E shtune, 20.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Edhe unë jam me Ambasadorin gjerman në Kosovë

E marte, 08.02.2022, 06:37 PM


Edhe unë jam me Ambasadorin gjerman në Kosovë: “ Mos e shtrembëroni  të vërtetën” . Jo, renovimit të shtëpisë së Xhafer Deves !

Shkruan Fahri Xharra

Me përfundimin e nacizmit gjerman  ka përfunduar edhe historia e Xhafer Devës. Nuk e kuptoj aspak qëndrimin shqiptar ndaj bashkëpunëtorëve të nacizmir e sidomos ndaj Xhafer Devës. Nëse ka mbetur patriotizmi  dhe atdhedashuria e jonë në lartësimin e figurës së Xhafer Deves, atëherë kemi ra nga provimi i atdhetarisë.

Pse Ministria e Kultures se Kosovës e fillon një punë së cilës nuk ia di pasojat politike? Pse fillohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Deves pa një diskutim publik ?

A nuk kemi ndonjë objekt tjetër historik që e pret renovimin? Pse nuk financoni në përmendorët e të parëve tanë historik, si Teuta , Agroni, Bardhyli, Priami Pirroburri etje? Këto do i jepnin mderë shqiptarisë.

Po, kush e nisi këtë nismë me pasoja të rënda politike, të cilave ju të Ministrisë as që iu dini të ardhmen . Pse nuk i pyesni historianët e vërtetë që e mendojnë t`ardhmen e Kosovës? Kush ju mashtroi që të nrisni një veto të të madhe në Bashkësinë Europiane kundër nesh.

Edhe unë jam me Amasadorin gjerman kur thotë :” kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.

Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.

“Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Mendimi im . mos kundër Kosovës !

E shihni foton?  Xhafer Deva një cukël në krahun e Kosta Peçancit, kriminelit më madh çetnik në Kosovë?

Mësoni historinë ju të Ministrisë së Kulturës.

Po e japi në detaj; gjatë kohës së okupacionit , Xhafer Deva ka ardhë në Gjakovë ka ardhur me qëllim të djegëjes së rrugës së shqiptarëve ortodoks në Gjakovë me shpi e katandi . Paria e kohës nuk e ka lejuar këtë krim që kishte me na u përmendë tërë jetën

E falem nderoj Ambasadorin gjerman Zotin Rohde që ka dalë kundër këtij rindërtimi dhe me këte i ka ndihmuar Kosovës.

Historia nuk “zbardhet” me bashkëpunëtorët e llojit të Kosta Peçancit !

Fahri Xharra 07.02.22

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora