E enjte, 28.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri

E shtune, 22.01.2022, 06:22 PM


Blerim Latifi:

Historia politike e njerëzimit na tregon se është në natyrën e shteteve të mëdha krijimi i zonave të influencës jashtë territorit të tyre.

Ajo çfarë po bën Rusia aktualisht është një përpjekje e madhe për të rifutur nën influencën e saj të plotë territoret e ish Bashkimit Sovjetik. Ukraina, e cila hapur ka anuar kah Perëndimi, po goditet pikërisht për këtë qëllim.

Nëse Perëndimi i lëshon udhë Rusisë në Ukrainë, fatin e saj shpejt do ta pësojnë tri shtetet e vogla baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Por apeti rus nuk përfundon në kufijtë e ish Bashkimit Sovjetik. Ai ëndërron edhe zonën ballkanike të influencës ruse, të cilën e kishte Rusia Cariste deri në Luftën e Parë Botërore. Kryengritja e Dodikut në Bosnjë, turmat proserbe që po kërcënojnë rrugëve në Mal të Zi, blerja e vazhdueshme e armëve të reja nga Serbia, janë lëvizje të frymëzuara nga ky apetit gjeopolitik rus.

Europës së përgjumur nga ëndrra tridekadëshe e Rusisë paqësore, duket se ende nuk po i besohet ajo çfarë po ndodhë në dyert e saj.

Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri dikur. Madje edhe motivi është i njëjtë. Njësoj si Hitleri, Putini ka bindjen se rendi liberal perëndimor është i diskredituar dhe ky është momenti i duhur kur duhet t'i jepet edhe një goditje vdekjeprurëse.

Ku jemi ne në këtë dramë të madhe?

Rikthimi i armiqësive midis Rusisë dhe Perëndimit e bën shumë të rëndësishëm pozicionin e shqiptarëve në Ballkan dhe nga kjo shqiptarët mund të përfitojnë një rrugë të shkurtuar të integrimit të plotë në botën perëndimore. Kuptohet nëse në ndërkohë nuk shpërthen mes nesh ndonjë prej atyre marrëzive që dimë t'i bëjmë veç ne në momentet e kthesave të forta historike.

__________

Dheburet, Prekaz, 22.01.2022.

Ka qenë një kohë kur sapo bëhej ky akull, fëmijët i zinte nata duke rrëshkitur mbi të. Kush e di sa herë edhe vetë kam rrezikur me thy qafën aty. Ikën ato kohë përgjithmonë. Sot fëmijët jetojnë në një botë tjetër lojërash dhe imagjinate. Dhe akulli i Dhebureve në heshtje duhet të pres rrezet e diellit pranveror, që të shkrihet, të bëhet ujë dhe duke ndjekur përrokcën e vjetër të përfundoj në luginën e martirëve të Jasharajve.

__________

"Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”.

Të gjitha tragjeditë e literaturës botërore duken të vogla përballë përmasës tragjike të dëshmisë së kësaj nane, të cilës, pas 22 vitesh, ia sollën lajmin se eshtrat e djalit të saj të vrarë nga ushtarët serbë janë gjetur.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora