E enjte, 28.03.2024, 10:36 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi!

E diele, 30.01.2022, 07:48 PM


Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi!

46 vjet i burgosur familjarisht, i internuar nën diktaturë

Do më kujtohet deri në më të fundmen ditë/ oborri i shkollës fsheh në mangë të kishës/ e në mes tij një pishë/ bijë e mirë blerimi/.

Kur më futën në burg/ lashë gruan me gjithë vajzë/ kur dola nga burgu, gjeta gruan në burg dhe vajzën të vdekur.  Nga libri: “Muret e muzgut”

Nga Keze Kozeta Zylo

Sot në këto kohë të çakërdisura, që udhëhiqen nga lider që prodhojnë vetëm ngrica dhe akullnaja nga arteriet e zemrave të tyre të zeza ke mundësi të gjesh shtigje për t’i përballuar këto drithma ftohtësirash dhe të marrësh frymë lirisht duke lexuar bardët e rrallë të kulturës kombëtare.  Kur them të rrallë ata numërohen me gishta si psh Dr.Lazër Radi.

Kemi pasur nderin si familje të takoheshim në shtëpinë tonë në Tiranë, ashtu thjesht, pa bujë e trumpeta, ja si tek tavolina në foto, të kuvendonim burrërisht në odën me qilim të thjeshtë të punuar nga duararta e vuajtura nëna ime Liri. Sa çudi më dukej kur e takova në fillim sa kishte ardhur nga internimi në Savër dhe po banonte në Tiranë, prej atëhere nuk u ndamë kurrë familjarisht si për së gjalli dhe për së vdekuri…  Ju ishit njohur burgjeve dhe internimeve me elitën e Kombit, ju i latë popullit tuaj lehonë në shekullin e ri, djepin me shqiponjën e lirë dhe ne këndojmë këngët e pakëndueme këngët që t'i kemi borxh përjetësisht...

Sa shumë figura të ndritura solle në bisedat tona të cilat janë tejet fryëmëzuese për mua dhe një pjesë të civilizuar të Kombit. Jeta juaj ishte burgjeve, por në shpirtin dhe shkrimet tuaja nuk gjej kurrë një molekulë hakmarrjeje, por vetem drejtësi ashtu siç ishte profesioni juaj mbaruar për drejtësi në Romë, profesion që s’e ushtruat kurrë denuar nga diktatura komuniste dhe hoxhiste.

Ne ikëm drejt Amerikës në acarin e shkurtit të 97-ës kur filloi lufta civile.

Mbaj mend, kur u takuam për herë të fundit në një muzg tirane dhe po ecnim nëpër baltë e lloh përmes një kanali drejt shtëpisë suaj.  Juve ju kishim në mes, na kishit futur krahun mua dhe Qemalit dhe për një moment u ndalët nën krisma plumbash, nën gulçima të ecjesh, pak të rënduar dhe na thatë:  “Bijtë e mi, se shpesh kështu na thërrisnit, u bëmë vite bashkë, njeriun ke mundësi ta njohësh qoftë dhe në një bisedë, por me ju u bënë gati 7 vite.  Unë ndjej dhimbje që do ndahemi, mosha ime është e thyer më shumë nga hallet, por jam i gëzuar që do shkoni në vendin më të lirë në botë atje ku kam bijën e vetme Adrianën time… (O Zot sa shumë e donte, ishte në çdo bisedë tonën).  Une jam i sigurtë se ju një ditë do të ktheheni, e dini pse?  Gjaku thërret, Atdheu thërret.  Por unë dua te jem i sigurtë për ju, qëkur të ktheheni mos të keni fatin tim që u ktheva nga Roma dhe u mbyta burgjeve dhe internimeve.  Ju duhet ta jetoni Lirinë jo vetëm në Amerikë, por dhe kur të ktheheni në Shqipërine etnike… Sa e ëndërronte”!

Tani që shkruaj nën flakën e qiririt të përshpirtjes ndjej dhimbje ngase do të desha që këto fjalë amanet të Dr.Lazerit të mos ishin aktuale dhe sot…  Mjerisht shumë parashikime të korifejve si Konica, Fishta etj janë shumë aktuale…

Në këtë 106 vjetor fjalët shqip në librat tuaj më bëhen jehonë që vijnë si nga Bjeshkët e Nëmuna, apo nga Prizreni i vendlindjes suaj, ndërsa ju si Pëllumb Paqeje fluturoni për të takuar miqtë e besës dhe trondit kujtesën të ndërtuar mbi themele harrese...

Në këtë 106 vjetor me fjalën e parë shqip që ju kujtoj, është poezia e shkruar nga ju me titull "Abetarja", që është libri i shenjtë i shqiptarëve.

Dhe ja disa vargje prej saj: "Do më kujtohet deri në më të fundmen ditë/ oborri i shkollës fsheh në mangë të kishës/ e në mes tij një pishë/ bijë e mirë blerimi/".

Në këtë 106 vjetor ndez një qiri në shenjë përshpirtjeje të përëndishme e lutem në shenjtërinë e fjalëve si para një shenjti dhe bëhem vazhduese e denjë e mësimit të Abetares në Diasporë.

Jeta juaj është si një muze i hapur dhe rrëfeni historinë sa tragjike dhe të bukur të kombit tuaj.  Ecën nga njeri pavion në tjetrin me një trok shekulli e 6 vite të pandalur dhe pas një pushimi zanor lëshon në qiell një tufë pulëbardhash për të ikurit si Ju, për të ikurit prej Soi.  Petalet e shpirtit tuaj puthin me mall që djeg zhur, gërmat e ndritura shqipe, dhe rinisin një këngë që s'do të mbarojë kurrë.  Së bashku rinisim një melodi të pakëndueme, një melodi kujtese që çan gjokset e maleve hijerëndë.

29 Janar, 2022

New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit Kozeta Zylo: U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora