zgjebe  ndjek Autorin” (2000) dhe Kulturofagu (antiroman, 2006)...

Përjagen, herë pas here nga frika edhe u shpëton në brekë. Struken, pas porte me bishtin e përlagur ndërkëmbë. Autori, kur e kthen prapa kokën, i sheh aq të mjerë si buba rruge me gjuhën e nxjerrur jashtë dypëllëmbë nga vapa e madhe. Mirë, u thotë: e di se, lihni dhe plasët që t’ju shtrojë në sofër për darkë. Edhe, jeni të lumtur të përfundoni në sofrën e time si “viktima patriotike”.

Megjithatë, Autori: kësaj radhe do t?ua falë jetën. Vëretetë, e hani qengjin… Delen Rudë… Mëshqerrën… Edhe viçin… Po, nuk i hani edhe coftinat me zgjebe të sojit juaj unikat, u mbeten nëpër dhëmbë. U dhimbsen juve vullnetarët e kësaj natyre “patriotike”, nuk ua flugëni puplat në mes të rrugës si lecka neokomuniste. Vërtetë, ajo rradake pak është e rrokatur nga librat, por Autori e do atë kokë. Librat ia freskojnë, ushqejnë trutë. Ia japin shkopin me kërrabë të eci më sigurt me tri këmbë kah jeta pash më pash t?i bie Parajsës, ose Ferrit. Troç, Autori do të jetë i çmendur! E kur do Ai vetë, pse ju bëni ish, kur s?u ka hyrë pula në arë? Sa mirë është të shkruash poezi, kur je i çmendur!

Kalosh Çeliku, Sonte flet e shkruan marrëzira. Nëpër këtë shkrim ecë symbyllazi. Nuk i sheh pikat… Pikëçuditëset… Dy pikat… Tri pikat… Thonjëzat… Vizat… Kllapat… Të gjithë ju besoni. Vetëm Laura, nuk beson në këtë Natë.

- Laurë, sonte jam i çmendur, më beso!

- Kurrë!

– Unë, me poezi do ta vras veten në tra Shtëpie!

– Ti, je Profet!

– Laurë, përditë Këlyshët me zgjebe më ndërsehen pas shpine…

- Një ditë edhe do të të hudhin lule mbi varr rrëzë, Çukës. Fjalime patetike mbi kokë… Lotët e rrejshëm do t?ju shkojnë rrëke… O Imzot, Mëkate… Mjerim… Varfëri… Bërllok… Halldupë… Kunguj Stambolli me rrëfanga që i kanë mbetur në fyt Lopës shterpë…

Këlyshë me zgjebe, që ende lehin shkrimeve të Autorit pas porte… Nateditë, turren me të katra pas kryetarëve të partive politike si dhelpra dinake  pas herdheve të dashit, mos i bien udhës. E kanë shitur veten për një asht, vend pune, titull shkencor, post politik, një torbë taxhi.

Përditë, i sheh në përurimet e librave “artistik” krah për krahu me partizanët e partive politike pa fije turpi. Pikë gjaku në fytyrë. Jerm flasin para gazetarëve për librat e palexuar të “artistëve” dhe politikanëve në pushtet. I ngatërrojnë gjinitë letrare: nuk dinë çka është romani, poezia, publicistika letrare. Duartrokisin, dhe fotografohen para kamerave televizive si viça të palëpi të koperativave bujqësore në katund. Mezi i mban zorrët në bark nëpër këto tubime nga kundërmimi i erës keqe, villet nga fundrrinat neokomuniste. Përurimet e librave të tyre politik edhe nëpër katunde. Teatrin e fëmijve. Universite. Institucione me veshje partiake “shqiptare”.

Si të ikë nga kjo birucë? Të gjithë shtiheni engjuj. Engjuj, nuk jeni të gjithë, o njerëz! Heu! Si ma prutë shpirtin në fyt edhe këtyre rreshtave. Autori dhe Laura të çmendur në Qytetin e qyqeve?!...

-Laurë, ecë të ikim nga kjo birucë e fëlliqur neokomuniste! E marr për dore dhe i ngjitem Lisit me degë të thata, matanë Përronit të Thanës. Një… Dy… Treqind  hapa… Katërqind hapa… Pesqindë hapa… Shtriva dorën, më iku Dielli.

-Laurë, më iku Dielli! Jam i etshëm! Gji dua të pi nga ato Tri Zana të maleve kreshnike! Gji, dua të pi me dy shtama! Fuqi për luftë me Penë! Zot, t’i dalë Ditës e Nesërme…