Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Floriana Garo: Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur në mbështetje të Lulzim Bashës

| E merkure, 09.02.2022, 07:05 PM |


Floriana Garo:

Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë.

Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës.

Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur.

Prandaj më 6 Mars të votojmë për t'i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën! #shtepiaelirise