E marte, 23.04.2024, 08:22 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Prej inatit të s’ime vjehrre, shkoj e flej me mullixhiun

E marte, 25.01.2022, 07:27 PM


Prej inatit të s’ime vjehrre, shkoj e flej me mullixhiun

Nga Zenel Çeliku

Ka rreth tre muaj që opinion shqiptar por jo vetëm, janë të fokusuar në konfliktin e egër brënda PD, gjë e cila ka gjeneruar problem të madhja në radhët e demokratëve dhe në politikën shqiptare. Tashmë Berisha dhe Basha janë të ndarë përfundimisht e kurrsesi nuk mendohet se ata, në një moment mundet të bëhen bashkë. Basha me vendimin që mori për largimin e Berishës nga grupi parlamenta i PD dhe më pas, përjastimin e Liderit historik dhe mbështetësit e tij, bëri që në mesin e PD dhe Foltores e kryesuar nga Berisha, të dallojmë qartë armiqësi e Çuditshme në mesin e tyre dhe të dyja grupimeve. Inkursioni i pandalshëm i ish kryeministrit të PD-Sali Berisha, ka ndarë përfundimisht PD në dy pjesë, me të drejtw a pa të drejtë ka kush e mendon. Ndërsa Kryetari aktual i PD-Lulzim Basha, nga ana e tij e denigron figurën e ish shefit të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, duke i quajtur llulmi, të korruptuarit dhe turpi i PD. Edhe Z.Berisha ka hedhur baltë pa pushim ndaj Z. Basha duke i kujtuar 21 Janarin tragjik kur në protestën e opozitës të asaj kohe janë vrarë 4 protestues para kryeministrisë, por edhe silur të Çuditshëm për korrupsion, për lobimin e Bashës me kompaninë ruse e të tjera akuza ndaj pasuesve të Lulzim Bashës.

Tashmë opinion është fokusuar tek zgjedhjet e parakohshme të pjesshme për 6 bashki të cilat janë pa kryetar si pasojë e Ligjit të Dekriminilizimit. Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta, ka zgjedhur datën 6 Mars 2022 që të bëhen këto zgjedhje. E gjithë Çështja është se si do të paraqitet Foltorja me kandiatët e saj në këto zgjedhje sepse Ligji Zgjedhor nuk e lejon që kandidatët e Foltores të kandidojnë me siglën e PD. Nga ana tjetër Basha ka deklaruar se kandidatët e Foltores nuk mund të kandidojnë si të PD dhe I kërkon KQZ që të zbatoi Ligin duke mos I lejuar apsolutisht ata (kandidatët e Foltores) që të paraqiten në zgjedhje si të PD. Në këto rrethana KQZ brënda afatit ligjor është prononcuar duke deklaruar se, sipas Ligjit Zgjdhor kandidatët e Foltores mundet të kandidojnë vetëm si të pavarur dhe na asnjë mënyre si kandidat të PD sepse Ligji nuk I lejon. Menjëherë nuk munguan silurët kundër KQZ. Berisha e akuzon KQZ se një vendim i tillë do të krijoi probleme duke e akuzuar KQZ si vendim politik të njëanshëm, si rrjedhojë e një marëveshje Rama & Basha. Aktualisht të gjitha mediat janë fokusuar pikërisht në këtë pikë të errët të kësaj Çështje, por shumë puplicist mendojnë se 6 Marsi ka shumë rëndësi për imazhin e opozitës. Nëse opozita-PD e pa ndarë dhe aleatët e saj nuk janë të bashkuar, PS me siguri do të fitoi të gjshtë bashkitë-me një rezervë për Bashkinë e Shkodrës. PD dhe Foltorja pa tjetër duhet të bashkohen që kandidatët e tyre të kenë suport të fuqishëm në votimet e 6 Marsit. PD dhe Foltorja mirë e bukur me negociata të nivelit të lartë, me përjashtimin Berisha & Basha të cilët kurrsesi nuk mundet të takohen sepse kanë vjell shumë zeher ndaj njëri-tjetrit, munde të vendosin kandidat të përbashkët, e nëse kjo nuk ndodh, atëherë Çdo veprim I tyre do të Çoi ujin ke mulliri I Ramës,kjo nuk diskutohet. Nëse Basha dhe Berisha nuk do të bashkëpunojnë larg njëri-tjetrit për këtë qëllim, kësaj I thonë;

“Prej inatit të s’ime vjehrre, shkoi e flej me mulixhiun” dhe dëmi I madh do të jetë vetëm dhe vetëm për PD.

Zenel Çeliku

Agjensia e Lajmeve TIR-FAX



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eshref Ymeri: Heshtja dhe komunikata e tradhtisë ndaj Republikës së Kosovës Fritz Radovani: 110 vjet ecje n’terr Dedë Preqi: Pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia, rrezik për sigurinë e Evropës Florim Zeqa: Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale! Enver Bytyçi: Felliqesirat e Erion Velise dhe Kapja e Sportit Fahri Xharra: Nga turmat e mjerimit në kërcenim të shqiptarisë - sllavët Artan Fuga: Sfidat e partisë demokratike në zgjedhjet e parakohëshme lokale Gjokë Dabaj: Të mësojnë, edhe gjuhësisht, ku gjendet Shqipëria! Berat Buzhala: Lëkundja gjermane në raport me Rusinë, që po e dëmton aleancën e NATO's Ilir Levonja: Me gazetaren apo me sulltanin? Enver Bytyçi: Fluturooon…, fluturooon, fantazooon…. Juri Kim! Berat Buzhala: Rugova, figura me e madhe dhe me e rendesishme politike ne historine e Kosoves Nue Oroshi: Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare Fritz Radovani: Kush e shembi monumentin ku u kunorzue Gjergji i Madh? Fahri Dahri: Ekziston potenciali intelektual shqiptar për të rivendosur vlerat iliro-epirote Albert Zholi: Flet Kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara Florim Zeqa: Fitorja e unitetit politik Aurel Dasareti: Liria është një nevojë thelbësore e çdo shoqërie të drejtë dhe njerëzore Florim Zeqa: Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së! Dedë Preqi: Referendumi serb në Kosovë, cënim i sovranitetit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora