E premte, 19.04.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Drita m'vjen nga Perëndimi

E premte, 21.01.2022, 09:00 PM


DHE JANARI SËRISH I ZI…

Poezi që vjen si baladë, shkruar nga Kasam ShAQIRVELA

DRITA M’VJEN NGA PERENDIMI

(Elegji për Ibrahim Rugovën)

Dardani e Lashta ime

Ylli Bardh ndër vegime

Sikur jeta m’je sublime

Fort gëzohem n’tujat zgjime

Teshë e ferrë në sy u bane

Për grabitqarët e ksaj ane

Une me bukë e ato me gur

Mirkuptim nuk gjetëm kurrë

Ne t’pushtuem e ato pushtues

Ne të drejtë e ato mashtrues

Prapë bota perëndimore nuk e sheh

Shtetin krimogjen hala s’e përnjeh

Dhe ju na folni gjithmonë

Me kubia, ju ore të zez kobarë!

Na ureni veç pse jami shqiptarë

Pse nuk bahemi si ju o barbarë

U munuet fort për me  na përça

N’kalifate për me na nda…

Andej nga lindja t’na orjentoni

Asimilimin tonë fort e doni..?!

Por u shkoj puna huq…

treshit sllav, grek e turq

t’mbështetun nga nana Rusi

qi krejt lindjes i jep gji…

Por shqiptarizmi s’do ta lejojë

Qi gjeni arbnit t’i deshtojë

Me forcën e shpirtit ka për me ndalue

Kah Ylli Bardhë ka për me drejtue

Se shikjimi im ashtë kah perendimi

Atje rrajët i kishte dhe i ka i imi

Drita e syve m’vjen nga andej,

Unë nga lindja kurrë s’do t‘ kthej’

“Dardania Sacra” ashtë e shenjtë

S’ka si ajo edhe nji te njejtë..

Çetën e studjuesve shqiptarë

Tashmë arkivat e kanë pa

Ju vazhdoni t’folni me pretendime

Keq e kuq për shqipen time

Qe ishte dhe ashtë hyjnore…

Qi m’koi dhe gjuhët botnore

Për emnin Dardan…

Dhe trollin Dardani…

Që nga vetë Hyji asht zanë

Binjak me Djell e Hanë

Për gjakun tem nga Ilirija

Trimnia, urtesia e dija

Burojnë nga krojet e mija

Për shpirtin tonë human

Qi kurrë nuk morëm

Por vetëm dhamë…

E kush me gojë s’e ka than’

Për rrajët tona nga Pellazgjia

Atje n’Dodonë ku falej dhe perendia

Për ate qe i dhamë njerzis…

Kulturës edhe historis…

Për paqen q’e përhapim kudo ndër ne

Për ate qi s’lejoj t’ndahemi n’fe

Se jemi nji komb me  nji gjuhë

Dhe kemi veç nji Atdhe,

E tash t’ndamë mes shtetesh si pre..?!

Por me babën, Gjergj o Skenderbe

Përkrenaren me bri dhie

Symbol i dhanun prej hyjnie

Si Plisi i Bardhë përmbi krye

Që nder e emër va la shqyptarve

Amanet ta ruejnë prej t’parëve

Komb e troje prej zullumqarëve.

……………………

Ju mund dhe të m’urreni

Për durimin tem t’pasosun

Për vendimin tem t’vulosun

Për nji ditë qi jam në pritë

Përreth qafe me timin shall

Dhe verdiktin e popullit tem

Për Kosovën Republikë

Ylli jonë t’na shndritë

Ma pushtimit t’i themi ndal..!

………………………

Edhe ju bashkombas te inatosun

Me starategjinë teme paqtore

Për t’i mbrojtun Tokat Arbnore

Për ta rujtun farën tonë hyjnore

E ju prapë m’fyeni e shani

Fugjni gurë e baltë mbi mue

Dhe shumë gjana qe nuk i due

Por une me ju s’jam idhnue

Sepse sytë vu janë mjegullue

Ransinë e paqes ta kuptoni

Do ju lutesha t’mos vonohni

Por.. do t’vije dhe dita e mbarë

Edhe ju keni pët ta pa .. se,

Edhe për ju jam venitun...

Sa herë qi peng m’keni shitun

Te greki turki edhe shkjau

Kurrë s’hoqa dorë ...

prej pelegrinazhit te ndritun

as shpirtin tem te lenduem

nga shqiptarizmi nuk ma ndau

asnji tradhti e porositun

Por unE prapë jam ngritun

Për njI ditë tE bardhë për ne

Për rreze drite mbi Atdhe

Njashtu si për ardhmëninë

Për tanë Shqyiptarinë....

Me lutje gjaku pët tu ndalun vëllavrasjet

Me za arbni të pajtohen gjaqet

Te ne për me tymnue prapë oxhaqet

Se, sa për syrgjynosjen n’kohën time

Kan me folun shqipet ndër zgjime…

Do ta rr’fejnë majemali peshën e d’borës

Kur ta ndijnë aromën e luleborës…

…………………..

Ju, mund të mos m’doni edhe …

për shumëçka….

Pse lidha ura miqësie me kta e ata,

Me shtete perendimore demokratike

Pse hapa shtigje ngjitjesh maratonike

Për ate pse va hoqëm portave ferrat

Pse va prishëm orteqeve serat…

Dhe me sakrifikime i mbyllëm dimrat

Vendit tonë ja ndalëm brymat…

Dhe me petkun autokton veshun

E ftuem rininë t’buzqeshun ..

Sikurse lulkuqet e Dardanisë

Anembanë Shqyptarisë…

Ta mbjellin farën e lumtunisë

Lulebora t’na i hape pranverat

N’shtrim sofrash miqsise…

N’pajtimin tonë  kombtar…

Për gjakun e derdhun atdhetar

Qi vjen si Prelud… Lirie..!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora