E diele, 27.11.2022, 12:18 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 4 shkurtin e provokoi 3 shkurti 1944

E enjte, 10.02.2022, 07:10 PM


4 shkurtin e provokoi 3 shkurti 1944

Nga Kastriot Dervishi

Sipas raportit të datë 5.2.1944 të komandantit të Xhandarmërisë së Tiranës, major Subhi Topulli, ora 16.00 të datës 3.2.1944, prapa Ministrisë së Arsimit (Ministria e Financave sot, ish Ministra e Mbrojtjes deri vonë), komunistët Todi Shkurti, 22 vjeç nga Fieri; Hasan Çeliku, 36 vjeç nga Tirana; Mihal Jani (Koço) 20 vjeç nga katundi Beloinë. Të gjithë banonin në Tiranë. Të tre kishin pasur ndër mend të vrisnin Xhaferr Devën, i cili banonte aty afër. Në çastin kur kalon makina ku ishte brenda Fahri Ibrahimi (Mitrovica), që thuhet se ishte nip i Xhaferit, komunistët hodhën bomba dhe qëlluan me armë kundër tij. Fahriu plagoset rëndë dhe nga plagët e shumta vdiq në spital. Pas ngjarjes, tre komunistët u përballën me forcat e regjimentit “Kosova”, të cilët i vranë në vend dhe më pas i identifikuan cilët ishin. Në mbrëmjen e 3 dhe 4 shkurtit 1944, Xhafer Deva, u hakmor ndaj vrasjes së nipit. Forcat e komanduara prej tij vranë 27 persona të identifikuar dhe 14 të paidentifikuar, prej të cilëve 3 ishin italianë dhe 4 jugosllavë. Një pjesë ishin nxjerrë nga burgu i Tiranës. Operacioni i spastrimit do ishte më i gjatë sikur të mos kishte ndërhyrjen e Këshillit të Naltë, i cili kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të tij. Forcat gjermane të vendosura në Tiranë, nuk u përzien fare në këto veprime.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora