E shtune, 20.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Mehmet Musa: Pranë varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushaj!

E merkure, 09.02.2022, 09:00 PM


?Pranë varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushaj!

Nga Mehmet Musa

Java e tretë e janarit  e këti viti edhe pse ishte dimër, nuk kishte borë, shi, fërfllazë e acar, por edhe sikur të ishte dimër i egër nuk kishte mundë kush t‘i ndalë burrat nga Shqipëria, bashkia e Gjakovës dhe Deçanit që, në mëngjesin e asaj  dite të fillojnë rrugën për në Malsi të Gjakovës, në Bajram Curri, Bujan e Gri. Qëllimi i kësajë vizite kishte shumë arsye, në njerën anë të takohemi vëllau me vëlla, që dikur as që  mundë të imagjinohej, të merrej ajo rrugë aq lehtë, por prapë se prapë shpresa nuk vritej, sepse jetonim në iluzione se një ditë herët a vonë do bashkohej vëllai me vëllanë! Ato iluzione e shpresa, për fat të madh i mbijetuam dhe u benë realitet, ngase zëri i embël dhe telat e çiftelisë së malsorës nga Dragobia Fatime Sokolit, depërtonin në çdo pëllembë toke ku flitet shqip, dhe nuk njihnin fare kufi. Dhe në  anën tjetër ishim të vendosur që t’i vizitojmë varret e dy burrave të Krasniqes, babë e birë afër njëri tjetrit, Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadikut .Vizitën e parë e bëmë për ngushllime të malsori Osman Lusha, në Bajram Curri ngase para një muaji ishte vetmuar duke i ikur në amshim shoku i tij i jetës Hava, më pas së bashku me Osman Lushën shkuam në Bujan të Smajl Avdia, ku i kishim ngelur borgj për ta ngushëlluar për babain e tij shekullorin  Avdi Rexhën e Krasniqes, edhe pse kishin kaluar më shumë se dy vite ku Abdi Rexha kishte ndërruar jetë, por populli ynë thotë se ngushëllimeve kurrë nuk u ikë koha.

Më vonë erdhi nga Bujani Plaku i Krasniqes Bajram Sylejmani i mulosmanajve e stërnipi i Zeqir Halilit të Krasniqes, së bashku me Ramë Mujën, në Restauranin  që mbante në ballë emërin e të pavdekshmit Avdi Rexha. Është veshtirë të përshkruhet atmosfera vëllazërore, në ato çaste që kaluam së bashku. Në bazë të zakonit te maleve tona nikoqiri me mish e shpirtë perpiqet të ia plotësojë çdo dëshirë mysafirit. Fillova të i falënderoj për mikpritjen dhe respektin e pafund që shfaqën ndaj nesh, por dhe shtrova një kërkesë; burra, nga Isniqi i Shqipërisë jam nisur edhe me një mendim e qëllim, që ta takoj dhe t’i foli dy fjalë me birin e Malësisë se Gjakovës, me intelektualin, poetin, shkrimtarin e mjeshtrin e letrave shqipe Zeqir Sadik Lushaj i cili na dështoj duke na ikur ashtu siç ikë vetima, e duke na lënë me sy të përlotur edhe për një kohë të gjatë. Iteresant eshtë, se kurrë me Zeqir Lushajn nuk jemi takuar ndonjëherë fizikisht, jemi takuar vetëm në distancë, dhe kemi ngelë vëllezër për njëmijë vite. Ramë Muja dhe Osman Lusha, u ngritën në këmbë për të ma plotësuar kërkesën dhe, me makinën e Ramë Mujës filluam rrugën për në Gri, nuk mora kënd tjetër me vete nga shokët që ishin me mua, ndjenjat ishin të përziera, në kokë me bluante një mendim se si do e përballoj dhe si do të qëndroj kurë të shof varrin e Zeqir Lushaj. Pastaj më sillej vërdallë në kokë zeri i trashë prej kreshniku kur shpeshëhere flitnim së bashku në telefon, dhe  flitnim për Shkup e për Shkodër, për Shqipërinë e coptuar në gjashtë shtete e, për shqiptarët e coptuar në dymdhjetëmijë parti. E flitnim çka nuk flitnim, për kullën e Bujanit dhe vendimet që u morën në atë kullë me 2 janar 1944, ndersa kur shkroi tekstin e këngës para tre viteve për Sali Shatrin „Por si uji që rrjedhe pre vrellet, dera e Shatrit kurrë nuk shterret“e falënderova dhe më tha; i kemi borgj shumë më shumë ati burri të Dardanisë sepse e kam njohur mirë dhe, një jetë në borë e shi me armë në dorë e në brez ia kushtoi Shqipërisë së ndarë në gjashtë shtete. Më falënderoi edhe për bashkpunimin që bëja me portalin „Zemra Shqiptare“  bile njëherë nga modestia i thash o baca Zeqir unë nuk di të shkruaj mirë, e Ai menjëherë u përgjigj shkurt, ti nuk shkruan as mirë e as keq, por ti shkruan të vërtetën, e në këto kohë me  të errëta se kurrë më parë ku gjindeni, kemi nevojë edhe për ata që nuk shkruajnë mirë e as keq por, që shkruajnë të vërtetën. Më porositi që të shkruaja për ngjarjet e Kosovës, me theks të veçantë për gjashtë mujorin e dytë të vitit 1981, ku ja plotësova atë deshirë por pasi që ndërroj jetë baca Zeqir, dhe vërtetë u binda që ndërroi jetë kryeredaktori i „Zemrës Shqiptare“ mendje ndrituri Zeqir Lushaj sepse shkrimi me titull; „Pranvera e vitit 1981 ishte bombë atomike kunder Jugosllavisë dhe bashkim-vëllezerimit“ nuk u botua edhe sot e kësajë dite dhe qëndron varur në sirtarët e portalit  Zemra Shqiptare. Makina që drejtonte me shumë kujdes Ramë Muja, ecte ngadalë rrugës së thyeshme rranzë gështenjave të Grisë, gështënja të cilat edhe Zeqir Lushaj ka mbledhur  bashkë me moshatarët e Tijë kur ishin fëmijë të vegjël.

Asaj rruge të thyeshme e të kthyeshme plot leqe, arritëm të varrët e babait dhe birit, të varret e Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadik Lushaj, ishin ndjenja të pa përshkruara, të behej zemra gropë për atë që kurrë nuk je takuar me të fizikisht, por, që e ke shkruar në rrasë të zemrës përjetsisht. Që të flas me zë të lartë disa fjalë me Zeqir Lushaj nuk më lejuan rrethanat ngase mendoja që nuk do më kuptojnë malsorët e kësaj ane që më shoqëronin; Ramë Muja e Osman Lusha. Dhe fola në heshtje vetmevete; Baca Zeqir pse u shove, pse ike kur Shqipëria natyrale kishte nevojë më së tepërmi për ty, kishte nevojë Isniqi, Gllogjani, Tomoci, Gjilani, Presheva, Zhunica e Norça, Gjirokastra, Tropoja e Shkodra. Kishin nevojë për rrjeshtat e artë e për pendën Tuaj, për prozën e poezinë Tuaj. kishin nevojë për mendimet, këshillat e udhëzimet që nuk i përkitnin asnjë partie e religjioni por vetëm të këti kombi që nuk ka në botë komb të ndarë në gjashtë copa siç eshtë kombi ynë.

A thue bacë a pate kujtë me ja lanë testament dijën dhe mençurinë tuaj që, në kombin tonë janë të rrallë ata burra siç keni qenë Ju. E kujt ia le amanet teorinë që ishte moto e tërë jetës Tuaj „Vraponi burra ta bëjmë Shqipërinë as të vogël e as të madhe, por Shqipërinë natyrale të të gjithë shqiptarëve me një kushtetutë, kufi, flamur e me një ushtri“

Baca Zeqir të qoftë i lehtë dheu i Grisë e çmallu me bablokun tënd Sadik Selmanin.

Pastaj morëm rrugën tëposhtë dalë ngadalë duke lënë një pjesë të shpirtit pranë varrit të Zeqir Lushaj. Por ma kishte enda pasi që jemi në fshatin Gri ta pimë nga një kafe dhe një gotë Skënderbe të miku im i vjetër 95 vjeçari Shpend Rrustemi, dhe në befasi thirrëm të dera; o Shpend Rrustemi a don miq, edhe pse ishte në moshë afër një shekulli, Shpend Rrustemi na priti e na përcolli siç e pret vëllai vëllanë. Me të arritur në Bujan shifej kulla historike e vendimeve të Bujanit, e lagur dhe bërë qullë, jo nga dimërat e egër, reshjet e borës e shiut, fërfllaza e acari që rrendojnë mbi kullën tash 79 vite, por nga lotët e kullës që kurrë nuk do të pushojnë deri atë ditë që çdo pëllëmbë toke shqip ka flitët të thirrët Shqipëri.

Kështu përfunduam vizitën në Malësinë e Gjakovës në janarin e këti viti.

Rrespekt e lavdi nder mote për  burrat e Malësisë së Gjakovës nder shekuj që dhanë jetën për ta bërë Preshevën Shqipëri!!!



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora