E premte, 19.04.2024, 10:51 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nga turmat e mjerimit në kërcenim të shqiptarisë - sllavët

E diele, 23.01.2022, 08:18 PM


Nga turmat e mjerimit në kërcenim të shqiptarisë - sllavët

Nga Fahri Xharra

Shpesh e ndiej të nevojshme që të freskohem me mendimet e arta të shprehura nga mendjet e ndritura të kombit , të cilët nuk dinë t`i spjegojnë ndryshe por vetëm ashtu se si ata i ndjejnë në brendinë e shpirtit të tyre. Më pëlqen sinqeriteti i të shprehurit ; më pëlqen vetëdija e lartë kombëtare dhe vëmendja e pa kursyer për lexuesin e etshëm për njohuri .

Ne, Shqiptarët jo për fajin tonë kemi jetuar në mes luftërash, e tmerresh të pafund, që për fatin tonë të keq grykësia sllave ka fituar mbi drejtësinë tonë në mbrojtje të lirisë, mëvetësisë e trojeve tona që zoti i kishte falur të parëve tanë Ilirë që mijëra vjet më parë se t’u dëgjohet emri serbo – sllavëve, e jo më të zbrisnin nga egërsia e akullsia e shpellave që zoti u kishte caktuar si vend të jetonin popujt sllavë.

Territoret që përbëjnë (ish) Jugosllavinë e sotme, para shfaqjes së Serbëve në këto rajone, banoheshin qysh prej kohësh që s’mbahen mend nga Pellazgët… Në luginat e Vardarit të Epërm dhe të Drinit të Bardhë, në Fushën e Kosifopedionit ose të Shkupit dhe në rajonin Nishit shtriheshin të famshmit Dardan (Kosova)… (Robert D’Anxheli tek Vepra e tij Enigma). Të gjitha këto popullsi siç thotë Plini ishin Autoktonë Ilire. Apo Straboni që njoftonte se toka ndahej sërish ndërmjet anëtarëve të një dekurie (organizmi fisnor i lashtë), , gjithashtu thoshte se gratë Ilire gëzonin një respekt të madhe dhe madje, mund të arrinin deri në fronin mbretëror… E kjo padyshim tregon qytetërimin modern të kohës për këtë Trevë Ilire, ku në treva të tjera në këtë kohë jetonin në regjimin e Poliandrisë… Gjithsesi edhe në këtë trevë kishte arritur perandoria Romake e më vonë Bizante, duke u përfshirë në baticat e zbaticat e shekujve.

Vetëm në shekullin e IX – të Sllavet Rus shfaqen në jug të Danubit, ku vërshimi i tyre shtyu një pjesë të popullsisë Ilire (shqiptare) autoktone drejt Jugut, duke u përzënë jo pak toka e troje të begatshme. Vërshimet pas shekullit IX – të (pas lindjes së Krishtit) ishin aq të mëdha sa mjafton të lexohet një kronist i famshëm i Bizantit siç ishte Prokopi i cili shkruante ndër të tjera… një fuqi e kombinuar sllavësh dhe Avarësh rreth 100. 000 vetë u nisën nga gryka e Danubit, duke bërë kërdinë në Iliri e Thrakë. Ata vranë, dogjën e plaçkitën për katër vjet rresht duke u bërë të pasur nga grabitja e kafshëve të trasha Iliro – Trake. Pas katër vjetëve ata u tërhoqën, shumica u vendosën aty, duke filluar kështu sllavizimi i Ballkanit..

“Sllavët nuk erdhën si një ushtri pushtuese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë me shfarosë individë ose grupe të tërë ndër pushtuesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalen dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake”.( W. Temperly “Historia e Serbisë” ) …. Pas një farë kohe të “qetësisë” të vendosur nga Bizanti, popullsia sllave filloi të përqafonte krishterimin, madje vetë Bizanti i kërkoi Papës së Romës të dërgonte priftërinj për të pagëzuar popullsitë sllave, fillimisht Kroatët e Sllovenët që u bënë e mbetën përgjithësisht Katolikë, ndërsa Serbët u pagëzuan të fundit, ku dalëngadalë bënë pjesë në kishën Ortodokse që janë edhe sot. Përqafimi i Krishterimit nga popujt sllavë ka ndodhur rreth vitit 879…

Pas vitit 1205 kur Perandoria e Bizantit thuajse kishte rënë plotësisht mbi truallin e Kosovës filluan vërshimet sllave ku kulmi arriti në vitet 1330 – 1355 ku ishte ngritur principata më mizore të kohës ku viktimat në njerëz e treva i përkisnin thuajse tërë Ballkanit, por mbi të gjitha zemrës së Shqiptarisë Kosovës, mbi të cilën ranë mizoritë e tjetërsimit me dhunë e gjak të fesë Katolike në Ortodokse, si dhe shkatërrimin e pashoq të kishave Manastireve Katolike duke i kthyer ato në të besimit të dhunshëm Sllavo – Ortodoks, madje duke bërë edhe ndryshimin e emërtimeve të fshatarëve, lokaliteteve e qyteteve të tjera në emërtime Sllave, gjë që edhe sot pas rreth shtatë shekujsh e gjysmë e vuajmë ne shqiptarët.

Ja pra kjo ishte ajo që desha të ndaj me ju e cila gati krejtësisht është e huazuar nga Ndue Bacaj. Pra sa vështirë të pranohet që nga një turmë e madhe e të mjerëve të lindin kërcënuesit më të mëdhenj të popullit tonë të lashtë

Gjithsesi ne Shqiptarët kemi mësuar shumë nga e kaluara, e për këtë u japim prova se fatin tonë e kemi marrë në dorë ne, pasi vetë Zoti na mëson që të ruhemi vetë pak se ai na ruan fort… po, po më fort se kurrë… E shembulli më i mirë është vetë Zemra e Shqipërisë, Kosova e pamposhtur që si Sinksi që rilindte nga hiri i tij edhe kjo trevë Ilire ka rilindur ndër shekuj sa herë që armiqtë tanë janë munduar ta djegin, madje pas “zjarrit” flakadan sa gati nuk dogji vetë Europën në vitin e paharruar 1999, nga ku ajo është modeli i pashoq i qëndresës së Shqiptarisë e qytetarisë mbi barbarizmat primitivë që ende edhe sot i sillen si Re të zeza jo vetëm Europës por edhe Botës, ku për fat të keq shpesh sjellin edhe shtrëngata .

Mos e harroni të kaluarën që ta duam t ‘ardhmen !

Fahri Xharra

22.01.22



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora