Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Gabimet e rënda të Enver Hasanit

| E merkure, 23.02.2022, 07:50 PM |


Gabimet e rënda të Enver Hasanit , Ish-Rektor Univeriseti dhe Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Shkruan Fahri Xharra

Në intervisten e tij dhënë Insajderit   Ish-Rektor Univeriseti dhe Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për Nexhmedin Spahiun  ka  thënë : “Më pastaj, mbas luftës, sa kam qenë rektor i UP-së, e kam pas dërguar Nexhin, bashkë me disa të tjerë, për të bërë doktoratë në Gjermani, dhe e kanë kthyer pas një kohë jo fort të gjatë, për arsye jo të këndshme dhe ai duhet të tregojë pse. Nuk po flas shumëçka që mund të flas për të dhe Shkëlzenin, sepse prek privatësinë e tyre! Këtu i shkëputa shkarazi këto ngjarje dhe kujtime, për të treguar se këta nuk e kanë fort me temën, sa më mua “ad hominem”.”  (nga  Insajaderi )
E para, kush të dha urdhër për ta dërguar Nexhin për doktoratuë në Gjermani, apo ishte tjeshtë miqësia yte me te që më parë? Kush janë të tjerët që nuk po i përmendë. A mos ishte kjo shkelje e pozitës si Rektor Univeristeti ? Shkuarja dhe kthimi tyre ka kushtuar pare, kush i pagoi ato ?
Me qenë se nuk po i di të tjerët , po a nuk e njihshe kapacitetin mendor të tij. E di që ai nuk e ka kryer asnjë fakultet kurrë , bile sipas Univeristeti të  të një qyteti nëShqipëri, ku jepte mësime kanë vërtetuar s  Nexhi nuk kishte asnjë shënim që ka qenë në Matematikën e Univeristetit të Zagrebit. Le të dokumentohet se kur e kreu Matematikën në Prishtinë dhe se çka kreu në “Central European University” në Vjenë apo Budapest ?
Nëqen e tij lexojmë”

-
Studied at Central European University
-
Studied Mathematics at University of Prishtina
-
Studied Mathematics at University of Zagreb, Croatia.
Deri sa ne në vitin 1974 me ligj e hoqem emri n“šiptar” , qëllimi serb ishte të na dallon nga Albanac, duke ia prezantuar botë si një mbetje , ky me direktivë serbe e çpiki “Kombin Kosovar “.

E dyta shumë me peshë që e rëndon situatën e Kosovës, si  ish Kryetar i Gjykates Kushtetutes  të Kosovës me pafytyrësi deklaron :   “Enver Hasani: Kryeminstri ka dështuar në dilog; Asociacioni vështirë se mund të anulohet.
Pse nuk dole me kohë kundër Isa Mustafës dhe Thaqit që mos të bëjnë këtë marrëzi ? I frigoheshe vendit të punës apo diçka më shumë. Tani mos llomotit shumë kur edhe vet je pjesëmarrës në këtë vendim.:

“HASANI: Formimi i Asociacionit është një detyrim kushtetues dhe ndërkombëtar, që vështirë se mund të anulohet. Kjo është një çështje tjetër prej natyrës juridiko-kushtetuese të Asociacionit. A do të jetë ai një strukturë juridiko-kushtetuese, që përfaqëson komunitetin serb të Kosovës si një komb shtetformues në Kosovë, apo do të ngel siç është sot? Nëse ndryshon statusi juridik-kushtetues i komunitetit serb në Kosovë, doemos ndryshon edhe Kushtetuta e Kosovës dhe vetë natyra e shtetit tonë. Këtë synojnë serbët, jo pasje të kompetenecave ekzekutive, sepse ato i kanë komunat e Kosovës gjithandej.

Për të qenë më i qartë me ju, serbët synojnë që të fitojnë një strukturë juridiko-kushtetuese nga e drejta publike, që ka organet e veta që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë, që ndryshe quhet autonomi politiko-territoriale. Kjo është vetëm faza e radhës e serbëve. Prandaj ka shumë rëndësi që njohja jonë nga Serbia të jetë pika kryesore, njohja de jure, e plotë, e pakthyeshme dhe e tërësishme. Po nuk u bë kjo, serbët do të insistojnë pas një dekade në perfeksionimin e fitores së tyre që e synojnë me asociacionin, ashtu siç kanë bërë me decentralizimin, që tani duan ta fusin si kategori juridik-kushtetuese të posaçme, me emërin Asociacion (lexo: autonomi politiko-territoriale). Vetëm njohja de jure nga ana e Serbisë e pengon një gjë të tillë. Po nuk i fitua njohja e tillë nga ne këtë herë, kurse ata fitojnë Asociacionin, ateherë kërkesa e tyre e radhës do të jetë një status (kon) federal brenda Kosovës. (https://insajderi.org/interviste-enver-hasani-kryeminstri-ka-deshtuar-ne-dilog-asociacioni-veshtire-se-mund-te-anulohet/ )
Gabimet nuk falen , herë do kur do historia do i gjykojë !
Fahri Xharra, 23.02.22
Gjakovë