Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Çka të mbjellim, korrim

| E marte, 01.02.2022, 06:59 PM |


Ndue Ukaj:

Të gjithë ata që e duan atdheun dhe përparimin e tij, duhet ta dinë se nuk luftohet e keqja duke i kushtuar kohë e vëmendje të përditshme, por duke e mbjellë të mirën, sipas parimit të mirënjohur: çka të mbjellim, korrim.

Gjithashtu, të gjithë ata që e duan atdheun dhe përparimin e tij, duhet ta kuptojnë se nuk luftohet mediokriteti, duke i kushtuar vëmendje të pamerituar atij dhe njerëzve që përfaqësojnë atë.

Fatkeqësisht, një gjë të tillë shoqëria jonë e ka bërë tash e sa vite, duke u dhënë krahë e këmbë budallenjve e mediokërve.

Kjo është arseja pse te ne ka kaq rrëmujë shpirtërore e mjegull mendore.

Prandaj, krejt ju që shtireni si moralistë dhe i jepni zor të korrektoni shoqërinë duke sharë

e duke u grindë, dijeni se jeni ju ata që e mbani në këmbë mediokritetin dhe të keqen, sepse u kushtoni vëmendje të pamerituar mediokërve dhe shpirtngushtëve. Dhe kështu, antimodelet i shndërroni në modele shoqërore.

Organizmi ynë kombëtar, tash e sa vite kequshqehet dhe pasojat nga ky kequshqim do të jenë afatgjate. E nëse nuk e ndërrojmë dietën, mund të jenë fatale.

Duhet me urgjencë të bëjmë një katharsis shpirtëror dhe ta ajrosemi mjedisin tonë të ndotur moral, nëse duam në një të ardhme të bëhemi shoqëri normale.