Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fotaq Andrea: Emri i Skënderbeut, i njohur, i dashur e i vlerësuar në landet dhe baladat skoceze të shekullit XVII

| E premte, 21.01.2022, 09:41 PM |


Emri i Skenderbeut, i njohur, i dashur e i vleresuar ne landet dhe baladat skoceze te shekullit XVII

Leter publike Z. Gezim Marku, kryeredaktor i forumit "Zemra shqiptare"

Nga Fotaq Andrea

I dashur Gezim, punetor i palodhur energjik i Zemres Shqiptare - Zemra jone, qe i jep forumit shkelqim e rrezatim patriotik,

Me vjen mire qe pas studimit tone te fundit "Figura e Skenderbeut ne nje balade angleze te shekullit XVII", duke ndjekur rrjetin qe Dritan Muka dhe une i propozonim lexuesit per ta afruar me origjinalin, ti i hyre vete punes hulumtuese dhe zbulove se edhe ne dy kenge te tjera skoceze permendej emri i Skenderbeut tone te Madh, dhe konkretisht ne baladat "Gilderoy" e "Love and Honour". Eshte kembengulja tende qe te shtyu drejt ketij zbulimi dhe merita te takon krejtesisht ty. Te falemi me nder e me dore ne zemer, shqiptarisht, per kete kembengulje qe tregove.

Sikurse e veme re, te balada e pare "Gilderoy", eshte e dashura e heroit qe i thur kenge trimit skocez Gilroy Patric McGregor - nje i jashteligjshem qe kercenonte rendin anglez, njelloj klefti grek, hajduku serb a cubi apô kaçaku shqiptar, qe kishte marre malin per te mos pranuar pushtimin anglez dhe qe ekzekutohet me ne fund me varje me 1636, i akuzuar se kishte bere grabitje te nje... "meshqerre" a "cjapi" (!) Diçka mese e zakonshme per doket e kohes, kur veprimet "cubashe" beheshin sipas vete frymes apo mentalitetit kohor.

Vasha vajton trimin, i kendon bukurise se tij, dashurise se fuqishme qe ka per te, dhe - helm e pike - shpreh maraz e revolte se si per nje bageti te rrembyer, vete e varet ne Edinburg nje kreshnik, "ne emer te ligjit" te pushtuesit (!)...

Por diçka interesante ne kete balade te shkurter eshte vargu ku permendet emri i Skenderbeut : "His Relicks they were more esteem'd / than Scanderbeg at Troy" (Reliktet e tij ishin me te vleresuara / nga ato te Skenderbeut te Trojes). Sigurisht qe eshte fjala per eshtrat e trimit skocez qe u shnderruan ne relikte si ato te Skenderbeut...  Sa per Skenderbeun e Trojes, me siguri kemi te bejme ne kenge me nje lapsus te zakonshem te kohes: Troy - Croy domethene Trojë - Krujë, kur emri i Krujes se Skenderbeut ne gjuhe te huaja shkruhej Croya - Croïa. Duke qene se Troja e lashte ishte me e njohur nga bardët sesa qyteti i Krujes, lapsusi ishte me i kollajte per t'u realizuar. Po te dergoj me kete rast edhe nje gravure me ngjyra te kaçakut skocez Gilroy Patric McGregor.

Sa per baladen e dyte  - e perbere ne dy pjese - "Love and Honour", kemi te bejme ketu me nje kenge "pacifiste", kunder luftes vrasetare qe po pergatitej per te marshuar mbi Luksemburg e ku do ndesheshin fuqite e kohes, Anglia, Gjermania e Spanja, per interesat e tyre pushtuese. Edhe ne kete balade, e dashura i lutet "trimit" te saj me lot ne sy, qe te mos e braktiste, te mos shkonte ne lufte si mish per top, por te rrinte ne shtepi e te merrej me lopen qumeshtore dhe 12 kreret e bagetise qe kishte ne vater.

Asgje nuk i mungonte trimit, e me mire te rrinte e te degjonte luadheve blegerimat e dhenve e te qingjave te urte ses fishkellimat e plumbave ne veshe, aty ne shesh te betejes, ku koka te fluturonte çdo çast . "Lere terbimin tend luftarak" i lutet  me kot vasha Mogi trimit te saj, se, e pakta, - i thote ajo -, "nuk dua te te shoh me kembe te drunjte." Nderkohe qe ky, Jockey i saj, e ka bere be te shkonte ne lufte, t'i sherbente me nder e trimeri madherise se tij mbretit,  te pasurohej, te shtonte kopete me 1000 krere per te jetuar ne te ardhmen ne lumturi, mes bollekut e "gjithe te mirave", domethene, mes tahmase se pamase. Kemi te bejme ne kete rast me dy konceptime te kunderta ne frymen e kohes: DASHURI dhe NDER. E ne "nder" perfshihet aventurizmi, lufta, renia ne shesh te betejes, kur nderkohe ne "dashuri" perfshihet lumturia "e vogel", "e rendomte", "brenda vatres se ngushte familjare", pa nder e lavdi.

Dhe ja vargu ku permendet emri i Skenderbeut: "Ise be, what uncommon is, A Scanderbeg for my Moggy" (Une jam nje i pazakonte / Jam nje Skenderbe per Mogin tim". Kemi te bejme sigurisht me nje krahasim te nje shkalle eperore, kur trimi skocez e ve veten ne balance me Skenderbeun, ne Nder e Dashuri, por edhe ne Lavdi, si te thoshte ne menyre te fryre, te bujshme, pindarike:  "Une jam nje Herkul" (!). Pra emri i Skenderbeut ishte kaq i njohur e i lavdishem sa perfshihet zakonshem ne baladat popullore skoceze te shek. XVII, duke sintetizuar kesisoj gjithçka te larte, fisnike, te famshme e heroike.

Faleminderit i dashur Gezim, qe me solle gezim ne shpirt duke me derguar keto dy poema skoceze zbuluar pra nga ty qe me deshire e kenaqesi i permblodha ne kete leter publike per ty.

Perqafime,

Fotaq

Strasbourg, 20.01.2022