E enjte, 28.03.2024, 09:02 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit

E marte, 18.01.2022, 10:00 PM


Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit

Nga Dr. Qazim Namani - Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Malësia e Galabit, përfshinë fshatrat në veri-lindje të qytetit të Prishtinës, anën e djathtë të lumit Llap, e deri në rrafshin e Prokuples, Leskocit, e deri te rrjedha e lumit Morava afër Vrajës, Bujanocit, ku rrjedha e këtij lumi këto male i ndanë me Malet e Zeza të Shkupit, afër Gjilanit, për të vazhduar me varg malet përgjatë rrafshit të Kosovës deri në Prishtinë.

Është me rëndësi të ceket se deri në krizën lindore 1877/78, kjo malësi ishte etnikisht e banuar me popullatë autoktone dardane, të besimit islam, besimit katolik latin dhe atij ortodoks.

Në vijim ofrojmë disa të dhëna nga autorët serbë, për shtrirjen e Malësisë së Galabit, dhe Malit të Zi të Shkupit.

Fasimile nga literature serbe për kufijtë e ndarjes së Maleve të Zeza të Shkupit dhe Malësisë së Galabit

Emri i këtyre maleve, rrjedhë nga fisi i lashtë dardan Galabroi (shih hartat ).

Malësia e Galabit

Pas Luftës së Parë Botërore, hebrenjtë të cilët mbeten për të jetuar në qytetin e Prishtinës, u miqësuan dhe bashkëjetuan, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me shqiptarët.

Pushteti i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e në veçanti xhandarmëria serbe bënte diskriminime, ndaj popullatës jo sllave, e sidomos ndaj popullit shqiptar. Xhandarmëria serbe ushtronte dhunë, me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet etnike, me qëllim për ti kolonizuar tokat e tyre, me kolon serbë, të cilët i sillnin, nga të gjitha viset e mbretërisë SKS, por dhe nga diaspora.

Në këto kushte të vështira, shqiptarët dhe hebrenjtë bashkëpunonin ngushtë mes veti, dhe vepronin në çdo aspekt, për të mbijetuar si komunitete jo sllave.

Gjatë viteve në mes të dy luftërave botërore, në qytetin e Prishtinës, depot me mallra të ndryshme, dhe shitoret i mbanin hebrenjtë, në bashkëpunim me Nazim Gafurrin. Në shitoret e tyre furnizoheshin me mallra, popullata shqiptare e Prishtinës me rrethinë.

Qytetarët shqiptar sot kujtojnë rrëfimet e të parëve të tyre, se pas Luftës së Parë Botërore, në Prishtinë, Nazim Gafurri dhe një tregtar hebre, i njohur me emrin Avram, i mbanin depot kryesore të mallrave në Prishtinë, nga të cilat furnizoheshin shitoret në Prishtinë, dhe shumë qytete dhe fshatra të rrethinës.

Qytetarët rrëfejnë se hebrenjtë, që kishin hapur shitoret e tyre edhe në Ferizaj, Lipjan, Vushtrri e Besianë, furnizoheshin me mallra nga depot e Prishtinës.

Në rrethinën e këtyre qyteteve, hebrenjtë në disa fshatra të mëdha i kishin hapur shitoret e tyre, e të cilat në atë kohë quheshin hane.

Hebrenjtë kishin hapur hane, edhe në disa fshatra të Malësisë së Galabit, rrthë 30-40 km në veri-lindje të Prishtinës e të cilat me mallra furnizoheshin në Prishtinë.

Përveç qytetit të sotëm Besianës, hebrenjtë kishin hapur shitore edhe në Orllan, Brainë, Kalaticë, Tullarë, dhe fshatra tjera të kësaj malësie.

Në këto fshatra, ku hebrenjtë i kishin hapur shitoret, i kishin sjellë edhe familjet e tyre, dhe i kishin ndërtuar shtëpitë për banim. Ata jetonin me fqinjët shqiptar, sikurse të ishin familjar dhe të një komuniteti, respektonin njëri tjetrin dhe bashkëjetonin në harmoni të plotë, duke e ndihmuar njëri tjetrin.

Ndarja e sferave të interesit në mes te Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, në trojet shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët e fshatrave të komunës së Prishtinës dhe Besianës, kishin krijuar miqësi me familjet tregtare të hebrenjve, që jetonin në Prishtinë, ata furnizoheshim kryesisht nga tregtarët hebrenj, dhe ishin blerës të mallrave në dyqanet e tyre. Po ashtu edhe hebrenjtë, mbanin lidhje reciproke dhe shpesh herë i vizitonin fshatarët në shtëpitë e tyre.

Ferat Musa i  lagjja së Balajve nga fshati Prapashticë rrëfen se si gjyshi i tij Musa kishte pasur lidhje të forta tregtare dhe miqësore me një familje hebraike e cila e kishte pasur shitoren pranë xhamisë së madhe në Prishtinë. Kur Musa kishte vdekur, hebreu kishte qarë, dhe kishte kërkuar nga djali i Musës, Shabani që miqësia e krijuar të vazhdohet. Kjo familje në prag të Luftës së Dytë Botërore, e kishte ndërtuar një bunker në fshatin Prapashticë, në të cilin u strehuan shumë udhëtar, luftëtar dhe disa hebrenj, gjatë kësaj lufte.

Sipas rrëfimeve të babait tim Ilaz Namani, ruaj kujtimet kur tregonte, se në kohën e presioneve të pushtetit serbë,  për ti shpërngulur shqiptarët për në Turqi, në prag të Luftës së Dytë Botërore, pushteti i bënte presion një familje shqiptare në Orllan, që të shpërngulej. Duke qenë në një pozitë të vështirë kryefamiljari shqiptar, vendosë që të konsultohet me një hebre, që atë kohë jetonte në Orllan. Kur shqiptari i rrëfeu hebreut për presionet e pushtetit, që ta shpërngulin nga toka e të parëve të tij. Pasi që ishin ditët e para të Pranverës, hebreu u mendua dhe i tha shqiptarit, shko në organet e pushtetit, dhe e bënë një lutje që të qëndrosh në token tuaj, deri sa ta vjelësh grurin në muajin korrik. Shqiptari veproi kështu dhe lutja ju pranua. Kur erdhi muaji korrik, askush më nuk i bëri presion të shpërngulet, dhe kjo familje shqiptare edhe sot jeton në token e vet.

Sipas rrëfimeve të Muharrem Hoxhës, nga fshati Brainë, rreth viteve tridhjeta të shekullit XX, në fshatin Brainë, kishte ardhur për të jetuar familja e hebreut Moisi Samuel.  Moisi e kishte marrë me qera shitoren e Hasit (Hasanit), djalit të Mustaf Hoxhës nga Braina, familje kjo nga Prokulpa. e shpërngulur me dhunë  gjatë krizës lindore, dhe vendosur për të jetuar në Brainë.

Në mes të dy luftërave botërore, Hasani e kishte hapur një shitore të vogël në fshatin e tij. Sipas burimeve të shkruara deri në Luftën e Parë Botërore hebrenjtë, jetonin në qytete të zhvilluara dhe shitoret i mbanin vetëm në qytete.

Hasani në ato vite e kishte mbyllur shitoren, pas një përmbytje të qerres me mall, në përroin e Batllavës. Vala e ujit pas vërshimeve e kishte rrëmbyer qerren me mall, dhe me kalin, që e tërhiqte i cili mbytet. Arifi i cili kishte qenë me qerre, falë disa fshatarëve, të cilët kishin qenë duke kositur barin, shpëton pa u mbytur. Në shitoren e tij mbaheshin mallra, nga gjërat elementare për ushqim dhe veshmbathje. Kryesisht fshatarët në shitoren e tij furnizoheshin me krip, gazë, sheqer, bezë (shtofë), këpucë, pezhvë për lyrjen e rrotave të qerreve etj.

Pas Këtij rasti shitoren në Brainë e mbante hebreu. Muharremi, tregon rrëfimet e Isak Sylës, bashkë fshatar i tij, kur kishte shkuar me babanë e tij, për të blerë një parë opinga në hanin e Moisiut. Isaku me qenë se nuk kishte para, vendos që opingat ti blejë me këmbim te mallit, në këtë rast opingat i blenë me fasule. Për ti blerë një parë opinga, Isaku duhej të ja jepte Moisiut, një teneqe fasule, që bënin 25 kg. Moisiu në shitoren e tij, grumbullonte prodhimet bujqësore dhe blegtorale  të freskëta, por edhe lëkura të kafshëve.

Moisiu jetonte në një shtëpi afër shitores së fshatit, në këndin e arës, afër rrugës, përballë xhamisë së fshatit Brainë.

Trualli ku kishte qenë Shtëpia dhe Hani(shitorja e hebreut), në fshatin Brainë

Muharrem Hoxha tregon për rrëfimet të cilat i kishte dëgjuar nga halla e tij Kadishja, se shtëpia ku banonte Moisiu, i kishte pasur dy dhoma, dhe një korridor të vogël. Ajo i kishte rrëfyer edhe për familjen e Moisiut, ku gruaja e Moisiut e kishte pasur emrin Luna, djali i tij Bejto (e quanin Bejtush), dhe dy vajzat Alegria dhe Shelika.

Me qenë se ishin fqinjët e parë më familjen e Muharrem Hoxhës, të dy familjet shkonin dhe vinin te njëri tjetri, sikurse të ishin familjarë të ngushtë. Halla e Muharremit Kadishja, kishte treguar se  të gjithë hebrenjtë e kanë ditur gjuhen shqipe, dhe në kemi folur vetëm shqip. Ajo kishte treguar edhe për disa tradita të familjes hebrenj, dhe për ritet e tyre fetare. Sipas saj hebrenjtë agjëronin vetëm 9 ditë. Kadishja kishte treguar se hebrenjtë nuk e ndizeshin zjarrin ditën e shtunë, dhe çdo të shtune më tirrnin mua për ta ndezur zjarrin në oxhakun e shtëpisë.

Kur hebrenjtë i kishin festat e tyre kombëtare, e thirrshin familjen e hoxhës së Brainës, e sidomos për festën e Bajramit.

Kadishja kishte treguar se punonin së bashku, luanin së bashku dhe përveç bisedave baba i saj me Moisiun bënin edhe shaka. Asaj ju kujtofshin shpesh shakat e babës së saj Hasanit dhe Moisiut duke i thënë, hajde të bimë shahadet bashkë dhe të dytë fillonin:

La ilahe ilallah, hak Muhamed resulullah. Moisiu thoshte lahe ilahe ilallah e nuk e përmendte Muhamedin. Hasani i kishte thënë: Pse Moisi nuk po e përmend Muhamedin? Ai ia kthente Hasanit, jo jo se ne jemi tjetër drejtim, dhe të dytë qeshnin së bashku.

Halla Kadishja i kishte treguar Muharremit, se Luna bukën nuk e gatuante sikurse gratë shqiptare, por i gatuanin dhe i piqeshin si petë. Gjatë kohës kur ata agjëronin në ushqim nuk i përdornin yndyrat.

Familja e Hasani për më shumë se një dekadë, ishin familjarizuar dhe kalonin shumë mirë me familjen e Moisiut.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ata ndiheshin të shqetësuar, dhe merrnin lajme te hidhura për fatin e hebrenjve në Gjermani.

Pas hyrjes së gjermaneve në këto anë, në vitin 1941, te familjet e hebrenjve  u përhap frika, se mos po i shfarosin sikurse që kishte ndodhur me hebrenjtë në Gjermani.

Sidomos pas ndarjes së kufijve, dhe zonave të interesit në mes të Gjermanisë, Bullgarisë dhe Italisë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, kur Braina mbeti në territorin e Serbisë, të kontrolluar nga gjermanët, Moisiu vendos që ta braktisë fshatin Brainë. Moisiu kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të ju bashkangjitur turmës së hebrenjve që grumbulloheshin në Prishtinë. Moisiu me tërë anëtarët e familjes së tij, dukë i merr vetëm gjërat elementare për familjen dhe me ndihmën e shqiptarëve niset drejt Prishtinës, për mos me u kthye kurrë ma në fshatin Brainë.

Arifi djali i Hasan Hoxhës, me qerre dhe me kuaj, e përcjell familjen e Moisiut deri në kufirin e sferave të interesit, mes Gjermanisë dhe Italisë. Zona që kishte mbetur brenda kufijve të Italisë, ju kishte bashkuar shtetit amë dhe quhej Shqipëri. Familja e Moisiut pas strehimit në shtetin shqiptar, dhe formimit të shtetit të Izraelit, kishte përfunduar në shtetin e Izraelit.

Vlen të përmendet se pas vendosjes së familjes së Moisiut në Izrael, për një kohë familja e tij dhe Hasan Hoxhës nga Braina, kanë komunikuar përmes letrave.

Muharremi tregon se babai i tij Beha (Bajrami), i kishte treguar për letrën e parë që e kishte dërguar Moisiu nga Izraeli. Moisiu përveç që i kishte treguar se kanë shkuar mirë në shtetin e Izraelit, ai e kishte njoftuar Hasanin, për trajtimin e tyre në truallin e ri. Moisiu kishte shkruar se atyre ju kishin dhënë një shtëpi, dhe një lopë për ta ushqyer familjen. Ai kishte shkruar se lopa e tij, po i qet 25 litra qumësht. Për Hasanin kjo ishte një befasi, sepse nga raca e lopëve që mbaheshin, në ato vite në Kosovë , nuk ishte dëgjuar që një lopë mund të qet aq shume qumësht.

Në kujtim të asaj që Muharremi kishte dëgjuar për familjen hebraike që kishte jetuar dikur pranë familjes së tij, e kishte pagëzuar mbesën e tij me emrin e shoqes së Moisit Luna. Muharremi me dashamirësi për atë familje hebraike thotë se vajza e djalit tim Deklaranit e ka emrin Luna. Muharremi thotë se shpesh herë kur e thërras mbesën time Lunën , më kujtohen rrëfimet e hallës Kadishe për Lunën gruan e Moisiut.

Muharremi po ashtu tregon edhe për familjen e hebrenjve që kishte jetuar në fshatin Kalaticë. Sipas tij hebreu me emrin Isak që jetonte në Kalatic, ishte baxhanak me Moisiun, që jetonte në Brainë. Gruaja e Isakut, e kishte pasur emrin Matillka, me të cilën i kanë pasur dy djemtë.. Njëri nga djemtë e ka pasur emrin David, ndërsa emir i djalit tjetër as këtij nuk po i kujtohet.

Trualli ku kishte qenë Shtëpia dhe Hani(shitorja e hebreut), në fshatin Kalaticë

Muharremi thotë se të gjitha këto të dhëna, për këto familje hebraike, i ka kujtim nga rrëfimet e babës së tij Beha (Bajrami), që i kishte shënuar prej babës së tij kur ishte në moshën 83 vjeçare, dhe nga halla e tij Kadishja.

Ramadan Maloku i lindur në fshatin Brainë, me 18.07 1948, (inxhinier i makinerisë, tani në pension), rrëfen kujtimet e tij për familjen hebraike e cila deri ne vitin 1941, kishte jetuar në fshatin e tij. Ramadani thotë se Moisiu i cili jetonte në Brainë e kishte një djalë dhe dy vajza. Mojsiu e kishte Isakun  në Kalaticë baxhanak. Menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Isaku është takuar në spitalin e Dubrovnikut me Behen, djalin e Hazir Malokut nga Braina. Beha kishte qene i rekrutuar si ushtarë në grupin e dytë të shqiptarëve, të cilët nga Malësia e Galabit dhe rrethina e Gjilanit e Ferizajt, u dërguan në Tivarë.

Gjatë rrugës deri në Tivarë ushtarët shqiptar, ishin vrarë dhe  rrahuar rëndë, nga ushtria e brigadave serbo-maqedone.

Grupi i parë i shqiptarëve, nga rajoni i Drenicës dhe Kosovës qendrore, prej rreth 4000 ushtarë shqiptarë por sa arrijnë në Tivar, të gjithë pushkatohen dhe kufomat e tyre hedhen në Detin Adriatik.

Ushtarët shqiptarë nga grupi i dytë, prej 3-4 mijë, ishin rrahuar gjatë rrugëtimit, disa ishin vrarë, por  sa arrijnë në Tivar nuk vriten, shohin gjurmët e gjakut dhe rrobat e shqiptarëve, që ishin vrarë dy ditë më parë. Ky grup i ushtarëve mbahet në kushte të vështira, pa kushte higjienike, të uritur dhe pjesa dërmues të ftohur, nga rruga e gjatë dhe e mundimshme.

Nga kushtet e vështira dhe vuajtjet gjatë rrugëtimit, Beha i Hazir Malokut, ishte ftohur dhe kishte marrë kallje të rëndë në mushkëri. Beha i sëmurë kishte përfunduar në spitalin e Dubrovnikut. Isaku baxhanaku i Maojsit, i cili kishte shpëtuar, dhe tani kishte qenë duke punuar në spitalin e Dubrovnikut, e takon Behen. Sipas rrëfim që më vonë kishte treguar vet Beha, hebreu kishte treguar mirësinë dhe kujdes të veçantë për ta shëruar Behen. Ai vazhdimisht Behes i kishte qëndruar te koka duke i dhenë barna, ushqim dhe injeksione, deri sa është shëruar. Pas shërimit Beha vazhdon rrugën deri në qytetin e Trieshtës. Pas kalimit të Trieshtës në territorin e Italisë, Beha kthehet prapë në Barinë dhe rrëfen rrugëtimin e vështirë, dhe mes tjerash tregon edhe për takimin me hebreun, në spitalin e Dubrovnikut.

Zijadin Zeqiri, i lindur në vitin 1958, në fshatin Kalaticë, i cili rrëfen rrëfimet që i kishte dëgjuar, për nga të parët e tij për qëndrimin e një familje hebraike, te familjarët e tij në fshatin Kalaticë. Sipas kujtimeve të Zijadinit, shitoret e këtyre fshatrave që i mbanin disa familje hebraike, furnizoheshin me mallra nga një hebre i quajtur Avram, dhe Nazim Gafurri në Prishtinë. Zijadini rrëfen për një rast kur Hasani (Hasi), djali i Mustaf Hoxhës nga Barina, i njohur në këto anë si Hoxhë Braina,  e kishte treguar shpesh në këto fshatra. Hasi (Hasani) duke shkuar prej Braine në qytetin e Prishtinës, diku rrugës në mes të fshatit Siqevë dhe Bërnnicë e gjen një çantë me para dhe dokumente. Nazim Gafurri e kishte humbur çantën e tij, duke u kthyer nga Besiana (Podujeva). Hasi por sa shkon në depon e Avramit dhe Nazim Gafurrit, aty takohet me të dytë. Hasi e vëren se Nazim Gafurri ishte shumë i mërzitur, dhe nuk kishte vullnet të zhvillonte bisedën. Hasi e pyet Avramin, çka ka Nazim Gafurri ? Avrami i thotë Hasit se, Nazimi e ka humbur sot një çantë dhe është shumë i mërzitur. Hasi i drejtohet Nazimit, ja thotë çantën e kam gjetur unë duke ardhur rrugës.

Hasi në mes të dy luftërave botërore kishte qenë anëtar i Partisë së Xhemjetit, ndërsa Sejdi Sekiraça kishte qenë anëtar i Partisë Demokratike.

Në mes dy luftërave botërore, në këto anë i mbanin shitoret hebrenjtë. Një shitore ishte në fshatin Orllan, një në Brainë, një në Kalaticë, Tullarë dhe fshatra tjera. Hebreu që e kishte shitoren në Kalaticë quhej Isak. Isaku i ka pasur dy djem, njëri e kishte emrin David, ndërsa emir i tjetrit nuk i kujtohet.

Isaku e ka pasur hanin në tokën e Ramadan Ruhanit, bri rrugës që shkonte për Leskocë.

Zijadini e rrëfen një rast, kur në mes të dy luftërave botërore, dikush ia vjedh shitoren Isakut në Kalaticë, dhe ia merr disa para dhe pak mall. Të gjithë banorët e Kalaticës, organizohen për ta zbuluar hajnin. Isaku monedhat që ju kishin vjedhur i kishte ngjyrosur, me një ngjyrë të veçantë, dhe të gjitha monedhave, ju kishte shënuar shifrat e tyre. Isaku ju thotë fshatarëve të Kalaticës, ju mos u merakosni se kjo pune do të zbulohet lehtë, duke i njoftuar fshatarët, se nuk kishte pësuar ndonjë humbje të madhe. Pas këtij rasti Isaku interesohet në hanet tjera për rreth Kalatice , se kush nga qytetarët po shkon të blejë mall me monedhat e tij. Pas pak kohe një fshatar nga fshati Bervenik, shkon për të blerë mall me monedhat e Isakut, në hanin e Tullarit, dhe kështu zbulohet se kush ja kishte thyer hanin Isakut.

Po ashtu Zijadini rrëfen edhe një rast tjetër, kur në muajin qershor kishte pasur vërshime, pas një shiu që kishte rënë në fshatin Kalaticë. Isaku e kishte hanin dhe shtëpinë e tij pranë rrugës dhe  përroit të fshatit. Njërin nga djemtë e Isakut, e kishin marrë valët e ujit të përroit. Djalin e ri hebre, e kishte shpëtuar Shaban Ruhani , banorë i lagjes.

Familja e Isakut, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore kishin përfunduar në shtetet perëndimore, e që në vitet nëntëdhjeta të shekullit XX, jetonin në Francë. Dy djemtë e Isakut, në vitin 1997, kishin ardhur në fshatin Kalaticë, për ta vizituar truallin e tyre ku kishin lindur. Porsa dy hebrenjtë kishin ardhur në lagjen ku kishin lindur, kishin pyetur, a është gjallë Shabani? Mes tjerash ata e kishin rrëfyer rastin dhe shpëtimin e tyre, nga komshiu i dikurshëm i tyre shqiptar.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora