E marte, 23.04.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Filati i Çamerisë ishte Troja e Epirit

E diele, 30.01.2022, 07:16 PM


Filati i Çamërisë ishte Troja e Epirit

Shkruan Fahri Xharra

Nëse e shikoni hartën e më sipërme e vëreni që shkruan “ The Beginings of Historic Greece 700-600 BC . Pra kjo ishte koha e ardhje se helenëve – një populli  semito-aziatik i cili e pushtotoi  ato pjesë pellazgjike duke vjedhur të gjitha shkrimet historike pellazgjike për të kaluarën tonë. Në atë kohë filloi shtrembërimi  i madh i historisë, duke e mohuar lashtësinë origjinale dhe duke përvetësuar çdo gjë të mundur.

Me lindjen e “teorisë  së gjuhëve indoeuropiane “ ( viti 1800 ) iu dha edhe një grusht i rëndë pellazgjisë dhe të gjithë popujve pellazgjik të Ilirisë dhe Azisë së Vogël duke i quajtur me prejardhje greke.   Grushti tjetër ishte pavarësia e Greqisë aktuale e viteve 1821, luftën për te që e bën  kryesisht arvanitasit, por shkenca europiane e përkrahu  vazhdimësinë e një populli të pa qenë- grekëve.

Sot është shumë e vështirë që të thellohemi në hulumtime , pasi që ajo që i talonte kohës së para shekujve shtatë BC ( para Krishtit ) është zhdukur. Edhe djegëja e Bibliotekës së Aleksandrisë i ka shkaktuar në dëm  të madh të vërtetës sonë historike.

Ne e kemi një gjë me vlerë që është në duart tona e ajo është etnografia e cila ende i e ruan të kaluarën tonë.

Nga lindi kjo ide që Filati e Çamerisë është Roma e Epirit , këte ma bëri me dije studjuesi britanik .John Chaple, kur e spjegon shkarjen e trojanëve  nëpër Europë e deri në Themilimin e Britanisë.

“ Filati është quajtur Cestria ose Kestria, por edhe më vonë si Ilium ose Ilion. Por për këtëshkrim është e rëndësishme  që është quajtur  Troja, dhe gjëndej në  Kania e ndarë nga Thesprotia nga lumi Thyamis. ( ju kujtohet Thamisi , lumi i Londrës ? )

(The region of Filiates was known as Cestrine prior to the Ottoman period. The region is named for the ancient town of Cestria, in ancient Epirus, other ancient names for which were Cammania, Ilion, Epirus, Troy, Epirus and Troia and Epirusis; the site of ancient Cestria is probably over the Albanian frontier.[2][3] The modern name Filiates is the result of the conversion of a surname. In particular it applies to a certain Filios with the addition of the Greek ending -???? or -?????.[4] Filiates is known as Filat in Albanian,[5] and as Filat in Ottoman Turkish.[6] )

Filati ( Ilioni , Troja ) është regjion malor, Malet Morgana shtrihen në  veri në kufirin e sotëm me Shqipërinë. Filati është në jug perëndim të Konicës, në perëndim të Janinës dhe në veri lindje të Igumenicës , në jugë lindje të Sarandës ( Sshqipëri )

Nuk mund të ndahem nga shkrimi pe i përmendur krimet greke në Filatin e Çamerisë :

“….Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

….Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë.

Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos. Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën.

Ja pra ky është fati ynë me histori të vjedhur, me popullësi të vrarë e të debuar, dhe me pushtim të tokave.

Amani ruani Kosovën mos të na ndodhë si me Çamerinë !

Fahri Xharra,28.01.22 Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora