Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Populli arbëror e ka tregu veten dy herë - në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve

| E diele, 06.02.2022, 12:25 PM |


Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Europës dhe të Hebrenjve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit

Nga Gjon Keka

Popullit arbëror dy herë i ka rënë ta tregoj veten përgjatë historisë:

e para në krye me Gjergj Kastriotin arriti ta mbroj nderin dhe civilizimin e përbashkët të kombeve të Europës dhe,

e dyta Mbrojtja e hebrenjve të pafajshëm nga regjimi i egër nazist.

Kjo e dyta është bërë në saje të Besës dhe Mikëpritjes që tradicionalisht e kishte populli ynë.

Këto vlera që janë të rralla ndër kombe e që kombi ynë fatmirësisht i ka pas në traditën e tij fisnike ,e kanë bërë të njohur për të mirë ,dhe është marrë shembull për të mirë sidomos në rastin e mbrojtjes së herbrenjve.

Pokështu kjo strehë për hebrenjët më pas i ndihmojë popullit tonë sidomos të Kosovës që gjatë luftës së fundit,populli ynë ta gjejë mbështetjen e hebrenjve në Amerikë, dhe e hebrenjve në Izrael, që strehuan familje refugjatësh. Nuk duhet harruar edhe ndikimin e madhë që pati lobi hebre-amerikan në çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar edhe këtë sikur që dihet edhe albanologu hebre Norbert Jokl që nga koha e përndjekjes së herbrenjve nga nazistët në Austri, shikonte udhët se si të vendosej në Shqipëri aty ku hebrenjtë e gjetën strehën,mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.

Albanologu Jokli ,jo rastësisht donte të vendosej në Shqipëri,sepse ai e njihte thellë traditën ,historinë,Besën dhe Mikëpritjen shqiptare.

Kjo ditë duhet t'i shërbej njerëzimit si një kujtesë e ndërgjegjësimit për të ardhmen që një tragjedi e tillë kurrë mos të përsëritet më.