E merkure, 24.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Editorial

Viktor Mërkuri: Analizë mbi përplasjen Rusi-Ukrainë

E diele, 20.02.2022, 08:53 PM


ANALIZË MBI PËRPLASJEN RUSI- UKRAINË

Nga Av. Viktor Mërkuri - Ekspert pranë Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin

Prej disa javësh, edhe pse të alarmuar nga mobilizimi i papreçedent i fuqive ushtarake Ruse në kufirin e Ukrainës, udhëheqësit dhe zyrtarët perëndimorë theksonin se Vladimir Putin nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar. Kishin ende kohë, thanë ata, që Putini të tërhiqej nga pragu. Më 18 shkurt toni ndryshoi. Joe Biden, presidenti i Amerikës, tha se ishte "i bindur", bazuar tek informacioni i agjensive të inteligjencës Amerikane, se mendja e Putinit tashmë ishte e vendosur. Rusia do të sulmojë Ukrainën "në ditët e ardhshme" dhe do të synonte, jo qytete të vogla në lindjë të Ukrainës, por vëtë Kievin.

Kriza në kufirin e Ukrainës ka “zier” që nga Tetori i 2021-shit, kur agjencitë amerikanë vunë re për herë të parë lëvizje të pazakonta ushtarake që i shtynë ata të paralajmërojnë, muajin e ardhshëm, për një pushtim. Për javë të tëra, SHBA dhe aleatët e saj evropianë kanë paralajmëruar se Rusia do të kërkonte të prodhonte një pretekst për luftë, siç është një sulm "flamur i rremë" për të cilin do të fajësohej Ukraina. (Operacionet e quajtura ‘flamur i rremë’ janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar palën përgjegjëse për sulmin ose për të lejuar sulmuesin që të fajësojë një palë tjetër). Ditët e fundit, provat se po ndërtohen pretekste të tilla kanë ardhur shumë dhe shpejt, sipas agjencive perëndimore të cilat bazonin lëvizjet e Kremlinit, deri pak para, në lëvizje bllofe.

Kur Rusia iu bashkua luftës civile në Siri, në verën e vitit 2015, kjo erdhi si tronditje për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhërshëm i SHBA-së, Barack Obama, pretendoi se Siria do të shndërrohej në një "kënetë" për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin. Siria do të ishte “Vietnami” i Rusisë ose “Afganistani” i Putinit, një gabim i rëndë që përfundimisht do të kthehej kundër interesave ruse. Si përfundim. Siria nuk përfundoi si një kënetë për Putinin. Ajo çfarë ndodhi është që Rusia ndryshoi rrjedhën e luftës, duke shpëtuar presidentin sirian Bashar al-Assad nga disfata që po i afrohej, dhe më pas e shndërroi forcën ushtarake në levë diplomatike duke mbajtur në një balancë relative kostot dhe viktimat. Tani Rusia nuk mund të injorohet në Siri, dhe që atëherë, nuk ka pasur zgjidhje diplomatike. Në vend të kësaj, Moska ka grumbulluar një ndikim më të madh rajonal nga Izraeli deri në Libi, dhe ka ruajtur një partner besnik me Asad –in për projeksionin e fuqisë Ruse. Në Siri, ajo që administrata Obama nuk arriti të parashikonte ishte mundësia që ndërhyrja e Rusisë të kishte sukses.

Gjatë 5 muajve surreal të dimrit të 2021–2022, shumë analistë po paralajmëronin për pasoja të tmerrshme për agresorin, në rrast se sulmi në Ukrainë do të ndodhte. Në një analizë racionale kosto-përfitim, mendohet se çmimi i një lufte në shkallë të plotë në Ukrainë do të ishte ndëshkimisht i lartë për Kremlinin dhe do të sillte gjakderdhje të konsiderueshme. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar pasojat për një sulm të tillë, deri në 50,000 viktima civile, minimin e mbështetjes së Putinit nga elita ruse e cila do të vuante ekonomikisht nga tensionet pasuese me Evropën, rrezikimi i ekonomisë Rusise dhe tjetërsimi i publikut. Në të njëjtën kohë, ajo mund të sjellë trupat e NATO-s më afër kufijve të Rusisë, duke e lënë Rusinë të luftojë një rezistencë ukrainase për vitet në vijim. Sipas këtij këndvështrimi, Rusia do të bllokohej në një katastrofë të krijuar nga vetë ajo. Nga ana tjetër, duket se Moska ka bërë analizat e veta kosto-përfitim, dhe ato duket se favorizojnë përmbysjen e status quo-së evropiane. Udhëheqja ruse po merr përsipër më shumë rreziqe, dhe mbi grindjen e politikave të përditshme, Putini duket se beson se është në një mision historik për të forcuar ndikimin e Rusisë në Ukrainë (siç ka bërë së fundmi në Bjellorusi dhe Kazakistan), dhe siç e sheh Moska, një fitore në Ukrainë mund të jetë e arritshme. Sigurisht, Rusia mundet thjesht të zgjasë krizën aktuale pa pushtuar ose pa gjetur ndonjë mënyrë të këndshme për t'u shkëputur, por nëse llogaritja e Kremlinit është e drejtë, siç ishte së fundmi në Siri, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa gjithashtu duhet të përgatiten për një eventualitet tjetër përveç kënetës, dhe ajo është, po sikur Rusia të fitojë në Ukrainë?

Pasojat do jenë gjymtimi i aftësive ushtarake të Ukrainës, mbjellja e trazirave në qeverinë ukrainase dhe, në fund, kthimi i Ukrainës në një shtet të dështuar, një rezultat që Putini kërkon sepse do t'i jepte fund kërcënimit të Ukrainës si një kundërshtar i pazgjidhshëm dhe një sfidë gjithnjë e më serioze të sigurisë. Putini e urren perspektivën e një modeli demokratik të lulëzuar dhe të begatë në djepin e qytetërimit sllav lindor, një zhvillim që mund t'u sigurojë qytetarëve rusë një kornizë gjithnjë e më të këndshme dhe frymëzuese për një tranzicion demokratik në vendin e tyre. Përballë rënies së ndikimit dhe kontrollit mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Ukrainës, Kremlini mund t'i arrijë objektivat e tij vetëm me forcë ushtarake.

Nëse Kremlini fiton kontrollin e Ukrainës ose dhe arrin ta destabilizojë atë në një shkallë të madhe, një epokë e re do të fillojë për SHBA dhe Evropën. Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë do të përballen me sfidën e dyfishtë të rimendimit të sigurisë evropiane dhe mos tërheqjen në një luftë më të madhe me Rusinë. Të gjitha palët do të duhet të marrin në konsideratë potencialin e kundërshtarëve të armatosur me armë bërthamore në konfrontim të drejtpërdrejtë. Këto dy përgjegjësi, mbrojtja me forcë e paqes evropiane dhe shmangia e kujdesshme e përshkallëzimit ushtarak me Rusinë, nuk do të jenë domosdoshmërisht të pajtueshme. SHBA dhe aleatët perëndimorë mund ta gjejnë veten thellësisht të papërgatitur për detyrën e krijimit të një rendi të ri të sigurisë evropiane si rezultat i veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Për Kremlinin, fitorja në Ukrainë mund të shpaloset në forma të ndryshme. Ashtu si në Siri, fitorja jo detyrimisht duhet të rezultojë në një zgjidhje të qëndrueshme. Do të duhet të përfshijë instalimin e një qeverie pro-ruse në Kiev ose përçarjen e vendit në dy fraksione. Rusia do duhet të përdorë gjithashtu sulme kibernetike shkatërruese dhe mjete dezinformuese, të mbështetura nga kërcënimi i forcës për të gjymtuar vendin dhe për të nxitur ndryshimin e regjimit. Në cilindo skenar nga të sipërpërmendurat, si përfundim Ukraina do të jetë shkëputur efektivisht nga Perëndimi, dhe atëherë pyetja e madhe do të jetë cfarë vjen më pas.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhelal Zejneli: Magna Carta Libertatum - Karta e madhe e lirisë, 1215 Ndue Dedaj: Pse klasa politike ka rënë Enver Bytyçi: Shpallja e pavarësisë së Kosovës: - Pse ne shqiptarët jemi gjithnjë të vonuar?! Florim Zeqa: Natyralizimi i Albin Kurtit me shtetin e Kosovës! Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi Jusuf Buxhovi: Shteti i Kosovës - E arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin Xhelal Zejneli: Volteri, autoriteti shpirtëror më i madh i Evropës iluministe Frank Shkreli: Kurrë nuk është vonë, por... Frank Shkreli: Në Prishtinë ekspozitë kushtuar Gjergj Kastriotit Blerim Latifi: Lufta e Dytë Botërore ishte qërim hesapesh midis fuqive të mëdha Gani Mehmetaj: Komisarët politikë dhe komunistët e lajthitur Alesia Shkoza: Dukuria e synimit të maturantëve për të studiuar jashtë Shqipërisë Ndue Ukaj: Qeveria e mirë e ndez një dritëz të vogël dhe s’e mallkon terrin Fran Gjoka: Krimi si tregues sintetik i kriz?s morale t? shoq?ris? Frank Shkreli: Aktivizohet lobimi serb në Washington Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore! Ndue Ukaj: Koficienti i intiligjencës sonë politike vazhdon të pësojë rënie Aleks Kapllaj: Pa lëvizjen e 4 shkurtit, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të çonin lule te shtatorja e Enver Hoxhës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora