E enjte, 28.03.2024, 08:12 AM (GMT)

Mendime

Ilir Levonja: Me gazetaren apo me sulltanin?

E diele, 23.01.2022, 04:31 PM


Respekte për gazetaren Sedef Kabash

Nga Ilir Levonja

Sedef Kabash një gazetare e njohur turke, u arrestua dje në Stamboll. Akuza, është tallur me presidentin Erdogan. Ajo ka shkruar në faqen e saj në Twitter ketë sentencë. ''Një buall mund të gjej rrugën për t'u futur në pallat, por kjo nuk e bën atë mbret. Bën pallatin një stallë''. Ka marrë vetëm 9 mijë pëlqime. Kaq. Por u arrestua. Sipas akuzës, ka aluduar për presidentin, tallet me 'të. Dhe sipas kodit penal në Turqi, artikulli 299, kur tallesh me Presidentin, të kap ligji, rrezikon burgun nga 1 deri në 4 vjet. Më e bukura është se, ky ligj i është shtuar kodit penal turk në vitin 2014. Pikërisht pasi Rexhep Taip Erdogan, u zgjodh president i Turqisë. Përfundimi, mund ta bësh dallimin fare kollaj. Këto ndërhyrje në kodin penal nuk i shërbejnë presidentit të një shteti demokratik. Por një sulltani.

Nuk e di, se çfarë mendimi kanë shoqatat a grupet në mbrojtje të interesit të gazetarëve në Shqipëri. Kam orë të tëra që po mbaj sytë. Shumë mediume nga bota janë solidarizuar me Sedef Kabashin. Po në Shqipërinë tonë, me kë janë? Me gazetaren apo me sulltanin?

https://www.facebook.com/ilir.levonja



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora