Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 'Pasuria'

| E enjte, 03.02.2022, 08:15 PM |


"Pasuria"

Nga Kastriot Dervishi

Sami Dangëllia (1920-1987) dhe Haxhi Mekolli (1923-1987) u dënuan së bashku me të njëjtat vendime. Në vitin 1945 dhe 1960. Të dy u arrestuan më 2.11.1959 në përpjekje për arratisje. Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Lushnje, me vendimin nr.6, datë 13.2.1960, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. U kërkua marrja e pasurisë, tashmë për herë të dytë, se njëherë ia kishin marrë ato që kish pasur në vitin 1945. Përgjigja e përmbarimit është kjo bashkëlidhur.