E marte, 24.05.2022, 10:51 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hasan Hasanramaj: Peja, 6 herë u bë shkrumb e hi nga dora e pushtuesve

E diele, 23.01.2022, 08:00 PM


Qyteti i  Pejës që nga vitit 1851 e deri 1999

Gjashtë herë u bë shkrumb e hi nga dora  e pushtuesve shekullorë

Nga Hasan Hasanramaj

Qytete dhe fshatrat e Rrafshi i Dukagjinit paraqesin një burim të begatshëm të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, të cilat veçohen për nga vlerat, cilësitë, karakteristikat me rëndësi të madhe. Zbulimet arkeologjike në arealin e tyre tregojnë se në këtë hapësirë është i pranishëm procesi i organizuar i jetës urbane qysh nga  kohërat më të hershme. Është interesant të përcillet ndërrimi i influencave të ndryshme të etnokulturave në vendbanimeve të Rrafshit të Dukagjinit prej godinave dardane, romake, bizantine, sllave dhe turko-orientale. Kështu me të gjitha vlerat kulturore popullore shqiptare si arkitektura, skulptura, doket dhe zakonet e trashëguara  nga koha antike e Bizantit dhe në mesjetë nga osmanët, kohë pas kohe u plotësuan me ndërtime të reja. Ardhja e turqve në  Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë  me vete e solli një influencë shumë të fortë të kulturës osmane-islame në jetën shpirtërore dhe në kulturën materiale të kësaj treve. Nga dora  e pushtuesve shekullorë barbarë numri i objekteve të trashëgimisë kulturore që u shkatërruara  është i madh, gjë që në këtë kontekst nënkuptohen përmasat e humbjeve të mëdha të objekteve të trashëgimisë kulturore-historike të trashëguara nga e kaluara në qytetet dhe fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit. Gjatë kësaj kohe duhet veçua qytetin historik  të Pejës i cili i ka takuar trevës së të Rrafshit të Dukagjinit  i cili ishte nën vasalitetin e Turqisë. Të gjitha këto lëshime shteti turk i kishte bërë në mënyrë që te sigurojë Rrafshin e Dukagjinit për vete, që në prapavijë të sigurojë paqe mu në kohën kur bënte ofensivat e mëdha kundër Serbisë e Hungarisë. Derisa ishin besnikë të sulltanit dukagjinasit i zgjeruan pronat e tyre. Duke u bazuar në shënimet e Sellnames  Vilajeti i Kosovës është formuar në vitin  1463, në kohën kur turqit e pushtojnë qytetin historik të Rrafshit të Dukagjinit. Dukagjinasit në këtë kohë detyrohen të heqin dorë nga aleanca me Turqinë, kur Skënderbeu i shkoi në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit. Që nga kjo kohë e deri në fund të jetës së vet Lekë Dukagjini  bëhet miku dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i të madhit Skënderbe. Pra, në dritën e këtyre ngjarjeve rreth viteve 1462/63 pushtohet edhe Rrafshi i Dukagjinit nga Sulltan Mehmeti II. Pas pushtimit të  qytetit të rezistencës së madhe shqiptare Shkodrës në vitin 1479 dhe formimit të sanxhakut të këtij qyteti iu bashkuan edhe disa territore të Rrafshit të Dukagjinit. Në këtë kohë qyteti  i Pejës me rrethinë, në vitin 1485, ishte pjesë e Sanxhakut të Shkodrës, i cili numëronte tridhjetë e tri familje myslimane në gjashtë lagje dhe njëqind e katër familje krishtere. Gjatë viteve 1490/91 Sanxhaku i Rrafshit të Dukagjinit ishte mjaft i kufizuar, e kjo do të thotë së në kuadrin e tij nuk ishte asnjë vilajet, kurse në kuadër të Sanxhakut të Shkodrës ishin vilajetet: Shkodra, Plava,Peja, Juniku, Deçani, Rugova. Sipas shënimeve të vitit 1528, këtu përmendet edhe Bali Beu i sanxhakut të Rrafshit të Dukagjinit, i cili selinë e ka pasur në qytetin e Pejës,  atë kohë është quajtur “Begu i Pejës”. E kundërta e këtyre shënimeve janë defterët turq të vitit 1528 - ku thuhet se qyteti kulturor-historik i Pejës ishte në kuadër të Sanxhakut të Shkodrës, e vetë Peja njihet si qytet me emrin “IPEK” e cila në këtë periudhë ishte pronë e sanxhak-beut me të ardhura që kapin shumën  tridhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë akçe. Gjatë shekullit XVIII- XIX qyteti i Pejës ishte qendër e Sanxhakut të Rrafshit të Dukagjinit. “Të flasësh për qytetet historik të Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos të Pejës i cili ishte një ndër qendrat më të njohura shqiptare qe njihen me lashtësinë e tyre, me pozitën gjeografike, me klimën që e ka, e kushtëzojnë zhvillimin e hovshëm kulturor dhe ekonomik të Rrafshit të Dukagjinit. Të gjitha periudha historike mirë flasin se sidomos  qyteti i Pejës dhe Prizrenit kanë qenë vendbanimi më të qytetëruar dhe qendër e civilizimit që daton nga kohërat e hershme. Në bazë të materialeve të zbuluara arkeologjike si fabula, unaza, qafore, gjilpëra, pafta prej agjenti, shtiza, shpata, thika, enë, monedha, helmeta prej bronzit e tjera. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Banjë të Pejës në dy varreza, janë gjetur gjëra të argjendta dhe të qelibarit. Nga kjo mund të konstatohet së këtu ka ekzistuar një qendër tregtare, ku ishte edhe banja shëruese, ku kalonin pushimet tregtarët e mëdhenj nga Peja dhe vende të tjera. Gjithashtu në një zbulim arkeologjik që u bë në lindje të qytetit të Pejës në varrezat e qytetareve të përkatësisë islame dhe katolike të cilat populli i quan varrezat latine të kohës antike. Gjatë punimeve në lokalitetin antik në qytetin e Pejës së lashtë, pos fragmenteve të qeramikës, tullave, të hollave, mureve u gjeten edhe gur me vlera të mëdha arkeologjike.  Sipas shënimeve  të vitit 1582 në qytetin e Pejës ushtroheshin pesëdhjetë e gjashtë  zeje, a zejtaret dhe tregtaret ishin shtresa kryesore e qytetareve e cila përfshinte dyzet e tre  për qind të popullsisë së qytetit. Qyteti i Pejës në vitin 1838  kishte dy mijë e katërqind shtëpi, prej tyre dy mijë e dyqind e pesëdhjetë myslimanë, njëqind e tridhjetë ortodoksë, njëzet katolikë me dymbëdhjetë mijë banorë dhe nëntëqind e gjashtëdhjetë dyqane. Qyteti i  Pejës që nga vitit 1851 e deri 1999 gjashtë herë u bë shkrumb e hi nga dora  e pushtuesve shekullorë. Edhe përkundër këtyre pasojave të rënda në periudhën e pasluftës Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore-historike të Pejës bënë  dhe po bëjnë  punë të mëdha në regjistrimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, restaurimin, inventarizimin e  kullave, shtëpive të banimit,  xhamive, kishave shqiptare, mullinjve,  mejtepeve,  hambarëve,  varrezave, kalasë,  Çarshi-xhamisë e shumë objekteve të tjera me rendësi historike dhe kulturore  në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora