E enjte, 25.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist

E diele, 30.01.2022, 08:48 PM


Krimet e komunizmit

Nikë Micakaj, trieshjani 32 – vjeçar, viktimë e regjimit komunist

Nga Gjekë Gjonaj

Komunistët shqiptarë nuk kursyen nga pushkatimi as Nikë Marash  Micakaj, nga fshati Bëkaj i malit të Trieshit. Mëkati i tij i vetëm , për të cilin u vra ,   ishte se e deshi  me gjithë shpirt shtetin amë - Shqipërinë Etnike. 

Këtë martir të demokracisë dhe lirisë, e vranë   forcat ushtarake komuniste shqiptare   pa  gjyq dhe pa faj në  moshën 32 – vjeçare në  muajin maj të vitit 1946,  diku rrënxë malit të  Deçiqit. Atij paraprakisht    ushtria komuniste i rrethon shtëpinë  dhe në befasi e arreston    Bardhaj,  vend  në brigjet e lumit Cem, në mes të Grabomit dhe Tamarës.   Familja  u vesh me të zeza  pasi u vra, para togës së pushkatimit   nga xhelatët komunistë të udhëhequr nga  famëkeqi  toger Baba,  ky  luftëtar trim i pamposhtur, i cili asnjëherë nuk u dorëzua  në rrugën e tij.  Ajo ditë mizore e 76 vjetëve më parë ,  ditë e zezë   e  majit 1946, do të mbetet plagë e rëndë e pashëruar përgjithmonë për familjarët, farefisin, Trieshin dhe krejt  Malësinë.

Trieshjani, Nikë Micakaj, i njohur në Kelmend  si Nikë Marash Ujka, ndërsa në vende tjera si Nikë dajaku,    i dashuruar     me Shqipërinë, ishte  ndër ata nacionalistë malësorë (shqiptarë)  të angazhuar maksimalisht për bashkimin e trojeve  etnike.  Ishte   njëri prej atyre  burrave malësorë  që ishin betuar për të mos e lënë komunizmin të instalohej në Shqipëri, i bindur se   përfundimisht  kjo ideologji  do të ndrydhë  dhe do të shkatërrojë  personalitetin e njeriut.  

Ky djalë i ri, e  patriot, për asnjë çast dhe asnjëherë nuk iu tremb kërcënimeve as të komunistëve  shqiptarë të  Enver Hoxhës, as atyre serbo-malazez të Josip Broz Titos, të cilët në atë kohë bashkëpunonin ngushtë  njëri me tjetrin     ushtrimin e dhunës, torturës   dhe ekzekutimit   pa gjyqe, të nacionalistëve  shqiptarë dhe familjeve të tyre të cilat nuk mbështesnin  regjimin  (shtetin)  komunist.

Historia e këtij antikomunisti  nuk u mbyll me vrasjen e tij.  Eshtrat  i janë zhdukur ndoshta përgjithmonë. Varri i këtij luftëtari trim të  “harruar”  nuk dihet as sot e kësaj dite, sikur i shumë malësorëve   të tjerë  të cilët derdhën  gjakun e tyre nga kriminelët e kuq, sepse e donin  Malësinë dhe Shqipërinë Etnike  të lirë dhe të çliruar  nga pushtuesit  komunist, të cilët interesoheshin vetëm për interesat dhe pozitat e tyre e jo për lirinë e tokave shqiptare.

Bazuar në  fakte dhe në dosjen familjare  Nikë Micakaj u lind në vitin   1914, në fshatin Bëkaj të Trieshit.  Ishte djali i dytë i prindërve,  Marash dhe  Katrinës (e lindur Bojaj).  U rrit dhe u edukua  në një familje me ndjenja te larta kombëtare dhe burrërore.  Që në fëmijëri u brumos dhe  u formua, duke dëgjuar  rrëfime nga babai, gjyshi dhe axhët,  për trimërinë dhe bujarinë e  njohur në trojet shqiptare    vëllazërisë    Bëkajve të  Trieshit.  Qysh në rini  u shqua  nga  moshatarët  për trimëri  dhe zgjuarsi, por  edhe për talentin  që kishte për   qitje me armë zjarri.   Pikësynim kishte të arrijë  suksesin  e gjyshit, Ujkë Gjonit, i cili  e  bëri   popin e kishës serbe t’i mallkoj kuçasit pas disfatës që pësuan ata disa herë   në sulmet e tyre hakmarrëse  ndaj  fisit Micakaj. Arsyeja e këtij mallkimi ishte  frika e  secilit kuças që  nisej për t’u hakmarrë ndaj Micakajve se  do  të vritej.  Këtë  e dëshmon më së miri rapsodi popullor përmes këtyre vargjeve: 

“...Ujk Gjon Cuku djal i ri

gjaqe la në shkijeni...”

Nikë Micakajn    vitin 1935 e mobilizojnë në ushtri. Si ushtar e  çojnë në Kotorr. Atje, gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak,  takohet me një ushtar jugosllav,  të cilin e kishin transferuar (larguar)  nga  Kazerma  Ushtarake në fshatin  Poprat ( Triesh) , ku ai kishte vrarë  kushëririn e Nikës, Zef Purin Micakaj, në prag të derës së shtëpisë së tij.   Pas  një kohe ushtari vrasës,  fillon t’i  lavdërohet Nikës  se e ka vrarë një shqiptar, Zef Purin,  në vendlindjen e tij . Nika  me zemërim    thellë e mllef të madh i përgjigjet  rrëmbyeshëm: “ O katil  i pashpirt e mizor,   ti  paske vrarë vëllain tim.” Me shpejtësi nxori armën dhe e la ushtarin gjakatar të vdekur  në vend.  Me shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë që kishte  arriti  të ik dhe t’u shpëtoj  breshërive të plumbave të ushtarëve jugosllavë.  Së pari ndalet në Ulqin, prej ku shkon në Shkodër. Atje u bashkëngjitet çetave vullnetare  kryengritëse nacionaliste e antikomuniste të Malësisë së Madhe. 

Ky pishtar i lirisë merr pjesë aktive me pushkë në dorë    kryengritjet   që u zhvilluan në Kelmend e  krahina tjera të Malësisë së Madhe  kundër forcave  të ndjekjes partizane jugosllave - shqiptare. Luftoi  me trimëri deri në vdekje për çlirimin e trojeve shqiptare nga kthetra komuniste, bashkë me  prijësin popullor të Kelmendit  dhe mbrojtësin e   kufijve  të Vermoshit  nga aspiratat serbo-malazeze, Prekë Calin dhe bashkëluftëtarët e tjerë trima e të paluhatshëm  në kryengritje,  në të cilën  u  dënuan me vdekje (pushkatim), u vranë mizorisht , u burgosën dhe u shpërngulën në kampet e internimit  të Kavajës, të  Tepelenës, të Volçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. 

Ky trim sypatrembur  dhe viktimë e regjimit komunist  duhet të mos harrohet kurrë nga populli  fisnik  i Malësisë së Madhe, e  as nga  historia e cila  do të duhej ta njohë si dëshmor e atdhedashës.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Kurt Kola, simboli i kalvarit, një jetë që sfidoi Gulagun komunist me zë, zemër dhe penë Eduard Frrokaj: Heroi i Kosovës Gasper Karaqi Albert Vataj: Sot në Ditëlindjen e Shkrimtarit Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit (2) Ibrahim Kabili: Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve... Xhafer Leci: Në përkujtim të 40 vjetorit të Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit Lekë Mrijaj: Përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit Klajd Kapinova: Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956) Selman Etemi: Dijetari dhe plaku i urtë Muzli Isuf Sahiti Gjekë Gjonaj: Dy humanistë nga Malësia Tomë Mrijaj: Trashigimia shpirtërore e Mons. dr. Zef Oroshit Gëzim Puka: Kupe Danja dhe kronika poetike Albert Vataj: Faik Konica, shqiptari i ditur, kurajoz dhe polemist Enver Bytyçi: Ibrahim Rugova - gjeni i të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës! Gjekë Gjonaj: Historia e dhimbshme e pushkatimit të Nikollë Gjolajt në lulen e rinisë Kastriot Dervishi: Qani Sadiku - një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste Shefqet Dibrani: Nazmi Peci - Në një vjetorin e vdekjes

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora