E marte, 24.05.2022, 09:44 AM (GMT+1)

Lojëra » Sporti

Albert Zholi: Ahmet Shqari - Ju tregoj ata që i dhanë emër emisioneve sportive “Nga njëra ndeshje në tjetrën”

E merkure, 23.02.2022, 07:42 PM


‘Mjeshtri i Madh” Ahmet Shqari: Ju tregoj ata që i dhanë emër emisioneve sportive “Nga njëra ndeshje në tjetrën”

-Nuk harrohen  Ismet Bellova, Aleko Gjergo, Veli Rada, Robert Papa dhe Frederik Fico

Nga Albert Z. Zholi

Në sistemin monist “Rubrika Sportive” apo emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” mbeten më të ndjekurat. Emisione që dhe sot kujtohen me shumë nostalgji. Emisione që të hiqnin stresin dhe të mbushnin me adrenalinë. Por duhet thënë se në ato emisione kishte dhe emra të mëdhenj që koha i ka lartësuar më shumë. Një jetë, gjithsesi ka emocione të mëdha, që janë përftuar nga ngjarje të veçanta dhe të rëndësishme sportive, përmes të cilëve atij i është dashur të përshkohet gjatë gjithë atyre viteve. Ahmet Shqarri ka shkruar shumë kujtime pasi ato janë një pjezës e asaj rruge të gjatë të bukur dhe të vështirë në karrierën e tij gazetareske. Kujtimet e tij i ngjajnë një lloj mozaiku, ku ngjarjet ndërthuren pazgjithmërisht me personazhe të shumtë, ku gjithsecili është një protagonist në rolin e tij. Dhe Ahmeti i vlerëson të gjithë miqtë, shokët, bashkëpunëtorët me të cilët ka ndarë ngjarje nga më të bukurat, por edhe nga më të vështirat të sportit shqiptar në një sistem të trazuar.

“Ustallarët” e transmetimit të ndeshjeve të futbollit në socializëm

Sidoqoftë ustallarët e kësaj pune  si Ismet Bellova, Aleko Gjergo dhe Veli Rada  ishin ata që shkonin më shpesh nëpër rrethe, për të dhënë përvojën e tyre të pasur. Për këto raste bëhej një grafik, se cili do të transmetonte. E kujtoj me njëfarë nostalgjie kur sjell ndërmend ato vite se si për të shkuar në një qytet për të transmetuar, sidomos kur kishte ndonjë ndeshje të rëndësishme, radiokronistët bënin garë kush të zinte radhën i pari. Madje që më përpara më propozonin edhe ndeshjen që ata  preferonin për të transmetuar! Ishte koha kur disa prej radiokronistëve po hidhnin hapat e parë dhe kërkonin që të afirmoheshin në rrugën e bukur, por në të njëjtën kohë shumë të vështirë të gazetarisë sportive të folur, që më vonë shumicës së tyre  do t’i hapte rrugën edhe në gazetarinë e shkruar!...Aleko Gjergo, me profesion farmacist, do të mbahet mend, pas Bellovës si një nga radiokronistët me zërin më të bukur plot elokuencë dhe tepër i figurshëm e mjaft professional në atë çka përcillte nëpërmjet mikrofonit të Radio Tiranës, ky që me siguri do t’i shkonte ende shumë mirë  nëse nuk do të largohej për t’iu futur rrugës së politikës!? Apo Frederik Fico, që për prermisat e mira të shfaqura që në fillim e patën marrë nga Gjirokastra për të drejtuar disa rubrika sportive në vitet ’80 në TVSH, por ndoshta profesioni i mjekut apo diçka tjetër, qe bërë pengesë për të atëherë. Sidoqoftë ai vazhdoi si radiokronist, rol të cilin vazhdon që ta luajë me sukses gjithjnë nëpërmjet emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Dhe ky jubile i emisionit të 500-të më sjell ndërmend emra të tjerë radiokronistësh, që nëpër vite kanë thënë secili në mënyrën e vet, atë që duhet gjatë transmetimeve të shumta. Natyrisht, “Shkolla e Tiranës” është dalluar më shumë. Duke qëndruar pranë Ismet Bellovës, si i vetmi i brezit, që kishte njohur e punuar me mjeshtrin Anton Mazreku dhe që vazhdonte të mos i ndahej mikrofonit sportiv, ndryshe nga ndonjë tjetër që kërkonte të hallakatej ku të mundëte. Të shumtë qenë ata, të cilët përfituan nga stili i tij duke shfaqur më vonë edhe origjinalitetin e tyre. Kështu Veli Rada me të dhëna aktoreske ç’ka më vonë e bëri profesion të vetin, nëpërmjet studimeve që kreu në Akademinë e Arteve vazhdoi të ishte përmbi 20 vjet rresht një nga figurat qëndrore të transmetimit të ndeshjeve në Radio Tirana, duke qenë ndërkohë mjeshtër në njohjen plot siguri të situatave të papritura, që të ofron loja e futbollit. Ndoshta kjo ngaqë edhe kishte luajtur futboll me sukses, duke qenë edhe kapiten i të  rinjëve të “Partizanit” në fund të viteve ’50-të.

Secili radiokroinist, në stilin e tij

Secili radiokroinist, në stilin e tij, nisi të bëhet i njohur pikërisht nëpërmjet atyre “fragmenteve” që kishte mundësi të transmetonte në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. I brezit të Radiokronistëve që përpiqet të krijonte stilin e tij , ishte edhe Robert Papa. Për të ardhur deri tek transmetimet sportive atij iu desh të vendoste për të studiuar, jashtë dëshirës së tij, Institutin e Lartë Bujqësor, sepse ndërkohë nuk i kishte dalë e drejta për të vazhduar Institutin e Arteve, të cilin e pëlqente. Kështu Robert Papa pas shumë kohësh në transmetimin nisi të njihej për ritmin e tij të shpejtë në ndjekjen e aksioneve të lojës. Për të vazhduar me të tjerë si Ymer Kurti:përvoja e të cilit i jepte shpesh siguri dhe lirshmërinë, që i duhej. Ndërkohë dhjetëra të tjerë do të provonin më vonë startin e tyre drejt mikrofonit sportiv në emisionin  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, që përbënte një sfidë të re për ata në rrugën e gazetarisë, por pa arritur që të krijonion siç duhet portretin e tyre në këtë fushë. Dhe historia vazhdon me personazhe të tjerë, me ata që përvojën e tyre u përpoqën ta pasurojnë, për të thënë diçka të tyren, origjinale, por mbi të gjitha të saktë e të paanshme, ç’ka është në fakt në themel të punës që bëhet për organizimin dhe realizimin e çdo  emisioni. I tillë është Ymer Striniqi, të cilin mund ta quajmë  “dekan” për atë grup radiokronistësh që ka nxjerrë Shkodra dhe që me përvojën e tij mbetet nga ata që kanë bërë historinë e këtijë emisioni. I këtij plani është edhe Sefedin Allkja, që pas përvojës si gjygjtar i njohur  futbolli me reputacionin e fituar si radiokronist sportiv, arriti të bëhet nga personat  publikë më popullorë, jo vetëm në Elbasan. Për të vazhduar me Moisi Dalipin interesant, apo me Rrok Preçin, që me transmetimet e tij nga Laçi  përbënte “kripën” e emisioneve, me Fatmir Eficën e Bujar Qesen, që tani botojnë edhe libra e gazeta: Zef Shtjefni e Fatmir Thaçi plot kulturë dhe kompetentë e deri tek Mikel Mbriçaj dhe Arbër Emiri pasionantë, Pal Toma e Sefer Kika, Piro Qiqi i “Shkollës gjirokastrite” të transmetimeve, nën shembullin e F.Ficos, Agron Kaja i qetë dhe i saktë, Vladimir Ngjela gjithashtu nga veteranët e këtij emisioni, duke vazhduar me më të vonshëm si Astrit Hodaj e Pëllumb Starova, e të tjerë që të na falin se edhe nuk i kujtoj as emrat, të cilat kanë arritur që të inagurojnë emisionin tonë. Sidoqoftë të gjithë këta, secili i veçantë në mënyrën e tij të transmetimit, kanë dhënë kontribut të madh për emisonin “nga njëra ndeshje në tjetrën”, për të cilën shumica ende sakrifikojnë me tërë kuptimin e fjalës. Në një klimë të tillë, ku puna e ndershme dhe mirësia duhet të jenë më prezente, Radio-Tirana nëpërmjet emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën, pa dyshim më i dëgjuari deri më sot ndër mediat tona elektronike, njëkohësisht dhe më i kërkuari nga të gjithë për vetë informacionin  e freskët dhe të bollshëm dhe mënyrën interesante të transmetimit, arrin që nëpërmjet radiokronistëve të tij besnikë dhe pasionantë për punën që bëjnë, të dalë veç të tjerave edhe mbi perversitet, spekullimet dhe sharlatanizmat, që shpeshherë shihen në sipërfaqe të jetës sonë të përditshme, nëpërmjet gazetave të ndryshme dhe njerëzve mediokër e pa asnjë etikë. Rregullisht njëherë në javë, por ndodh edhe dy herë në javë, nëpër të ashtuquajturat kabina tona të transmetimit, sepse në fakt nuk i plotësojnë kushtet normale për t’u quajtur të tilla, radiokronistët e emisionit.

Emision me përgjegjësinë morale

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën” kanë mbi vete shqetësimin dhe përgjegjësinë morale të asaj çka do të transmetojnë për dëgjuesit që gati prej 20 vjetësh janë mësuar me ritin e të ndjekurit të kronikave të aktiviteteve tona futbollistike. Këta radiokronistë besnikë, po i quaj kështu për atë  përkushtim të madh që kanë treguar, madje edhe në ato kohë të vështira kur të luajturit futboll në Shqipëri  quhej një absurditet, kur kampionati ynë luhej nëpër fusha asnjanëse, pa spektatorë dhe kur në stadium kërciste edhe  kallashnikovi. Pra kur futbollit dhe çdo sporti u ishte zverdhur të gjithëve, pikërisht në këto kushte kur edhe gazetat ishin “fshehur” duke mos u botuar megjithatë këta radiokronistë, besnikë të emisionit me fanatizmin e tyre profesional ishin gjithnjë të gatshëm duke transmetuar çdo javë që luhej futboll. Pranë aparaturave të improvizuara për transmetim, dhe shpesh në mungesë të tyre, pranë telefonave ku nëpërmjet një odiseje komunikimi që shumëkush nuk mund ta kuptojë së bashku me teknikët e telekomit nëpër rrethet përkatëse, radiokronistët e emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me transmetimin e tyre gjithsesi kanë bërë të  mundur  që ti japin frymë futbollit  tonë që ishte pushtuar  nga agonia dhe problem të tjera, u reduktua vetëm në një javë ndeshjesh, duke kontribuar gjithashtu  në mbijetesën e tij.

Për këta radiokronistë jeta vazhdonte. ..

Edhe pse shumëkush kur dëgjonte transmetimet e ndeshjeve në radio, qëllonte të thoshte:”Pse ende luhet futboll në Shqipëri!?” Në vitin 1997, kur UEFA me FIFA-n, i përjashtuan klubet tona nga garat evropiane duke i dhënë ndërkohë Kombëtares sonë “statusin e emigrantit”, pasi e privoi atë që të luante në fushën e saj. Pra në të gjithë këto raste emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” i ka shërbyer futbollit shqiptar, ekzistencës së tij nëpërmjet transmetimeve, që nuk janë ndërprerë për asnjë javë duke pasur si protagonist  pikërisht këta radiokronistë. Për t’u mos u zgjuar me vështirësi të tjera të organizimit ku sigurimi i linjave telefonike rrallëherë ka qenë i plotë. E megjithatë emisioni vazhdon duke mos u zbehur ndërkohë asnjëherë interesimi i mijëra e mijëra dëgjuesve tek të cilët arrijnë valët e Radio-Tiranës. Dhe jo pa modesti dua të them këtu se vetëm në sajë të pasionit për mikrofonin e Radios me të cilin tashmë më lidhin dekada. Ky emision ka pasur një tjetër mundësi  për të mbijetuar. Radioja, për të cilin këngëtari i famshëm Frenk Sinatra, në kohën kur në skenën  e mediave doli televizioni, pati thënë se, . “ televizioni një shpikje e bukur. Kur mbyll sytë më ngjan si radio!...”, Tashmë është bërë një pjesë e pandarë e jetës sime. I nisur si një shkrim ku pretendimet nuk ishin për të bërë  historinë e plotë të 500 transmetimeve të emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, megjithatë, pa dashje, kam piketuar me këto që përmenda e botuar këtu gjithshka, që lidhet me historinë e transmetimit të ndeshjeve të ekipeve tona nëpër vite, përfshi këtu ato ndërkombëtare, edhe nëpër botë.

box

Futbolli është i tillë që na bën të heshtim e të mbajmë frymën

Futbolli është i tillë që na bën të heshtim e të mbajmë frymën dhe të  dëgjojmë  historinë e transmetimeve  tona futbollistike, nis me Anton Mazrekun e Ismet Bellovën, me Skifter Këlliçin e Aleko Gjergon, për të ardhur tek dhjetëra radiokronistë në të  katër anët e Shqipërisë, kolegë të vjetër e të rinj që Ahmet Shqarri  i  cili ka mëse tre dekada  që e ka lidhur jetën me mikrofonin e sportit, ka ditur ti respektojë nëpërmjet këtijë libri. Nuk e mbaj mend se në cilin vit  por kam qenë në Pogradec dhe doja të dëgjoja transmetimin e ndeshjes së futbollit midis Barcelonës dhe  Flamurtarit tonë. Njeriu që do të dëgjohej për 90 minuta me radhë atë natë në  Shqipëri  ishte Ahmet Shqarri, që kishte shkuar për te  transmetuar  atë në qytetin  Katalanas. Por Pogradeci kishte një difekt  të madh: valët e Radio –Tiranës nuk kapeshin. Në asnjë vend nuk mund të lidheshe  me Tiranën, mer përjashtim të disa pikave  të rralla të cilët mund të  dëgjoje njëfarë zëri. Si dështova me radiot e Hotel Turizmit ku as e dhomës dhe as e sallës nuk  lidheshin  me Tiranën, përfundova te një dëzhurn i elektrikut, në një kthinë diku thellë  rrugicave  të Pogradecit. Atje e dëgjova të transmetuar  atë  ndeshje, ndërsa ndjenja i futur në një kthinë  të humbur në ato rrugica të errëta, zërin  e Ahmet Shqarrit , që përhapej në perandorinë  e pafundëme të ankthit të futbollit dhe për 90 minuta  rresht dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.E uroj autorin për këtë libër, i cili në të hershmëve na kujton shumë  ngjarje e njerëz të paharruar  të futbollit tonë por dhe të sporteve  të  tjera, kurëse brezat e rinj i ndihmon  ta mësojnë historinë e tij, histori që ua bën  edhe më të  bukur futbollin e sotëm.

Vath Koreshi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora