E premte, 29.03.2024, 02:15 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Kosova - pengu i tim Ati

E hene, 24.01.2022, 08:00 PM


KOSOVA - pengu i tim Ati

…kujtime nga trimi Devolli, në luftë për Liri

Nga Luan Kalana

Djali fshatar, nga Vishocica i trevës të Devollit, me vlera historike kulturore e bujqësore me njerës “mjeshtra  bujq” të rallë në fushën e begatë që bën dhe “karamele” si dhe mjeshtra të njohur ndërtimi në gjithë botën dhe me njerës inteligjente, të profesneve të ndryshme por me shpirt  artista dhe poete të talentuar

Ai ishte një bari lopesh, i brumosur qysh në moshë të re adoleshente nga ndjenja dhe ideale antifashiste,  pas pushtimit të Shqiperisë nga Italia fashiste1939.

Gati pa shkollë, vetëm shkrim e këndim shqip dinte, ia kish mësuar daiu i tij, Sabri Mullaj, nga Kapshtica, ish Hoxha  i fshatit  dhe mësuesi i parë i shkolles shqipe brenda në një dhomë në xhami.Nuk po zgjatem në portretin e jetën e tij se kam shkruar gjatë ne librat e mij, por po hyj direkt në temë.

Cili ishte pengu i tij për Kosovën?! -Që nuk pa dot Kosovën, pas luftës….

Ai kish  qënë në Kosovë, dy herë gjatë Luftes se Dyte Boterore kundër pushtuesve fashistë  italiane dhe nazistëve gjermanë.

-Herën e parë, erdhi ne Kosovë, me ushtrine pushtuese fashiste italiane, duke shërbyer si ushtar, nën shërbimin e detyrueshem ushtarak të pushtuesve italian në Shqipëri. .Formacioni i tij ushtarak nga Shqiperia u shpërngul nga Korca e u vendos në Prishtinë, Kosovë.

Në ushtrine italiane  kishte dhe pak ushtare shqiptare të detyruar me forcë .Ai  menjëherë ra në kontakt me disa ushtarakë shqiptare intelktual me pikpamje antifashiste dhe vendoasen te ikin,  të dezertojnë nga ushtria pushtes fashiste italiane ( që ishte nje veprim  i rezikshëm qe e paguaje me kokë, po të zinin). Ashtu bëne, me një grup rreth pesë ushtare shqiptare dezertuan   plani te bere m epare dhe u strehuan ne familjet,  shtëpite kosovare të Prishtinës .

Ata i pritën dhei strehuan si djemtë e tyre duke  i fshehur, pasi ndiqeshin këmba  kembës.

Më në fund i kapën, duke u spiunuar nga cetniket sërbë.U kapën u torturuan dhe u burgosën, u dërguan në burgun famëkeq te Ulqinit, ne kalanë vjetër të Ulqinit, nje burg fashist, i rezikshem per rroberit e luftes.

Pas disa muajsh, gjyqi ushtarak fashist i dënoi me vdekje, duke i transferuar për ekzekutim në burgun e Shengjinit, Shqipëri..Aty i erdhi pergjigje nga gjykata e ushtarake e apelit italian, duke ia zbutur dënimin, me burgim të përjetshem .

Menjëhere pas disa ditësh, të gjithe të burgosurit që ishin,  më shume shqiptare, i dërgojnë me një anije  te vogel ushtarake itliane , në Bisht Pallë të Durrësit, ne kampin fashit italian, të Porto-Ramanos.Aty hoqi e provoi të gjitha torturat cnjerëzore, por fati e shpëtoi, pasi kapitulloi italia fashiste në shtator te 1943 dhe mundën të largohen nen breshërine e armëve, megjithëse nje plumb e plagosi në këmbë.

Ashtu zvarë, i ndihmuar nga të burgosurit e tjerë, të katandisur,  kockë e  lëkure, e hoqën zvarë derisa mbritën ne fshati Arbane të Tiranes, ku u inkuadruan në reshta partizane te Brigades II S të sapo formuar.

.Ai mbajti si dëshmi te burgut te vdekjes të Porto-Romanos, matrikun kodin, medalionin e hekurit te vdekjes, në qafë të indetifikimt të burgosurit, deri ne vitet e demokracise, derisa u njohën dëmshperblimet e vuajtjeve në kampin fashist të italise të shfarosjes njerëzore .

Por më shumë se plaga e plumbit që e kishte në këmbe,  ndjente dhimbje në shpirt për dia dakada pas clirimit, per Kosoven, popullin vëlla kosovar që e strehoi si djalin e tyre, duke e shpëtuar nga vdekja,  gjate pushtimit nga Italia fashiste.

Gjate kohës që u strehuan ne Kosovë, në Prishtinë, ai mbante mend e nuk do t’i haronte kurrë deri sa ndëroi jetë, emrat  vellezerive kosovarë, që vunë kokën e e tyre në rezik, per te shpetuar, si bijte e tyre vellezerit shqipatare që dezertuan ushtrinë fashiste italiane .

….

-Herën e e dytë fati e solli sërish në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1944, me brigadat partizane për clirimin e Kosoves, nje partizan i vjetër, i cili doli vullnetar ei u bashkua Brigadave S partizane, që ndoqen pushtuesit nazistë gjermane deri ne clirimin  e plote e të Kosoves pas clirimi te Shqiperise,  duke shkuar deri në Vishegrad . Ai nuk do të haronte kurrë,  mipritjen e popullit vëlla bujar te Kosoves, te cilit i kishin lëne mbresa të shumtë, bashkë me partizanët e birgadave partizane kosovare.

Ai gjatë kthimit për në Shqiperi, bashkë me disa partizane të tjere shkuan neëPrishtine  i e takuan me mall familjet që i streuan pas dezertimit Me këto familje, kryefamiljaret mbante lidhje me letra, deri sa u prishen marëdheniet me Jugosllavine.Pas asaj kohe deri në vitet “80.kur shqiptarët iu hap drita jeshile për Kosoven, brenda shpirtit të tij  i mbeti një peng i mdh..

Por pengu ma i madh i tij, i mbeti e nuk iu realizua, më vonë kur maredheniet e me populli vëlla te kosoves u normalizuan,  dëshira e tij për ta parë Kosovën të cliruar, e për të shkuar në Kosovë, në Prishtinen e tij, dhe ne Ulqin,  pjesë e jetës se tij rinore, që ndau bashkë me vëlleëerit kosovare .

Derisa ndërroi jetë në moshen 85 vjecare, në vitin 2003, zemra i dridhej dhe sytë i pikonin  lot, që nuk i pa dot vëllezerit kosovare dhe Kosovën e cliruar.

Më dhëntë zoti jetë, që pengun e tij,  si amanet  i gjalle i tim Eti, t’ia potesoj, me modesti,  unë djali i tij, me kësmet kur të shkoj në Shqipëri, do shkoj edhe në Kosovë, në Prishtinë e Ulqin, për të ndjekur gjurmët e tij, të pashuara, te Lirisë dhe të takoj vëllezërit kosovarë..

Me modesti, Luan Kalana - Florida -SHBA.

Janar 2022.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora