E enjte, 25.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Faleminderit

Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven

E enjte, 20.01.2022, 11:13 PM


Enver Bytyçi:

Pas nje ore hyjme ne daten 21 janar! Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven. Me 21 janar te vitit 2006 lideri historik dhe presidenti i Kosoves nderroi jete. Dhjetra e qindramije shqiptare ne ate dite akullnaje ia dhane lamtumiren njeriut qe beri histori me shume se kushdo pas Skenderbeut per kombin shqiptar!

U derdhen lot, me te cilet u shkrine akujt e janarit te acarte. U vendosen mijera e mijera njerez ne radhe per t'i dhene lamtumiren e fundit "shenjtit" te shqiptareve! Pse? Se shqiptaret ne Kosove e ne rajon donin t'i shprehnin mirenjohjen Imbrahim Rugoves per gjithcka kishte bere per bendin e popullin e tij!

Dhe nuk kishte bere pak! Kishte mundur qe me mendjen e tij te urte e te ndritur ta ndryshonte imazhin e shqiptareve dhe te fitonte zemrat e botes se qyteteruar! Kishte mundur i vetem jo vetem politiken mizore te Miloshevicit, por edhe fabrikimet anti-shqiptare te Akademise dhe te Kishes Ortodokse Serbe.

Kishte hyre ne te gjitha kancelarite e Europes dhe ne SHBA dhe beri te mundur njohjen e Kosoves si subjekt nderkombetare!

Ajo date e 21 janarit 2006 ishte jo thjesht shkuarja ne amshim e presidentit historik te Kosoves, Ibrahim Rugova, por edhe dita e mirenjohjes se popullit shqiptar per vepren dhe emrin e tij te pavdekshem!

Une do t'i propozoja presidentes Osmani qe daten 21 janar ta shpalle si Dita e Mirenjohjes per Kosoven!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora