E enjte, 25.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Të humbësh tre fëmijët në internim

E diele, 13.02.2022, 07:18 PM


Kastriot Dervishi:

Të humbësh tre fëmijët në internim

Familja e Ramë Habilit u internua në Kampin e Beratit kur nisën internimet e para në vitin 1945. Bashkëshortes së Ramës, zj.Vathe (në qendër të fotos), i vdiqën në internim tre fëmijë; në Berat vajza Nexhmije (3 vjeç) dhe në Tepelenë dy fëmijët e tjerë: Mukadesi (djathtas në foto) më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe Xhevati (majtas fotos) më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit, përkatësisht 6 dhe 9 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Mukadesi është fëmija i parë i vdekur në Kampin e Tepelenës së bashku me një foshnje tjetër disamuajshme me emrin Fijar nga Thethi i Shkodrës.

Fotografia besohet se është bërë në Berat, gjatë internimit atje.

_______

300 mijë dollaro

Mbledhja e Byrosë Politike e datës 12.2.1985, e njohur si e marmelatës dhe reçelit, kishte në rendin e ditës katër pika. E para ishte mbi gjendjen në industrinë e lehtë dhe ushqimore. Procesverbali në letër, është shumë i ndryshuar nga origjinali i incizuar. I shkruar, në një pjesë paraqitet kështu:

Shoku Enver Hoxha: A do të realizohen investimet që janë caktuar për vitin 1985?

Shoqja Vito Kapo: Për sa u takon investimeve, ato që kishim për vitin 1984 i realizuam, tani ecim mirë, nuk kemi ndonjë problem. Edhe investime e vitit 1985 mendojmë se do t’i realizojmë.

Shoku Enver Hoxha: Po investimet e 5-vjeçarit të tetë, si do të realizohen, të shkëputura e të ndara me kuota: më 1988 300 mijë dollarë, më 1989 po 300 mijë dollarë dhe më 1990 300 mijë dollarë?

_______

Krahina e Kolonjës ka qenë ndër më të gjakosurat në luftën civile të viteve 1943-1944. Nuk kishte pushtues atje. Një gazetë e vogël, "Oshëtima e Korçës", organ i rinisë korçare, nr.3-4, maj-qershor 1944, faqe 37, boton lajmin e vetëhelmimit të një vajze së cilës i kishin kërkuar mobilizim me forcë në çetat komuniste, "për nevoja lufte".

_______

Trakt i vitit 1944 hedhur në Tiranë. Kur mendon rreth 2 mijë të vrarë nga terrori të kuq në vitet 1943-1944 (shifra në Kosovë e vende të tjera jashtë kufijve të shkaktuar nga ky terror nuk dihet e saktë), bindesh për simbolikën e gjetur në këtë trakt.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora