E enjte, 28.03.2024, 11:08 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 1978/Në burg nëna dhe e bija 13 vjeç e gjysmë

E diele, 06.02.2022, 07:09 PM


1978/Në burg nëna dhe e bija 13 vjeç e gjysmë

Nga Kastriot Dervishi

Më 14.2.1978, një 35 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, shtatzënë, së bashku me vajzën e saj 13 vjeç e gjysmë, tentoi pa sukses të arratisej në zonën e Pogradecit. Të dyja u arrestuan. Sipas nenit 7 të Kodit Penal të kohës, mosha për përgjegjësi penale e një personi duhej të ishte mbi 14 vjeç. As ligjet e veta nuk respektonin. Por për të dënuar vajzën, gjykata falsifikon aktet e gjendjes civile, duke e paraqitur në gjyq 5 muaj më të madhe, sikur kishte mbushur moshën 14 vjeç. Gjatë kohës së paraburgimit në Pogradec, gëlltiti një bisht luge dhe rrezikonte jetën. U dërgua në spitalin e Pogradecit, por mjekët gjinekologë, kirurgë, patologë dhe radiologë, arritën në përfundimin se ishte stimulante dhe bënte kot. Nga këmbëngulja e të pandehurës, u dërgua në spitalin e Korçës dhe atje u konstatua se bishti i lugës ndodhej në stomak dhe rekomandohej operimi urgjentisht. Gjykata e Rrethit Pogradec, e drejtuar nga një grua, me vendimin nr.31, datë 9.5.1978, i deklaroi fajtore dhe i dënoi: nënën me 10 vjet dhe vajzën me 2 vjet heqje lirie. Nëna vuajti 4 vjet, 9 muaj, 1 ditë burgim. E bija, ndonëse fëmijë, thuajse e kreu të plotë dënimin, vuajti 1 vit, 11 muaj, 10 ditë burgim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora