Kulturë
Kastriot Dervishi: 'Posta e Shypnieës'
E enjte, 20.01.2022, 07:24 PM
“Posta e Shypnieës”
Nga
Kastriot Dervishi
“Posta
e Shypnieës” ishte një gazetë që dilte çdo të mërkurë e të shtunë. Drejtor i
saj ishte At Gjergj Fishta. Botues ishte Kuvendi Françeskan në Shkodër. Gazeta
që u shtyp në vitet 1916-1918 ishte politike, shoqërore, kulturore dhe
informative, në gjuhët shqip dhe gjermanisht. Numri i parë i saj doli më
5.12.1916 dhe numri i fundit më 23.11.1918. Gjithsej dolën 89 numra. Gazeta u
mbyll nga qeveria franceze e cila ishte një nga fuqitë që qeveriste Shkodrën në
këtë kohë sepse nuk i pëlqente fryma e saj. Si shkak gjetën përdorimin e
monedhës austriake, ndërsa në Shkodër përdorej franga franceze.
Komentoni