E premte, 03.02.2023, 02:22 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Mirë serbi Dushan, po 160 të tjerë çfarë ishin?!

E diele, 23.01.2022, 11:17 AM


Mirë serbi Dushan, po 160 të tjerë çfarë ishin?!

Nga Kastriot Dervishi

Në një letër të datës 9.2.1944 të komandantit të Brigadës së 1-rë, Mehmet Shehu, për komandantin e përgjithshëm të forcave komuniste, serbin Dushan Mugosha (“Saliu”), pasi flitet për goditjen e shqiptarëve, thuhet se forca e brigadës ishte 1015 veta, prej të cilëve 850 shqiptarë. Pyetja është se këta 160 të tjerët çfarë ishin? Lufta ndaj shqiptarëve dihet se ishte objektivi numër një i një serbi i Dushan Mugosha, që po luftonte për të na sjellë “lirinë”.

Pjesë nga letra e Mehmet Shehut:

“I dashur Sali. E ndjejmë menjëherë largimin tënd nga brigada. Na duket vetja sikur na mungon diçka me rëndësi, na duket se kemi mbetur si jetimë. Por nga ana tjetër mungesa jote na bën të përpiqemi më tepër se më parë, për të plotësuar atë që na duket se na mungon. Ndihma jote shok ka qenë me të vërtetë e madhe për neve. Tash e shohim se kur ishe ti me ne, nuk para kuptohesh siç kuptohet tash. O Sali, ç’pamje madhështore! Brigada e gjithë e mbledhur mbi borë në Vërzhezhë, forcë e madhe: 1015 (850 shqiptarë). Bëmë mbledhjen e brigadës sot dhe konferenca doli me sukses.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora