E enjte, 25.04.2024, 09:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Antonescu: Katërmbëdhjetë vëllezër në një antologji të përbashkët

E premte, 12.12.2008, 09:28 PM


Mihai Antonescu
Katërmbëdhjetë vëllezër në një antologji të përbashkët

Nga Mihai Antonescu (anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)

Antologjia shqiptaro/rumune Bukuria e bukurive (Do-Minor, Bukuresht 2008) përfshin 14 poetë, shtatë shqiptarë dhe shtatë rumunë, në një korolar të rrumbullaktë e të shkëlqyer, ku stilet e ndryshme burojnë përmes shprehjes së gëzimit të ritakimit në një ide madhështore që i jep poezisë konturet e kontinuitetit të lidhjeve të thella që bashkojnë dy popuj të stërlashtë, të vëllazëruar në fëshfërimën e një druri madhështor. Poeti Baki Ymeri, njeriu me dy zemra në krahëror dhe me një mëndje të aftë për zbutjen e çdo mendimi të mirë për artin dhe letërsinë, në netët e tij të mbushura me shëmbëlltyra vashash e fluturash që shpërndajnë puhi mbi vesën e degëve, ka nxjerrë nga fenomeni i përbashkët letrar vlerat e 14 ëndërrimtarëve, duke i mbështetur mbi tiparet e “Bukurive të bukurive”.

Kështu, ndoshta koha është ajo që e mat rrjedhën e botëve të gjithmonëshme, emri i poetit Ibrahim Kadriu qëndron i frymëzuar pranë emrit të Casian Maria Spiridonit, Edi Shukriu buzëqesh në drejtim të Victoria Milescut, Dan Musliu dhe Varujan Vosganian vizatojnë shenja të mistershme mbi idenë e një apeli të përbashkët, Flora Brovina shpërndan parfume të lashta kosovare deri në shikimin mendimtar të Florentin Popescut, Ndue Ukaj mahnitet pa fjalë në bardhësinë dakase që turfullon në mjekrën e autorit të këtij shkrimi, Miradije Ramiqi gjuan një engjëll në poezinë e Corina Ghermanit, ndërsa Jeton Kelmendi i mirë e i dashur, edhe këtu shëmbëllen me frymëzimet e Marius Chelarut në fushë të mbretërisë supreme të gjithë asaj që don të thotë rafinament dhe koncizion i shprehjes.

I frymëzuar, poeti Baki Ymeri ka vendosur të përkthejë në gjuhën shqipe vargjet tona, dhe në atë rumune ato të vëllezërve tanë të gjithmonshëm, me bindjen se kjo antologji, e vetmja në mënyrën e saj, është një prodhim i mirë që e ka përfituar medaljen e artë në garën ndërmjet estetikës dhe vlerës. Subjektivizmi i zemrave të tyre, si dhe drita e një mëndje përjetë të shqetsuar, përbën diamantin pothuajse të pakrahasueshëm në unazën e kohës që na është dhënë neve, këtyre që kemi patur fatin dhe kënaqësinë të ritakojmë njëri/tjetrin në këto faqe, më pranë qiellit, me një lutje të përbashkët. Ngase, asgjë përjashtë sintagmës “shtatë me shtatë” nuk mund ta hijesojë arritjen e kësaj antologjie të shkëlqyer.

Ballina e antologjise se perbashket



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora