E hene, 27.06.2022, 10:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Jahja Drançolli: 91-vjetori i tragjedisë së quajtur Milan Šufflay

E shtune, 19.02.2022, 10:41 PM


Sot kalendari historik ka shënuar 91-vjetorin e tragjedisë së quajtur Milan Šufflay, një nga albanologët më të shquar në botë!

Nga Jahja Drançolli

Natën e 18/19 shkurtit 1931, në Zagreb u krye atentati mbi Milan Shufflay, i përgatitur nga regjimi i mbretit Aleksandër I Karagjorgjeviç, një atentat që pati jehonë të madhe në opinionin publik europian dhe botëror. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i shkencëtarëve të shquar dhe personaliteteve të kulturës, si Albert Einstein, Heinrich Mann e shumë të tjerë, të cilët i kishin dërguar një letër Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris. Sipas letrës, kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.

Šufflay ishte një nga ithtarët kryesorë të idesë së ndarjes së qytetërimeve sipas "Linjës së Teodosit" nga viti 395. Ndërsa në botën shkencore ai u bë i njohur për veprat e tij kapitale në fushën e albanologjisë: "Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I-II ”(“ Akte dhe diploma që ilustrojnë ngjarjet në Arbërinë mesjetare”, në bashkëpunim me L. Thalloczy dhe K. Jireçek, Vjenë: 1913-1918); “Biologjia e popullit shqiptar” (München, 1916) Gjendja e kishave në Arbërinë paraturke: Zona ortodokse e depërtimit në digat katolike”, (Zagreb-Budapest: 1915/16); “Kufijtë e Arbërisë në Mesjetë” (Mynih-Leipzig: 1916); “Qytetet dhe fortifikimet e Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës” (Vjenë-Leipzig: 19241924), “Serbët dhe shqiptarët” (Beograd-Ljubljanë: 1925), “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”; “Fatet politike të Temës së Durrësit” (Zagreb: 1915); romani historik "Alba Limi" kushtuar princit arbër, Kastandin Balsha (1920), dhe shumë ese të tjera të kësaj natyre.

Me këtë opus të pasur albanologjik të bazuar vetëm në burime historike të dorës së parë, Milan Šufflay ishte bërë pengesë e madhe për realizimin e projekteve madhore antishqiptare, jo vetëm nga strukturat mbretërore jugosllave, por edhe më vonë nga shteti komunist i Jugosllavisë, i cili synonte zbrazjen e territoreve shqiptare bazuar në dëshmitë teoriko-shkencore-historike se shqiptarët janë të pranishëm në territore jashtë Shqipërisë politike vetëm nga fillimi i shek. XVII.

Në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja e Milan Šufflay, e përgaditur nga regjimi i mbretit Aleksandri I Karagjorgjeviq, vrasje kjo që kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik europian e botëror. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i personaliteteve të shquara të shkencës dhe të kulturës, si, Albert Einstein, Heinrich Mann e shumë të tjerëve, të cilët kishin dërguar një letër Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris. Sipas letrës në fjalë, kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.

Šufflay ishte një nga nxitësit kryesorë të idesë së ndarjes së qytetërimeve sipas “Linjës së Teodosit” nga viti 395. Ndërsa në botën shkencore u bë i njohur me veprat e tia kapitale nga lëmi i Albanologjisë: “Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I-II” (“Aktet e diplomat që ilustrojnë ngjarjet në Arbërinë Mesjstare”, në bashkëpunim më, L. Thalloczy dhe K. Jireçek. Vjenë: 1913-1918); “Biologjia e popullit të shqiptarëve” (München, 1916); “Gjendja e kishave në Arbërinë paraturke. Zona ortodokse e depërtimit në digat katolike”, (Zagreb-Budapest: 1915/16); “Kufijt e Arbërisë në Mesjetë” (Munich-Leipzig: 1916); “Qytete e fortifikata të Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës” (Vjenë-Leipzig: 19241924), “Serbët dhe Shqiptarët” (Beograd-Lubjanë: 1925), “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”; ”Fatet politike të Themës së Durrësit” (Zagreb: 1915); romani historik “Alba Limi” kushtuar princit arbër, Kastandin Balsha (1920), e shumë shkrime të tjera eseistike të kësaj natyre.

Me këtë opus të pasur albanologjik të mbështetur vetëm në burime historike të dorës së parë, Milan Šufflay ishte bërë pengesë e madhe në realizimin e projekteve të mëdha antishqiptare, jo vetëm nga strukturat mbretërore jugosllave, por edhe më vonë nga shteti komunist i Jugosllavisë, që synonin zbrazjen e territoreve shqiptare duke u mbështetur edhe në dëshmi teorike-shkencore-historike se, gjaja shqiptarët janë të pranishëm në treva jashtë Shqipërisë politike vetëm nga kapërcyelli i shek. XVII.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Tahir Bezhani: Prof. Dr. Salih Ahmeti, hero i ditëve tona Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi, Dishepull i vertetë Gjekë Gjonaj: Rënia e dëshmorit Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj Ibrahim Kabili: Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist Albert Vataj: Kurt Kola, simboli i kalvarit, një jetë që sfidoi Gulagun komunist me zë, zemër dhe penë Eduard Frrokaj: Heroi i Kosovës Gasper Karaqi Albert Vataj: Sot në Ditëlindjen e Shkrimtarit Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit (2) Ibrahim Kabili: Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve... Shqipëria bën pa secilin nga ne, por nuk bën dot pa Gjergj Kastriotin Xhafer Leci: Në përkujtim të 40 vjetorit të Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit Lekë Mrijaj: Përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit Klajd Kapinova: Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956) Selman Etemi: Dijetari dhe plaku i urtë Muzli Isuf Sahiti Gjekë Gjonaj: Dy humanistë nga Malësia Tomë Mrijaj: Trashigimia shpirtërore e Mons. dr. Zef Oroshit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora