Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 'Posta e Shypnieës'

| E enjte, 20.01.2022, 07:24 PM |


“Posta e Shypnieës”

Nga Kastriot Dervishi

“Posta e Shypnieës” ishte një gazetë që dilte çdo të mërkurë e të shtunë. Drejtor i saj ishte At Gjergj Fishta. Botues ishte Kuvendi Françeskan në Shkodër. Gazeta që u shtyp në vitet 1916-1918 ishte politike, shoqërore, kulturore dhe informative, në gjuhët shqip dhe gjermanisht. Numri i parë i saj doli më 5.12.1916 dhe numri i fundit më 23.11.1918. Gjithsej dolën 89 numra. Gazeta u mbyll nga qeveria franceze e cila ishte një nga fuqitë që qeveriste Shkodrën në këtë kohë sepse nuk i pëlqente fryma e saj. Si shkak gjetën përdorimin e monedhës austriake, ndërsa në Shkodër përdorej franga franceze.