Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi

| E enjte, 17.02.2022, 08:22 PM |


Blerim Latifi:

Bosnja dhe Spanja nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por të dy këto shtete paskan diçka të njëjtë me Kosovën, e që nuk e paska asnjë shtet tjetër në botë, përjashto mikroshtetin e San Marinos në Itali.

Të katër këto shtete himnet shtetërore i kanë pa tekste. Himni i Spanjës ka pasur tekst, mirëpo duke qenë i përdorur nga Franko gjatë Luftës Civile, pas rënies së regjimit të tij, teksti qenka hequr krejtësisht nga himni zyrtar. Himni pa tekst i Bosnjës dihet pse është vendosur: tri etni armiqësore, që mbahen me zor në një shtet kuazi të përbashkët, kuptohet se nuk mund të pajtohen as rreth një teksti të përbashkët të himnit shtetëror.

Ndërkaq, Kosovës ia kanë imponu zgjidhjen e Bosnjës, edhe pse këtu 95 për qind e popullatës i takon vetëm një etnie dhe historia ka ndodhur ndryshe prej asaj të Bosnjës. Motivi i zgjidhjes së Bosnjës hetohet edhe tek dizajni i flamurit të Kosovës.

Ky bosnjëzim simbolik i Kosovës mund të mbahet edhe më tutje për arsye pragmatike, por rrënjosja e tij në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të Kosovës është pa të ardhme. Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi.