E enjte, 25.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia, rrezik për sigurinë e Evropës

E hene, 24.01.2022, 09:00 PM


PUSHTIMI I MUNDSHËM I UKRAINËS NGA RUSIA E VËNË NË RREZIK EDHE SIGURINË E EVROPËS

Nga Dedë Preqi

Ukraina e rrethuar pothuaj në gjitha anët nga trupat ruse, e ka vështirë të shpëtojë nga kthetrat e përbidëshit Putin, pa u pushtuar edhe një herë nga Rusia, lufta e sëcilës nuk do ndalet vetëm këtu, por mund të përshkallëzohet edhe drejt vendeve baltike, duke synuar edhe gjithandej Balkanit perëndimor dhe Evropës.

SHBA-të, dhe NATO, ia kanë tërhequr vërejtjen Rusisë, se nuk do të rrinë duarkryq, edhe pse ndoshta nuk do të përfshihen në një konflikt të armatosur, kur dihet se Ukraina, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, deri në vitin 1990, dhe nuk është akoma pjesë e NATO-s, por  kanë dhënë shenja se, ekziston një rrezik i një konflikti të mundshëm që do ta prek edhe Evropën.

Një zyrtar i lartë i intelegjencës perëndimore thotë, nëse do të ketë një sulm të mundshëm në Ukrainë, do të jetë beteja më e madhe që do të ndodh edhe në Evropë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sepse Rusia, ka hartuar edhe plane të tjera ndaj Evropës, të cilat mendon që ti realizojë gjatë mandatit të tij të përjetshëm.

Diktatori Putin, kërkon që Ukraina, të mos i bashkohet aleancës së NATO-s, si vend i dalë nga Bashkimi Sovjetik, përndryshe Rusia, e ka skenarin e përgaditur, që ta rrëzojë qeverinë e saj aktuale dhe ta vendos një pushtet dhe qeveri tjetër, që do të jetë kundër perëndimit dhe pro ruse, duke e kthyer këtë vend në gjendjen e mëhershme nën pushtimin e Rusisë.

Kosova edhe pse është kundër konflikteve të tilla dhe kundër luftrave globale, dhe gjithherë është në krah të SHBA-ve, e cila përveq të tjerave, ky vend duhet ti ruaj interesat e veta paqësore dhe miqësore me çdo vend të botës, por edhe pse Ukraina, nuk e ka njoftë Kosovën, si shtet i pavarur, prapse se prapë e mbanë anën e saj, kur dihet se Rusia dhe Serbia, kanë përgaditur skenare të njëjta edhe për veriun e Kosovës.

Moska dhe Beogradi, kanë plane dhe qëllime të njëjta të pushtimeve ndaj vendeve ku kanë pasë ndikim dhe të pushtuara më herët, dhe tani në këto dy vende, sikur po rritet edhe më shumë ambicja e tyre djallëzore, ku do i vërejmë edhe skenarët e marrëdhënive në mes tyre, duke e armatosë njëra-tjetren me armë moderne, që bëhët e qartë, se prirja e tyre është e frikshme, pa siguri dhe mirëqenje, pa vlerë dhe dobi dhe në dëm të paqës njerëzore.

Beogradi dhe Moska, janë djajtë më të zellshëm që ta ndajnë edhe Ballkanin, këtë e pohojnë edhe disa analist amerikan, të cilët duan ta krijojnë botën e tyre sllave, si një logjikë e pa natyrshme dhe aq rebele, të etur përmes egoizmit dhe ambicjeve të pa kufishme, dhe aq të pa mëshirshëm përballë dhunës dhe gjakderdhjeve ndërnjerëzore.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe SHBA-të, janë krah i fuqishëm i Kosovës dhe gjithë vendeve demokratike të botës njerëzore pa dallim race, etnije dhe feje, ky imazh do të ishte termi më i sakt në këtë kontekst, por edhe tepër i shenjtë dhe i përgjithshëm për t’u përdorur.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale! Enver Bytyçi: Felliqesirat e Erion Velise dhe Kapja e Sportit Fahri Xharra: Nga turmat e mjerimit në kërcenim të shqiptarisë - sllavët Artan Fuga: Sfidat e partisë demokratike në zgjedhjet e parakohëshme lokale Gjokë Dabaj: Të mësojnë, edhe gjuhësisht, ku gjendet Shqipëria! Berat Buzhala: Lëkundja gjermane në raport me Rusinë, që po e dëmton aleancën e NATO's Ilir Levonja: Me gazetaren apo me sulltanin? Enver Bytyçi: Fluturooon…, fluturooon, fantazooon…. Juri Kim! Berat Buzhala: Rugova, figura me e madhe dhe me e rendesishme politike ne historine e Kosoves Nue Oroshi: Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare Fritz Radovani: Kush e shembi monumentin ku u kunorzue Gjergji i Madh? Fahri Dahri: Ekziston potenciali intelektual shqiptar për të rivendosur vlerat iliro-epirote Albert Zholi: Flet Kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara Florim Zeqa: Fitorja e unitetit politik Aurel Dasareti: Liria është një nevojë thelbësore e çdo shoqërie të drejtë dhe njerëzore Florim Zeqa: Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së! Dedë Preqi: Referendumi serb në Kosovë, cënim i sovranitetit Albert Vataj: Sot unë dua të besoj në atë, për të cilën luftuam! Deo Graciani: Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë Eshref Ymeri: 17 janari - Në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora