E merkure, 24.04.2024, 04:14 AM (GMT+1)

Mendime

Berat Buzhala: Lëkundja gjermane në raport me Rusinë, që po e dëmton aleancën e NATO's

E diele, 23.01.2022, 07:00 PM


Lëkundja gjermane në raport me Rusinë, që po e dëmton aleancën e NATO's

Nga Berat Buzhala

Ka disa jave qe SHBA po mundohet qe te krijoje nje konsensus te Perendimit per t'u perballur kunder Rusise, e cila i eshte turrur Ukraines me krejt arsenalin qe e ka ne dispozicion, mirepo shteti me i fuqishem ne Evrope, Gjermania, nuk po duket shume e gatshme qe te sillet ndaj Putinit, sic do te duhej te sillej cdo shtet qe synin t'i mbroje vlerat demokratike ne kontinent.

Imagjinojeni, partia e vetme ne Gjermani qe ka qendrim te qarte ndaj Putinit eshte partia e Gjelber, ndersa dy partite e medha PSD dhe CDU vetem po djersiten, kurse as mos te flasim per partine super te majte, Linke, ose per partine ultra te djathte, AFD, qe jane kukulla ruse.

Shume e cuditshme, nje shtet qe historikisht eshte konfrontuar me Rusine, tash po e zgjedhe nje rruge te mesme. Ministri i Brendshem i Gjermanise sot e ka shkarku zevendesadmiralin e flotes Gjermane, i cili ne Indi, ne nje konference, ka deklaruar qe Perendimi nuk po e trajton mire Putinin dhe se Krimea duhet te trajtohet si rast i humbun.

Deklaratat e tij nuk jane te pazakonshme. Pothuajse komplet Lindja gjermane eshte nen ndikimin rus. Nje numer i madh i zyrtareve te PSD'se kane simpati per Rusine, kurse kane skepticizem per Ameriken. Gazeta e majte Der Spiegel ishte e qarte ne kete drejtim. Ky medium i bente thirrje Gjermanise qe te hiqte dore prej ketij neutraliteti dhe te behej pjese e aleances.

Problemi ne Gjermani nuk eshte vetem qeveria, eshte edhe opozita. Ai qe supozohet qe do ta udheheqe CDU po tregohet edhe me oportunist se sa keta qe jane ne pushtet, ne raport me Rusine.

Tash kur Britania e Madhe dhe SHBA po e furnizojne me arme Ukrainen, Gjermania po thote une arme nuk i çoj Ukraines, ama mundem me i ndertu spitale fushore. Mos te harrojme, Gjermania ehste shitesi me i madh i armeve ne Evrope, por po e konsiderojne te pavend qe t'i shesin arme Ukrianes, ani pse siguria Evropiane ne pergjithesi kurre nuk ka qene me e rrezikuar se sa tash.

Nuk po them qe ne ne Kosove duhet ta lexojme kete situate ne Ukraine ne menyre te fjalperfjalshme, mirepo eshte mire qe ta kemi parasysh se si jane rreshtuar aleatet tane ne nje krize shume te madhe evropiane. Me krejt cka po shohim eshte kjo: Te qarte ne pozicione anti ruse jane Amerikanet dhe britaniket, te lekundur jane gjermanet, pak a shume pa pozicion jane francezet dhe italianet.

Nese puna vjen e nderlikohet ne Kosove, edhe ketu do ta shohim te njejten gjendje. Britania dhe Amerika jane te vetmit akter te fuqishem global qe jane te interesuar, me te drejte, ta ndalin fuqine ruse ne Ballkan, por edhe me gjere. Gjermanet kerkojne zgjidhje me kompromis, qe nuk eshte e mundur ne cdo kohe dhe ne cdo hapesire.

https://www.facebook.com/berat.buzhala



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora