E hene, 29.04.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Me poetin Gjekë Marinaj dhe kuajt tanë

E enjte, 17.02.2022, 08:50 PM


ME POETIN GJEKË MARINAJ

DHE KUAJT TANË…

Nga Visar Zhiti

Takimi me poetin Gjekë Marinaj në një pasdite dimri në New York ishte i përzemërt dhe i ngrohtë, ende nuk më ka ikur ajo ndjesi e mirë, që s’ma shkaktoi vetëm biseda, por dhe qendrimi i tij, një fisnikëri sa qytetare, po aq dhe prej malësori të Veriut tonë. Nê fjalën e tij si themelues i Shoqatës se shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe presidenti i parë i saj, në takimin me rastin e 20 vjetorit, ai tha urtësisht se kjo kishte qenë një arritje e përbashkët, janë të tjerë po aq kryesorë, ai pati fatin ta firmoste…

Kur unë i thashë se poezia e tij “Kuajt”, që u bë aq e njohur për metaforën kunder tjetersimit të njeriut në totalitarizëm, ka paraprirë, ai u përgjigj se më parë ishte poezia e shkruar burgjeve, që ndolli lirinë…

E kujtoj atë poezi, “Kuajt”, s’kisha shumë që kisha dalë nga burgu, e lexova në gazetën “Drita”, guxuan ta botonin, kur s’kishte rënë ende diktatura, bëri bujë dhe autori i saj 22 vjeçar rrezikonte të burgosej dhe u arratis nga fshati i tij…

Sot është Profesor letërsie në Univeristetin e Texas-it në Dallas, PhD, në SHBA, me po atë “përunjësi krenare” si të malësorëve, ndërkaq poet i përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Edhe unë kam një poezi të bërë më mend, për kalin që më erdhi në frengjinë e qelisë si Pegas. Pastaj e shkruajta kur munda në burg… dhe pati fat, doli, u botua… është përkthyer,  recituar dhe ajo. Po i sjell këto dy poezi për kuajt tanë, kuaj Shqipërie… Dhe si mirënjohje për atë takim aq mbresëlënës me poetin Gjekë Marinaj, që nuk më la vetëm në atë pasdite të ftohtë njujorkeze. Teksa rrinim jashtë nën dritat marramendëse të metropolit botëror, pata ndjesinë se po vinin kuajt, por jo, ishin veturat. U ndanë si të ishim miq të hershëm…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora