E enjte, 28.03.2024, 11:19 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: I vrarë në Repartin nr. 309 Laç

E hene, 31.01.2022, 07:50 PM


I vrarë në Repartin nr. 309 Laç

Nga Kastriot Dervishi

Eqerem Zeko, i vitlindjes 1910, nga lagja “Palorto” e Gjirokastrës u arrestua më 14.9.1949. U dënua me vdekje, në një proces të madh me 9 persona të tjerë në një proces thellësisht fals. Dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e punë të detyruar. Ishte 54 vjeç kur u vra më 24.8.1964, ora 9.50 duke vuajtur dënimin në Repartin nr.309 Laç. Me një karrocë dore po hidhte mbeturinat në një gropë brenda rrethimit të kampit, kur u qëllua për vdekje me një breshëri plumbash. Në foto, ai duket i shtrirë dhe me kapele në kokë, gati në mes të kampit, çka hidhte poshtë aludimin se kishte kaluar vijën e ndaluar.

Ushtar Ramiu që e vrau u arrestua më 12.10.1964. Gjykata e dënoi me 2 vjet heqje lirie, duke e justifikuar masën e vogël me moshën e tij të re, "nivelin e ulët kulturor dhe përbërjen e mirë familjare". Binte në sy fakti se gjykata nxori në pah faktin se ushtari kish qëlluar pa paralajmërim, ndërsa në raportin e parë të ngjarjes ishte thënë ndryshe nga komanda. Thuhej se Eqeremi fliste me të dënuarit për jetën e mëparshme të diktatorit në qytetin e tij të lindjes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora