E marte, 04.10.2022, 05:44 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit

E diele, 23.01.2022, 03:17 PM


Jahja Drançolli:

Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright, e cila më parë kishte shërbyer si ambasadore e SHBA-së në OKB, mori nën Presidentin Bill Clinton detyrën e Sekretares së Shtetit, duke u bërë gruaja e parë që mban atë post në kabinet. Më 26 janar 2005, Condoleezza Rice u betua nga Presidenti George W. Bush si Sekretarja e dytë femër e Shtetit të SHBA-së. Ndërsa, Hillary Clinton u bë e treta në vitin 2009!

Një ditë pas konfirmimit të saj unanim nga Senati i SHBA-së, Madeleine Albright bën betimin si sekretarja e parë femër e SHBA-s nga zëvendëspresidenti Al Gore në Shtëpinë e Bardhë. Si kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Albright ishte zyrtarja femër e rangut më të lartë në historinë e këtij shteti, një dallim që bëri që disa të deklaronin se "glass ceiling”  që pengonte gratë të ngriheshin në qeveri u hoq.

Albright, Maria Jana Korbelova lindi në Çekosllovaki në vitin 1937 dhe iku në SHBA me familjen e saj në vitin 1948 pas pushtimit komunist. Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Kolumbias në New York City dhe u diplomua me titutll doktor shkence (Ph.D). Gjatë viteve 1970-ta, ajo shërbeu si anëtare e stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dhe në vitin 1989 u bë presidente e Qendrës jofitimprurëse për Politikat Kombëtare. Në janar 1993, ajo u emërua Përfaqësuese e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nga Presidenti Bill Clinton, ku fitoi një reputacion si një negociatore e ashpër, e drejtpërdrejtë në kontakte personale. Në dhjetor 1996, ajo u emërua nga Clinton për të zëvendësuar Warren Christopher si Sekretare e Shtetit, posti më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në kabinetin e presidentit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora