Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lek Pervizi: Tepelenë ti kjosh mallkue!!!

| E premte, 12.12.2008, 09:02 PM |


Lek PERVIZI

TEPELENË TI KJOFSH MALLKUE!!!

Po vjen Vjosa tuj shkumbue,
Po
vjen Vjosa krejt tërbue,
Rreth e rreth po dridhen malet,
Vrulli i Vjosës nuk po ndalet :

- Tepelenë moj Tepelenë,
Nami i zi ka marrun dhenë :
Kamp shfarosje e pafajsisë,
T’ka caktue dora e partisë.

Ç’janë kto pleq, gra dhe fëmi,
Grumbullue si bagëti,
Rrethue n’tel, në tel të zi !? –

Nanat qajnë foshnjet e mjera,
Që i perlanë vdekje skëterra.

Po qajnë fëmitë për baballarë,
Që po vdesin në llahtarë !

Moj parti, partia shtrigë,
Kriminele dhe kaq e ligë,

Gja pa ba nuk je tuj lanë,
Ty mallkimet kanë me t’zanë.

Pa shiko çka ke sajue,
Pafajsinë ktu ke denue !

Moj ju nana malësore,
Se ju fëmitë u dolën dore,
I përlau mortja mizore,

Ato fëmi si rreze dielli,
Ato fëmi si engjëj qielli,

Mbrenda kampit kanë sharrue,
Në do gropa i kanë gropue !

Vorre, vorre u ba Turani,
Vdesin njerzit prej zidani,

Vorre, vorre Tepelena,
Për rreth kampi krejt me ferra.

Vdesin njerzit prej urisë,
Prej sikletit dhe mjerisë.

Qindra veta humbën jetën,
Ato vorre ma s’u gjetën.

Kalon Vjosa shkumbë e valë,
Me tërbim e pa u ndalë :

- Tepelenë ti kjofsh mallkue,
Me partinë që t’ka krijue,
Veç për zi për me u kujtue !

Dërgoi: Paul Tedeschini - kosova.albemigrant.com